Nga Ylli Manjani Kryeministri ka të drejtë kur thotë se SPAK ka përdorur mediat për të goditur publikisht njerëz që ende nuk janë gjykuar. Ka të drejtë edhe kur denoncon se gjyqtarë dhe prokurorë të posaçëm mbyllen në dhoma pa praninë e palëve dhe marrin vendime që prekin lirinë, reputacionin dhe autoritetin e njerëzve, madje edhe të pushteteve të tjera që Kushtetuta i ka ndarë. Kam bindjen se Kryeministri ka edhe konstatime të tjera, ndoshta edhe më të rënda, për mënyrën si funksionon sot shteti i së drejtës. Besoj se Ai thjesht ka zgjedhur të mos i nxjerrë të gjitha…
Author: tirana
Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin e tij social, Truth Social, një video në të cilën duket se emri i shtetit amerikan New Mexico është ndryshuar, duke hequr fjalën “Mexico” dhe duke e zëvendësuar atë me “Amerika”. Trump nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me videon, duke lënë të hapur pyetjen nëse bëhet fjalë thjesht për një mesazh retorik apo nëse postimi lidhet me ndonjë plan të mundshëm të administratës së tij për ndryshimin e emrit të shtetit. Mediat e huaja e kanë vënë theksin pikërisht te kjo paqartësi.
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 44 vatra zjarri, nga të cilat 14 mbeten aktive, 9 janë nën mbikëqyrje dhe 21 janë shuar. Në operacione janë angazhuar 636 forca vendore dhe 67 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me 329 efektivë, mjete të shumta, 6 operacione me helikopterë, 1 avion Air Tractor dhe 1 dron. Situatat kryesore aktive janë: * Shkodër: vijon aktive vatra Bardhaj–Myselim, me angazhim nga toka e ajri, përfshirë 71 efektivë dhe 2 helikopterë të FA. Aktive janë gjithashtu vatrat në Mnelë të Vogël, Naraç dhe malin e Tërbunit,…
Një çantë e dyshimtë e konstatuar në rrugën përballë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka alarmuar policinë këtë mëngjes. Pas sinjalizimit, në vendngjarje janë thirrur ekspertët, të cilët kanë kryer verifikimet e nevojshme për të përcaktuar përmbajtjen e çantës dhe për të përjashtuar çdo rrezik të mundshëm. Pas kontrollit, është konstatuar se çantë ishte bosh dhe nuk përbënte asnjë rrezik. Pavarësisht se situata rezultoi pa pasoja, autoritetet zbatuan procedurat e sigurisë, duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme për verifikimin e objektit dhe garantimin e sigurisë në zonë.
Shkodra vijon të jetë një ndër destinacionet më të preferuara turistike në vend, ndërsa Kalaja e Rozafës ka regjistruar një tjetër rritje të numrit të vizitorëve gjatë muajit gusht. Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se 27 mijë e 143 vizitorë kanë vizituar kalanë vetëm gjatë muajit gusht, duke shënuar një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Vetëm gjatë muajit gusht, 27 mijë e 143 vizitorë kanë ngjitur kalldrëmet e kalasë për të zbuluar historinë, legjendën dhe panoramën e saj, duke shënuar një rritje…
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20. Sipas të dhënave paraprake policore, shtetasi Hysen Balla, 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje. Pas përplasjes së parë, në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç, dhe J. I., 34 vjeç. Në këto mjete udhëtonin edhe pesë pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka…
Një avion mallrash i Amazon ka dalë nga pista pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, duke u përplasur me automjete pranë aeroportit. Ngjarja shkaktoi kaos, ndërsa avioni u përfshi nga flakët. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë avionin e madh jashtë zonës së pistës, pranë një rruge, ndërsa nga vendi i ngjarjes ngrihen flakë dhe tym. Mediat amerikane raportojnë gjithashtu për persona të plagosur. “Njësitë mbërritën dhe gjetën një aeroplan në flakë si pasojë e përplasjes”, deklaroi Departamenti i Zjarrfikësve të zonës. Sipas autoriteteve, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa në vendngjarje ka shumë të plagosur.
Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave nga shpërthimet e fuqishme në një strukturë ushtarake në Bolivi, ku ruheshin fishekzjarrë, granata dhe TNT të konfiskuara. Shpërthimet ndodhën të premten pasdite në Vyatka, një qytet me rreth 100 mijë banorë, rreth 30 kilometra nga kryeqyteti administrativ La Paz. Ministria e Mbrojtjes njoftoi të dielën se ekipet e shpëtimit kishin gjetur tre trupa të tjerë nën rrënoja, duke e çuar në gjashtë numrin e të vdekurve, mes tyre tre ushtarë.
Vizita e Sali Berishës në SHBA pas 14 vitesh është shoqëruar me protesta nga disa pjesëtarë të komunitetit shqiptar atje. Një nga protestuesit, Jurgen Boduri, u shpreh në një intervistë se manifestuesit kanë dashur të përcjellin mesazhin se Berisha mbetet “non grata” për shqiptarët e Amerikës, pavarësisht pretendimeve për heqjen e këtij statusi. Ai e cilësoi këtë vizitë si një përpjekje personale të Berishës për pastrimin e figurës së tij dhe se roli i tij në takime do të jetë thjesht si figurant. Ai gjithashtu denoncoi se protestuesit janë sulmuar e kërcënuar nga njerëz të paguar dhe figura të rëndësishme…
Dashi – Dita nis me energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë tuaja, por shmangni nxitimin në vendimmarrje. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të largojë një keqkuptim. Financat kërkojnë pak më shumë kujdes. Demi – Do të ndiheni më të qetë dhe më të fokusuar te gjërat që kanë vërtet rëndësi për ju. Në aspektin profesional, një çështje e mbetur pezull mund të marrë zgjidhje. Në dashuri, stabiliteti do të jetë fjala kyçe. Beqarët mund të kenë një njohje interesante përmes rrethit shoqëror. Binjakët – Komunikimi do të jetë pika…
Edhe për ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s. Valëzimi në det parashikohet i forcës 2–3 ballë.
Sali Berisha e nis me këmbën e majtë përtej oqeanit. Frika e një proteste kundër tij në takimin me demokratët në Nju Xhersi ka sjellë anulimin e aktivitetit në godinën e “Bergen Performing Arts Center” dhe zhvendosjen e takimit në një lokacion tjetër. Organizatori i protestës kundër Sali Berishës, emigranti shqiptar në SHBA, Jurgen Boduri, përmes një videomesazhi ka denoncuar zhvendosjen e takimit të doktorit. “Sapo kemi marrë informacionin se është ndryshuar vendndodhja e takimit të Sali Berishës me militantët dhe simpatizantët në Nju Xhersi. Nuk e di pse ka ndodhur ky ndryshim në momentin e fundit, dy ditë përpara…