Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë nisur deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe bashkë të akuzuarve Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët akuzohen për pengimin e administrimit të drejtësisë. Në deklaratën përmbyllëse, prokurori i Specializuar Joshua Hafetz paraqiti pretendimet e Prokurorisë lidhur me komunikimet e Thaçit gjatë vizitave në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, transmeton Klankosova.tv. Sipas Hafetzit, për një periudhë katërmujore, Thaçi ka përdorur vizitat në Qendrën e Paraburgimit për të tentuar të pengonte procesin gjyqësor në çështjen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.“Për katër…
Author: tirana
Sllovakia ka kundërshtuar sërish zgjatjen e sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj Rusisë, duke kërkuar njëkohësisht që disa persona të hiqen nga lista e zezë e BE-së. Bratislava kundërshtoi rinovimin e sanksioneve gjatë një takimi të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA. 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë kohë deri më 15 shtator për të arritur një marrëveshje, përpara se masat ndëshkuese të skadojnë. Çështja pritet të diskutohet sërish nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm, i njohur si Coreper, përpara përfundimit të afatit. Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë kërkojnë miratimin…
Ministria e Financave nënshkroi me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) marrëveshjen për financimin e rehabilitimit të rrjetit të kanalizimeve dhe përmirësimin e trajtimit të ujërave të ndotura në qytetin e Durrësit. Marrëveshja u firmos nga Ministri i Financave, Petrit Malaj, Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, dhe Drejtori i Përgjithshëm i AFD Group Christophe Lecourtier. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe Shefja e Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ritva Heikkinen, si dhe Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali. Përmes grantit të Bashkimit Evropian, në vlerën e rreth 85 milionë euro, dhe huasë së AFD-së prej…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka nisur procedimin penal për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 8 shtator në fshatin Bujan të Tropojës, ku një punonjës i bashkisë humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike. Në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr. 390 të vitit 2026, Prokuroria ka kërkuar ndalimin e Ndriçim Gjocajt, 36 vjeç, Drejtor i Shërbimeve Publike, Turizmit dhe Transportit, dhe Gëzim Hasanpapajt, 60 vjeç, teknik i mirëmbajtjes së rrugëve në Bashkinë Tropojë. Dy zyrtarët, të ndaluar një ditë më parë, dyshohen…
Politologu Roland Bejko thotë se kryedemokrati Sali Berisha pagoi para, për të marrë vizën amerikane. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Bejko u shpreh se Berishës nuk i është hequr non grata. Sipas Bejkos, Berisha i gënjeu demokratët, duke përdorur PD për interesat e tij dhe shtoi se nuk ka më të drejtën morale të fitojë zgjedhjet. “Nuk ka për të sjellë ndonjë gjë përveçse sesa kënaqësisë që pati në mënyrë personale, për kalimin që i bëri oqeanit. Pasi, prej 5 vitesh, kjo ishte beteja e tij, për të marrë partinë dhe për të sfiduar një…
Nga Ylli Manjani Ka një të vërtetë të thjeshtë në teorinë e dhunës: ajo nuk fillon me armën. Fillon me fjalën. Kur, në ditët e para të asaj që u pagëzua me pompozitet “revolucioni i flamingove”, u detyrova t’u ktheja publikisht të sharën sharësve të dhunshëm, shumë njerëz m’u hodhën në qafë. Nuk i hidheshin sharësve, pormua. Arsyeja ishte komike: “Duhej të ishe më etik.” Pra, etika kërkohej nga ai që përgjigjej, jo nga ai që sulmonte. Që në ditën e parë kam thënë se ky nuk ishte revolucion idesh. Ishte një fabrikë dhune. Si çdo revolucion tjetër që ndërtohet…
