Për të përdorur kartën e bankës me qëllim tërheqjen e parave në ATM ose për të bërë blerje në dyqane përmes POS-eve, shpesh qytetarët përballen edhe me tarifa shtesë për këmbimin e monedhës, të cilat I vënë re vetëm pasi u janë hequr nga llogaria. Por duket se këtij problemi i ka ardhur fundi. Banka e Shqipërisë ka vendosur rregulla të reja që mbrojnë xhepin e qytetarëve. Nga sot, bankat dhe dyqanet do të jenë të detyruara t’ju tregojnë qartë dhe para se të veproni, se sa kushton saktësisht këmbimi i valutës. Ju do ta shihni në ekranin e ATM-së…
Author: tirana
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot e shtunë, më 5 shtator, në Greqi, gjatë aktivitetit ajror Athens Flying Week 2026, në bazën ajrore të Tanagrës. Një avion luftarak Phantom i Forcave Ajrore Greke është rrëzuar gjatë fluturimit demonstrues, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve që ndodheshin në bord. Aksidenti ndodhi në mesditë, vetëm pak minuta pasi avioni kishte nisur pjesëmarrjen në shfaqjen ajrore. Sipas pamjeve të publikuara nga vendngjarja, Phantom-i po kryente një manovër në ajër, kur nisi të humbiste ekuilibrin dhe të binte poshtë në tokë. Avioni më pas u përplas me tokën, përpara mijëra spektatorëve, që kishin mbërritur për të ndjekur…
Situata me zjarret në Fier është normalizuar dhe po shkohet drejt vënies nën kontroll të plotë të vatrave të zjarrit. Pas dëmeve në Levan, Radostinë dhe Zhupan një ditë më parë, ku zjarri dogji banesa dhe ekonomi bujqësore, mbeten aktive 3 vatra, por pa rrezik për zonat e banuara. Në fshatin Jarua të Levanit, zjarrfikësit po përpiqen të mbajnë flakët larg një stalle blegtorale, në Frakull vatra e zjarrit ka ulur forcën falë edhe operimit nga ajri me avion dhe helikopter. Në Peshtan, operacioni është përqendruar në mbajtjen larg të flakëve nga antenat e telefonisë celulare dhe të transmetimeve televizive…
Humoristi Florjan Binaj ka folur për angazhimin e tij politik dhe mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme, gjatë një interviste këtë të shtunë në Euronews Albania. Edhe pse disa muaj më parë opozita u bashkua rreth emrit të Binajt si kandidat i mundshëm për Bashkinë e Tiranës, duket se situata ka ndryshuar dhe ai nuk gëzon më të njëjtën mbështetje nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike. I pyetur nëse, në skenarin më të keq, do të garojë si kandidat i pavarur dhe do ta zhvillojë i vetëm betejën elektorale, ndërsa në skenarin më të mirë do të jetë pjesë…
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Cernobbio të Italisë, ku ka marrë pjesë në forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në panelin “Agjenda për Europën”. Diskutimi u përqendrua te roli i Mesdheut, si dhe sfidat e reja me të cilat përballet Europa dhe bota. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te nevoja që Europa të forcojë autonominë e saj në sektorët strategjikë, veçanërisht sa i përket lëndëve të para kritike. Sipas tij, përfshirja e Ballkanit Perëndimor në këtë proces mund të ndryshojë ndjeshëm situatën. “Europa nuk arrin autonominë e vet në lëndët e para kritike brenda kufijve…
Rusia ka sulmuar qytetin Kamianske në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës juglindore, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur pesë të tjerë. Sulmi ndodhi të shtunën në mëngjes, disa orë pasi Kievi urdhëroi një armëpushim tre-ditor, ndërsa të dërguarit specialë të Shteteve të Bashkuara, Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner, udhëtuan në rajon me një propozim për të “përfunduar luftën”. Ndërkohë, sulmet ruse vazhduan. “Rusët goditën një ndërmarrje civile në Kamianske, në rajonin Dnipro”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy të shtunën në X. “Pati edhe sulme demonstrative ruse në aeroportet tona gjatë natës – në Kiev dhe Boryspil… Natyrisht, këto sulme ruse…
