Një grup personash kanë tentuar të bllokojnë qarkullimin në rrethrrotullimin e “Zogut të Zi” në Tiranë. Policia ka ndërhyrë për të rikthyer qarkullimin normal dhe ka shoqëruar disa persona. Më herët, një pjesë e protestuesve kanë bërë thirrje edhe pranë shkollës “Qemal Stafa”, duke u kërkuar nxënësve që t’i bashkoheshin protestës.
Author: tirana
Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka uruar të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollor. Përmes një një mesazhi Hita thotë se për nxënësit ky është një një tjetër rrugëtim drejt dijes, ndërsa për Policinë e Shtetit, nis një përgjegjësi edhe më e madhe – për sigurinë e nxënësve. “Të dashur nxënës, të nderuar mësues dhe prindër! Çdo fillim viti shkollor sjell një energji të veçantë. Oborret e shkollave mbushen sërish me fëmijë e të rinj, me emocionet e takimeve, me pritshmëri dhe me ëndrra të reja, ndërsa për prindërit interesimi për sigurinë dhe rezultatet në…
Një telefonatë për vendosjen e një bombe në shkollën “Edith Durham” ka alarmuar policinë mëngjesin e kësaj të hëne. Telefonata është bërë rreth orës 06:30, duke pretenduar se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, së bashku me strukturat antiterror, të cilat kanë nisur kontrollet në ambientet e institucionit arsimor. Pas verifikimeve, rezultoi se bëhej fjalë për një alarm të rremë dhe nuk u konstatua asnjë lëndë apo pajisje shpërthyese. Në vijim të hetimeve, policia ka arrestuar Edmond Jataganin, i cili dyshohet se qëndron pas telefonatës që shkaktoi alarmimin.…
Një tjetër formë proteste është zhvilluar sot në Tiranë, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, teksa trafiku në kryeqytet ka qenë në nivele të larta. Protestuesit kanë tentuar të protestojnë në nyjën e qarkullimit te Zogu i Zi, një nga akset më të ngarkuara të Tiranës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim. Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme, ndërsa disa prej protestuesve janë shoqëruar nga efektivët. Ngjarja ka ndodhur në një moment kur fluksi i automjeteve në kryeqytet është i lartë për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor, duke sjellë edhe ngarkesë të shtuar në…
Në ditën e parë të vitit të ri shkollor Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, u është drejtuar me një videomesazh të gjithë nxënësve në arsimin parauniversitar, duke u uruar suksese dhe një vit të mbarë shkollor. Përmirësimi i infrastrukturës, rritja e masave të sigurisë dhe zgjerimi i aktiviteteve pas shkolle, shënojnë nisjen e vitit të ri shkollor 2026–2027. Përmes një mesazhi urimi drejtuar nxënësve, mësuesve dhe prindërve, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, nënvizoi punën e Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve arsimore për sigurimin e kushteve më të mira të mësimdhënies dhe për krijimin e mjedisit të ngrohtë e nxitës në…
Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës, me rreth 25 mijë nxënës që nisin për herë të parë shkollën. Ky vit i ri shkollor 2026-2027 vjen me risi dhe investime të rëndësishme në institucionet arsimore. MAS në të gjitha shkollat e vendit ka shpërndarë tekstet shkollore për vitin e ri shkollor, ndërsa për herë të parë, i gjithë cikli i arsimit fillor, nga klasa e parë deri në klasën e pestë, është pajisur me tekste shkollore të reja dhe falas. Ndërkohë 53 shkolla të reja ose…
Moti në fundjavë do jetë i paqëndrueshëm. Sipas sinoptikanëve priten dhe reshje shiu, të cilat më prezent do jenë të shtunën, edhe në formën e rebesheve afatshkurtra. Sipas meteorologëve pas të premtes e cila do ketë temperatura deri në 35 gardë, e shtuna sjell ulje të tyre me rreth 4 gradë Celsius. Sinotikanët parashikojnë se edhe fillimi i javës tjetër do të jetë më temperatura tipike vjeshte ku termometri nuk do të ngjitet më shumë se 30 gradë Celsius.
Turistet e huaj kanë shpenzuar 2.38 miliardë euro në Shqipëri gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti. Shifra është rreth 282 milionë euro më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e të huajve janë rritur me rreth 13.4% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Vetëm gjatë tremujorit të dytë, pra në muajt prill, maj dhe qershor, të huajt kanë shpenzuar në vend rreth 1.38 miliardë euro. Një vit më parë, për të njëjtën periudhë, shpenzimet ishin rreth 1.22 miliardë euro. Pra, në tre muaj,…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj thotë se nuk do të ngrihet Bordi i Transparencën, lidhur me çmimin e naftës. Pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj u shpreh se do të vijohen për subvencionimin e naftës për transportin publike, në mënyrë që mos të ketë kosto shtesë për qytetarët. Ibrahimaj shtoi se Bordi i Transparencës është një mekanizëm për periudha afatshkurtra. “Kemi marrë vendim me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, për të vazhduar politikat e subvencionimit për naftën, për periudhën e pambuluar. Synojmë të mos kemi kosto shtesë për qytetarët. Jemi duke u kujdesur për çmimet, do të ndërtojmë pasqyrë…
Forcat ruse kanë goditur një qendër tregtare në qendër të Pavlohradit, në rajonin e Dnipros në Ukrainë, duke shkaktuar të paktën katër viktima dhe mbi 60 të plagosur, sipas autoriteteve ukrainase. Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ivan Vyhivsky, deklaroi në Telegram se sulmi ndodhi në mes të ditës, kur në rrugët e qytetit kishte shumë njerëz. “Rusët goditën një qendër tregtare në qendër të Pavlohradit. Në mes të ditës, kur kishte shumë njerëz në rrugë”, tha Vyhivsky. Ndërkohë, kreu i administratës rajonale të Dnipros, Oleksandr Ganzha, konfirmoi se katër persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 60 të tjerë…
Erjona Ismaili, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ndërsa bëri publike disa nga vendimet e qeverisë, u pyet edhe për makinën e re të Kryeministrit Rama. Ministrja u shpreh se ajo makinë është marrë me qira dhe paguhet nga buxheti i PS, pasi sipas Isamilit, ai automjet përdoret edhe për aktivitete të tjera partiake. Ministrja shtoi se kjo makinë është marrë për arsye sigurie për kryeministrin dhe ka qenë edhe kërkesë nga Garda. “Prania besnike do të shtrihet edhe në nivel ministri, për të qenë sa më pranë qytetarëve për problematikat. Është bërë publike edhe më herët që makina…
Policia e Krujës ka vënë në pranga një 40-vjeçar me precedent të mëparshëm penal, pasi në hotelin e tij në Krujë u gjetën armë zjarri, municion, jelek antiplumb dhe 20 000 euro me burime të dyshimta. Sipas njoftimit të policisë është arrestuar shtetasi A. Gj., 40 vjeç. Pistoleta, 1 krehër me 20 fishekë, 1 jelek antiplumb dhe 20 000 euro u sekuestruan si provë materiale. Vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale e 40-vjeçarit. Njoftimi i policisë Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të intensifikuara ndaj shtetasve me precedentë kriminalë, të cilët përbëjnë rrezik për përfshirje në vijim në…