Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Fshehur mes trëndafilave/ Kapen 100 kg kokainë në Aeroportin e Athinës, në pranga 6 persona. Shumica shqiptarë

10:07 / September 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droga mes trendafilave1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një operacion i madh antidrogë ka çuar në sekuestrimin e 100 kilogramëve kokainë, të cilat ishin fshehur në një ngarkesë me trëndafila të ardhur nga Kolumbia në aeroportin ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos” në Athinë.

Sasia e madhe e lëndës narkotike u zbulua nga strukturat e Administratës së Pavarur të të Ardhurave Publike të Greqisë (AADE) gjatë kontrolleve të kryera të mërkurën. Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga zyra e DEA-s amerikane, Agjencia për Luftën kundër Drogës, në Athinë.

Në kuadër të hetimit janë arrestuar gjithsej gjashtë persona, shumica prej tyre me shtetësi shqiptare. Sipas të dhënave paraprake, katër prej të arrestuarve u kapën në ambientet e aeroportit, ku kishin shkuar për të marrë ngarkesën me kokainë.

Dy personat e tjerë u arrestuan në zonën e Maratonës, në afërsi të Athinës. Autoritetet dyshojnë se droga do të transportohej më tej në këtë zonë, ku mendohet se ishte planifikuar të fshihej ose të magazinohej.

Ngarkesa e fshehur mes luleve, e cila kishte mbërritur nga Kolumbia, ishte vënë nën vëzhgim nga autoritetet pas informacionit të marrë për një transport të dyshimtë droge. Kontrolli i specializuar çoi në zbulimin e pakove me kokainë.

Në operacion morën pjesë edhe efektivë të Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar, të cilët ndihmuan në hetimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjithë rrjetin që qëndron pas transportit të drogës, si dhe për të përcaktuar destinacionin përfundimtar të 100 kilogramëve kokainë. Gjithashtu po hetohet nëse personat e arrestuar kanë pasur role të ndryshme në organizimin, transportin dhe magazinimin e ngarkesës narkotike.

aeroporti i athines fshehur kapen 100 kg mes trendafilash pranga 6 persona
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Artan Hoxha: U tentuan trazira në burgje gjatë këtyre ditëve, ja si u izoluan

22:21 / October 26, 2026

Koalicioni Shqiptar fitoi 2 mandate në parlamentin serb, MJ: Të shërbejë për më shumë të drejta

20:00 / October 26, 2026

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.