Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Çfarë e shkaktoi shpërthimin në pikën e karburantit në Tiranë? Hetuesit shqyrtojnë disa pista

10:35 / September 10, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karburanti 3 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hetuesit ende nuk kanë përcaktuar shkakun e shpërthimit të ndodhur në një pikë karburanti në zonën e Brrylit në Tiranë, ku tre punonjës mbetën të lënduar.

Tre të lënduarit janë marrë në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa në dëshmitë e tyre kanë deklaruar se në momentin e ngjarjes po furnizonin me gaz një automjet. Sipas tyre, ata nuk kanë dijeni se çfarë mund të ketë shkaktuar shpërthimin.

Në fokus të hetimit është edhe një bombol gazi, e cila ndodhej pranë godinës që u dëmtua dhe u shemb nga shpërthimi. Ekspertët po verifikojnë gjendjen dhe pozicionin e saj për të përcaktuar nëse mund të ketë pasur rrjedhje gazi.

Hetuesit po shqyrtojnë disa pista për zbardhjen e ngjarjes. Një prej tyre lidhet me automjetin që po furnizohej me gaz, ndërsa një tjetër me një defekt të mundshëm në pompën e furnizimit.

Paralelisht, po verifikohet edhe mundësia që shpërthimi të jetë shkaktuar nga rrjedhja e gazit prej bombolës.

Ekspertiza teknike dhe këqyrja e vendit të ngjarjes pritet të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të saktë të shpërthimit.

Ngjarja shkaktoi dëme të konsiderueshme në pikën e karburantit dhe në godinën pranë saj, ndërsa tre punonjësit e plagosur u transportuan për të marrë ndihmën mjekësore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Artan Hoxha: U tentuan trazira në burgje gjatë këtyre ditëve, ja si u izoluan

22:21 / October 26, 2026

Koalicioni Shqiptar fitoi 2 mandate në parlamentin serb, MJ: Të shërbejë për më shumë të drejta

20:00 / October 26, 2026

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.