Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon sanksionet ndaj Rusisë

11:58 / September 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 75 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Sllovakia ka kundërshtuar sërish zgjatjen e sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj Rusisë, duke kërkuar njëkohësisht që disa persona të hiqen nga lista e zezë e BE-së.

Bratislava kundërshtoi rinovimin e sanksioneve gjatë një takimi të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

27 vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë kohë deri më 15 shtator për të arritur një marrëveshje, përpara se masat ndëshkuese të skadojnë. Çështja pritet të diskutohet sërish nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm, i njohur si Coreper, përpara përfundimit të afatit.

Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë kërkojnë miratimin unanim të të gjitha vendeve anëtare dhe duhet të rinovohen periodikisht për të mbetur në fuqi.

Sllovakia kishte kundërshtuar më herët edhe një propozim për zgjatjen e sanksioneve për 12 muaj, në vend të gjashtë muajve. Sipas raportimeve, ajo ishte i vetmi shtet anëtar që kundërshtoi këtë propozim.

BE-ja kishte propozuar zgjatjen për 12 muaj me synimin për të shmangur negociatat e përsëritura çdo gjashtë muaj për vazhdimin e masave ndaj Moskës.

Pas debatit të mëparshëm, Ministria e Jashtme e Sllovakisë deklaroi se diskutimet për rishikimin e rregullt gjashtëmujor të sanksioneve po vazhdonin dhe se pritej të përfundonin deri më 15 shtator.

BE kunder sanksione ruse sllovakia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Prokuroria në Hagë: 28 orë incizime të Thaçit, dha udhëzime për dëshmitarët

12:03 / September 10, 2026

Teherani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, sulme ndaj anijeve luftarake dhe cisternave në Hormuz

10:31 / September 10, 2026

“Regjimi iranian është drejt kolapsit”, Netanyahu: Kemi shumë punë përpara, por do ia arrijmë qëllimit

18:43 / September 9, 2026

Një nga ikonat e muzikës greke/ Kush ishte Giorgos Mazonakis që prej vitesh pushtoi skenën, këngët që shënjuan karrierën e tij

18:19 / September 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.