Gjyqtarët zhvllojnë këtë të enjte një mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ për ngërçin e krijuar me pagat e muajit gusht të magjistratëve. Për të disatën ditë Dhoma Penale dhe Civile e Tiranës kanë bojkotuar punën si pasojë e situatës së krijuar për pagën e muajit gusht. E njëjta panoramë u paraqit edhe në Gjykatën e Fierit dhe atë të Lushnjes, ku qytetarët pritën me orë të tëra të merrnin shërbimet. Punën e bojkotuan sekretarët dhe kancelarët, ndërsa gjyqtarët nuk iu bashkuan bojkotit. Asnjë gjyq nuk do të zhvillohet në këto dy gjykata, përveç seancave me karakter urgjent, që janë masat…
Hetuesit ende nuk kanë përcaktuar shkakun e shpërthimit të ndodhur në një pikë karburanti në zonën e Brrylit në Tiranë, ku tre punonjës mbetën të lënduar. Tre të lënduarit janë marrë në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa në dëshmitë e tyre kanë deklaruar se në momentin e ngjarjes po furnizonin me gaz një automjet. Sipas tyre, ata nuk kanë dijeni se çfarë mund të ketë shkaktuar shpërthimin. Në fokus të hetimit është edhe një bombol gazi, e cila ndodhej pranë godinës që u dëmtua dhe u shemb nga shpërthimi. Ekspertët po verifikojnë gjendjen dhe pozicionin e saj për të përcaktuar…
Ngushtica e Hormuzit është kthyer sërish në një pikë të nxehtë të përplasjes mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, duke shtuar pasigurinë në tregjet globale të energjisë. Teherani ka njoftuar sulme ndaj një numri të madh anijesh që tentuan të kalonin nëpër këtë rrugë ujore strategjike, në atë që e cilëson si kundërpërgjigje ndaj sulmeve amerikane ndaj cisternave iraniane të naftës. Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se kishte shënjestruar dy anije luftarake amerikane, tetë cisterna nafte dhe 10 anije të tjera tregtare në rajonin e Gjirit. Sipas Teheranit, sulmet erdhën pas bombardimit amerikan të pesë cisternave iraniane. Ministria e Jashtme…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një mbledhje me ministra dhe drejtuesit politikë të qarqeve, ku u raportua mbi takimet me qytetarët dhe çështjet e ngritura prej tyre. Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka zbuluar një pjesë të diskutimeve dhe raportimeve. Deputeti Blendi Klosi tha se është ngritur një sistem për trajtimin e kërkesave të qytetarëve. “Kemi një sistem që sapo të hidhet kërkesa, ta vëmë përpara për t’i dhënë zgjidhje. AI na jep mundësinë që sapo të hidhet problemi të gjenerohet e-mail, që ngarkohet me referenca ligjore.” Deputetja Belinda Balluku raportoi për numrin e ankesave të…
Një operacion i madh antidrogë ka çuar në sekuestrimin e 100 kilogramëve kokainë, të cilat ishin fshehur në një ngarkesë me trëndafila të ardhur nga Kolumbia në aeroportin ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos” në Athinë. Sasia e madhe e lëndës narkotike u zbulua nga strukturat e Administratës së Pavarur të të Ardhurave Publike të Greqisë (AADE) gjatë kontrolleve të kryera të mërkurën. Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga zyra e DEA-s amerikane, Agjencia për Luftën kundër Drogës, në Athinë. Në kuadër të hetimit janë arrestuar gjithsej gjashtë persona, shumica prej tyre me shtetësi shqiptare. Sipas të dhënave paraprake, katër prej të arrestuarve u kapën në ambientet e aeroportit, ku kishin shkuar për të marrë ngarkesën me kokainë. Dy personat e tjerë u arrestuan në zonën e Maratonës, në afërsi të Athinës. Autoritetet dyshojnë se droga do të transportohej më tej në këtë zonë, ku…
Fermerët shqiptarë do të kenë mundësi që ti shesin prodhimet bujqësore nëpërmjet bursës duke siguruar një çmim më të favorshëm për prodhimet. Ministri i Bujqësisë, Andis Salla sqaroi se nisma vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve të shpeshta të ngritura nga fermerët për gjetjen e tregut dhe çmimin me të cilin shitet prodhimi i tyre. Platforma do të jetë një mekanizëm i ri që synon të shmang përcaktimin e çmimeve nga grumbulluesit dhe ndihmon prodhuesit të gjejnë treg të sigurt për shitjen e prodhimeve të tyre. Sipas ministrit Salla mekanizmi i ri synon të krijojë një treg më transparent, duke rritur…