Author: tirana

Në Forumin e Dytë të Inovacionit, Kryeministri Edi Rama prezantoi hapat e radhës për zhvillimin e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale në Shqipëri, përfshirë projekte pilot në shëndetësi, mjedis e bujqësi. Ndër prioritetet kryesore janë integrimi i programit të Inteligjencës Artificiale si i detyrueshëm për administratën publike dhe zhvillimi i sistemit të parë të prokurimeve me AI. Qeveria synon gjithashtu rritjen e granteve, shtrirjen e qendrave digjitale në të gjithë vendin dhe fuqizimin e mbrojtjes kibernetike ku Shqipëri mban pozicion kryesues. Me një rritje prej 40% të aplikimeve në e-Albania, teknologjia po shihet si një mundësi kyçe për të rinjtë, ku…

Read More

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Forumin e Dytë të Inovacionit, me fokus te Inteligjenca Artificiale dhe zhvillimi i sektorit të teknologjisë në Shqipëri. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se qeveria po përgatitet për një program kombëtar, ku të gjithë do kenë mundësi të thonë fjalën e tyre dhe të kenë vendin e tyre. Sipas Ramës, ky sektor ka njohur zhvillim dinamik, si dhe ka pasur rritje domethënëse të pagave. “Ne po përgatitemi për program kombëtar, ku të gjithë do kenë mundësi të thonë fjalën e tyre dhe të kenë vendin e tyre. Të gjitha temat e…

Read More

Të rinjtë shqiptarë që shërbejnë në strukturat zjarrfikëse të vendeve të Bashkimit Europian do të kontribuojnë në rishikimin tërësor të kuadrit ligjor të shërbimit zjarrfikës në Shqipëri, përfshirë edhe rishikimin e kriterit të moshës për pranimin në këtë shërbim. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me disa profesionistë shqiptarë që prej vitesh ushtrojnë detyrën e zjarrfikësit në Finlandë dhe Gjermani, si dhe me të rinj të apasionuar pas këtij profesioni, me fokus përmirësimin e mëtejshëm të shërbimit zjarrfikës në vend. “Kemi nisur punën për përmirësimin e bazës ligjore për një sistem sa më efektiv, parandalues dhe…

Read More

Një punonjës i Bashkisë së Tropojës humbi jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi në dalje të qytetit të Bajram Currit, teksa katër punonjësit e Bashkisë Tropojë po punonin për vendosjen e shtyllave dhe ndriçuesit rrugor në rrugën Dobraves të aksit Ura e Bujanit-Bajram Curri. Paraprakisht dyshohet se shtylla, e cila po vendosej në gropën e përgatitur më herët, ka hasur në linjën e tensionit të mesëm në anën e sipërme të saj, duke shkarkuar energji elektrike te punonjësit. Për pasojë ka humbur jetën menjëherë punonjësi me inicialet M.I., rreth…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të martën në mëngjes, se negociatorët amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kishin siç ka thënë, ide të mira për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai gjithashtu ka sugjeruar se takimi i radhës trepalësh mund të mbahet në Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicër ose në ndonjë vend tjetër. Një takim tjetër mund të zhvillohet që këtë muaj, ka thënë Zelensky. “Nëse të gjitha palët bien dakord, ne duam ta mbajmë atë edhe në vjeshtë. Nëse shtatori është i përshtatshëm, atëherë do të ishte shkëlqyeshëm. Sa më herët, aq më mirë”, ka thënë…

Read More

Detaje të reja mësohen për vrasjen e ndodhur në Shkodër, ku 24-vjeçari Ylber Luli humbi jetën pas një konflikti me A.V, i dyshuar si autor i ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, konflikti mes dy të rinjve ka nisur gjatë orëve të natës në një lokal në zonën e Gjuhadolit. Pas përplasjes, rreth orës 05:00 të mëngjesit, A.V është nisur drejt banesës së Lulit, me pretendimin se do të sqaronte konfliktin mes tyre. I dyshuari kishte me vete një pistoletë. Në banesë ka nisur një tjetër përleshje fizike mes dy të rinjve, ku është përfshirë edhe babai i viktimës,…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, iu përgjigj Gazment Bardhit për ngërçin e pagave në sistemin e drejtësisë, duke deklaruar se mazhoranca e ka respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në Konferencën e Kryetarëve, Balla tha se PS ka depozituar projektligjin që adreson këtë çështje, ndërsa theksoi se përcaktimi i nivelit të pagave është kompetencë e Parlamentit dhe jo e gjykatave. “Ne kemi respektuar plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kemi ushtruar të drejtën tonë kushtetuese për të propozuar ligjin përkatës. Ky krah i Kuvendit nuk ka vënë asnjëherë në diskutim vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo të gjykatave të…

Read More

Një konflikt midis disa personave ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte, 8 shtator, në një beach bar në zonën e Lungomares. Mendohet se arsyeja e konfliktit ka qenë banale, një grindje e çastit. Policia e Vlorës pas telefonatës është ngritur në alarm duke mbërritur në zonën e Ujit të Ftohtë. Sherri ka degjeneruar në konflikt fizik mes palëve. Policia ka shkuar në vendngjarje. Si rrjedhojë e konflikt ka patur vetëm lëndime të lehta tek personat e përfshirë. Ndërkohë që policia vijon të jetë në kërkim të një prej shtetasve të përfshirë në këtë konflikt.

Read More

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka ngritur në Konferencën e Kryetarëve çështjen e pagave të drejtësisë. Bardhi i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi duke i thënë se nuk respektojnë Kushtetutën dhe se sot gjykatat janë në krizë pikërisht se nuk u zbatua vendimi i Gjykatës Kushtetuese për një formulë të re për llogaritjen e pagave të magjistratëve. “Sot gjykatat janë në kolaps pikërisht sepse ju nuk respektoni Kushtetutën. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve dhe ju nuk merreni me atë çështje. Për ju nuk ka rëndësi Kushtetuta. Ka një vendim të Këshillit…

Read More

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 43 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 8 janë nën mbikëqyrje dhe 24 janë deklaruar të fikura. Në operacione janë angazhuar 614 forca vendore/lokale, 355 efektivë të FA, 70 automjete zjarrfikëse vendore, si dhe mjete të FA; janë zhvilluar 4 operacione me helikopterë dhe 1 me avion Air Tractor. Qarku Tiranë: Në Malin e Dajtit zjarri vijon aktiv në sipërfaqe me pyll ahu dhe shkurre. Në operacion janë angazhuar 25 zjarrfikës, 7 forca të ADM-së, 74 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 mjete dhe 1…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot në 8 shtator me ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë Sofia Moreira de Sousa. Kreu i qeverisë shqiptare i ka uruar De Sousa-s mirëseardhjen në vendin tonë. “Mirëseardhja në Tiranë e ambasadores së re të Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa”, shkruan kryeministri Edi Rama. Për tre vitet e ardhshme zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë do të drejtohet nga Sofia Moreira de Sousa. De Sousa paraqiti më 2 shtator letrat kredenciale pranë presidentit të Republikës. De Sousa vjen në një moment shumë të rëndësishëm për fatin e anëtarësimit të…

Read More