Shqipëria nuk blen më mish nga Brazili. Vendimi i hyrë në fuqi më 3 shtator, ndalon bërjen e porosive për import tek shteti që aktualisht është furnizuesi kryesor global me produkte mishi. Ministria e Bujqësisë ka sqaruar se do të zbatojnë rregullat e BE-së, të cilat ndalojnë importet e mishit nga Brazili, për shkak të dështimit të ofrimit të garancive të sigurisë për përdorimin e antibiotikëve. “Shqipëria ka ndjekur rekomandimin dhe rregulloren e re të Bashkimit Evropian në lidhje me pezullimin e importit të mishit të gjedhit dhe shpendëve nga shteti i Brazilit”, deklaroi Kika. Zëvendësministrja e Bujqësisë, Tana Kika,…
Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj vizitës së Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara, duke rikthyer akuza të rënda që lidhen me ngjarjet e vitit 1997. Në një postim në X, ajo ironizon vizitën e Berishës dhe pretendon se ekzistojnë dëshmitarë që mund të flasin për një urdhër të dyshuar ndaj ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Marisa Lino. Në fund të reagimit, Kokalari i drejtohet publikisht edhe FBI-së në Nju Jork. Reagimi i plotë: “Një ‘mrekulli lirie’? Duhet të arrestohesh për urdhrin për të ‘asgjësuar’ ambasadoren amerikane në Shqipëri, Marisa Lino, në vitin 1997. Tre dëshmitarë, përfshirë shoferin e ambasadores, i…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme për situatën me zjarret në Fier dhe Himarë. Kryeministri thotë se situata është nën kontroll, ndërsa do të bëhet vlerësimi i dëmeve dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente. “Himara dhe Fieri kaloi një natë shumë të vështirë mbrëmë. Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara. Strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve Bashkia do të vijojë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente”, u…
Sot shënohen 10 vite nga një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e figurës së Nënë Terezës, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Më 4 shtator 2016, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku drejtoi Meshën e Shenjtërimit të murgeshës shqiptare, duke e shpallur atë Shën Tereza e Kalkutës. Ceremonia u zhvillua në kuadër të Jubileut të Mëshirës dhe mblodhi mbi 120 mijë besimtarë nga e gjithë bota, mes tyre edhe shumë shqiptarë. Një ditë më pas, më 5 shtator, u zhvillua ceremonia e regjistrimit të saj në Kalendarin e Përgjithshëm Romak. Data përkon edhe me ditën e vdekjes së…
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për situatën e krijuar nga zjarri në Himarë, duke bërë me dije se Forcat e Armatosura kanë vijuar gjatë natës angazhimin në terren për menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e komunitetit. Sipas ministrisë, në terren kanë qenë të angazhuar 171 efektivë dhe 10 mjete, ndërsa në gatishmëri kanë qenë edhe një mjet zjarrfikës dhe një ambulancë e Forcave të Armatosura. Strukturat ushtarake kanë qëndruar pranë komunitetit për përballimin e situatës së krijuar nga zjarri, me fokus mbrojtjen e jetës dhe pronës. “Mirënjohje dhe respekt për secilin prej tyre!”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, ku merr pjesë në edicionin e 52-të të Forumit “Intelligence on the World, Europe and Italy”, që zhvillohet në Cernobbio, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë politikë, institucionalë dhe ekonomikë nga Evropa dhe më gjerë. Këtë të shtunë, Rama do të jetë pjesë e panelit “Agjenda për Evropën”, në debatin me temë “Mesdheu i zgjeruar”, së bashku me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković. Diskutimi do të moderohet nga ish-Kryeministri italian Paolo Gentiloni, aktualisht President i Këshillit Këshillimor të EIB Global. Punimet e së shtunës nisin në orën 08:30, ndërsa përpara panelit Rama-Plenković është parashikuar…