Author: tirana

Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer në territorin e Bashkisë Himarë, konkretisht në lagjen nr. 1, pranë zonës së bypass-it, mbrëmjen e së premtes. Si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar zonën përreth dhe disa banesa. Sipas informacionit të bërë me dije nga Prefektura dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, deri më tani raportohet se gjashtë banesa janë djegur totalisht, prej të cilave tre kanë qenë të banuara dhe tre të pabanuara. Banorët tregojnë se kanë përjetuar një natë të vështirë. Për shkak të përhapjes së flakëve, disa persona dhe turistë janë detyruar të…

Read More

Fermerët që tregtojnë prodhimet e tyre bujqësore mund të përfitojnë kompensimin në masën 10%, por për këtë duhet të plotësojnë një sërë kushtesh, që lidhen si me dokumentimin e shitjeve, ashtu edhe me kategorinë e blerësit të produkteve. Administrata Tatimore ka publikuar një seri sqarimesh për problematikat më të shpeshta të hasura gjatë aplikimit, nga rastet kur autofaturat nuk shfaqen në e-Filing, te mënyra e deklarimit të blerjeve nga grumbulluesit dhe përpunuesit, afatet e aplikimit dhe pagesa e kompensimit. Një element i rëndësishëm është se fermeri duhet t’ia shesë produktet një personi të tatueshëm të regjistruar për TVSH, që ushtron…

Read More

Muaji shtator ka nisur me temperatura të larta të pazakonta për stinën në të cilën ndodhemi, sipas sinoptikanëve, dhe e tillë do të jetë edhe kjo fundjavë. “Nuk ka ndodhur prej shumë vitesh ose pothuajse fare që shtatori të shënojë 37 gradë. Parashikohet në fakt që edhe e shtuna edhe e diela, e shtuna ka një rënie të lehtë, kur temperatura zbret në 35, por sërish të dielën 36 gradë. Do të jenë dy qarqe të paktën, Elbasani dhe Berati, ku do të shënojnë 36 gradë. 34-35 gradë pothuajse të gjitha qytetet e zonës së ulët. Parashikohet që dhe Tirana…

Read More

Një tjetër detaj mësohet lidhur me atentatin e një dite më parë ndaj Viktor Bardhit në Ndërfushaz të Mirditës. Në hyrje të fshatit ka kamera sigurie, por asnjë mjet nuk shihet të lëvizë gjatë orëve kur dyshohet se është kryer ekzekutimi. Dyshimet janë se autorët që u përfshinë në këtë vrasje mund të kenë përdorur nënkalimin e “Rrugës së Kombit“ ose mund të kenë kaluar barrierat mbrojtëse të rrugës në këmbë, pasi ndodhen pak metra larg vendit të pritës, për t’u arratisur menjëherë pasi është kryer vrasja. Edhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë në pikat hyrëse dhe dalëse të…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ka kryesuar aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale thotë se gjatë gjashtë muajve të parë, aeroporti ka regjistruar rreth 6 milionë pasagjerë, duke shënuar një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 ??? 6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025”, shkruan Rama.

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 6 shtator, ku pritet të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë atje. Por vizita e tij pritet të shoqërohet edhe me një protestë. Një grup emigrantësh shqiptarë, mbështetës të protestës, kanë njoftuar se do të zhvillojnë një tubim në të njëjtën datë. Në një postim në Instagram, organizatorët kanë bërë të ditur edhe mesazhin që do të shoqërojë protestën, duke shkruar: “Berisha non-grata, Berisha në burg”. Tubimi pritet të zhvillohet në kuadër të kundërshtimit ndaj Berishës dhe qëndrimeve të tij politike.

Read More

Një familje shqiptare është dënuar me burg në Britani për përfshirjen në një rrjet të organizuar të shpërndarjes së kokainës përmes WhatsApp-it. Sipas “Daily Mail” Rezart Balesi, 44 vjeç, i cilësuar nga gjykata si figura kryesore e grupit, u dënua me 7 vite e 6 muaj burg. Në burg përfunduan edhe djali i tij, Joshua Balesi, 22 vjeç, i dënuar me 4 vite, dhe vëllai i tij, Refail Balesi, 39 vjeç, i cili mori 5 vite e 3 muaj burg. Vendimi u dha në Manchester Crown Court, pas një hetimi të gjatë ndaj aktivitetit të grupit kriminal. Sipas provave të…

Read More

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, ka bërë thirrje për unitet politik në Kosovë, duke paralajmëruar se zvarritja e formimit të institucioneve u shërben kundërshtarëve të vendit.Në një intervistë për mediat në Prishtinë, Robertson tha se Kosova duhet t’i japë fund paralizës politike, të konstituojë institucionet dhe të ecë përpara me zgjedhjen e presidentit. “Nuk ka pasur kurrë një kohë më të mirë për unitet kombëtar sesa në momentin e tanishëm”, deklaroi Robertson, duke theksuar se përçarjet politike në Kosovë mund të shfrytëzohen nga Serbia dhe aktorë të tjerë që kundërshtojnë pavarësinë e vendit. Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar…

Read More

Avokatët e huaj të Erion Veliajt pritet të kërkojnë që çështja lidhur me masën e arrestit ndaj kryebashkiakut të Tiranës të dërgohet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Sipas avokatëve, më 10 shtator pritet të zhvillohet një takim i dytë me Veliajn, pasi ata i kanë drejtuar një kërkesë SPAK-ut për zhvillimin e takimit. Gjatë këtij takimi, Veliaj pritet të firmosë apelin që avokatët synojnë ta dërgojnë në Strasburg, ku do të kundërshtohet çështja e arrestit të tij. Lëvizja e avokatëve vjen pas dy vendimeve në favor të Veliajt nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë mënyrë, mbrojtja…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me bllokimin apo mbylljen e rreth 200 faqeve në rrjetet sociale, të cilat dyshohet se ishin të lidhura me protestën. Këtë herë, Rama i është përgjigjur “Democrats European Democratic Party”, pas një postimi të publikuar nga kjo parti. Kryeministri i ka cilësuar aludimet e bëra prej tyre si të paturpshme, ndërsa ka deklaruar se kjo përbën “një tjetër pikë të ulët”. “Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët. Ajo që e urreva ishte aludimi juaj i paturpshëm vizual, dhe fakti që refuzoni ta trajtoni këtë tregon saktësisht se çfarë lloj demokratësh jeni.…

Read More

Riviera Shqiptare vijon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare të udhëtimeve, ndërsa Ksamili është renditur në vendin e parë mes pesë destinacioneve bregdetare më të rekomanduara në Evropë nga “Travel Off Path”. Në një artikull të publikuar nga media amerikane e udhëtimeve, gazetari Trevor Kucheran e vlerëson rivierën shqiptare për ujërat e kristalta, peizazhet spektakolare dhe çmimet më të përballueshme krahasuar me shumë prej destinacioneve të tjera të njohura të Mesdheut. Sipas artikullit, turistët po kërkojnë gjithnjë e më shumë alternativa ndaj destinacioneve tradicionale evropiane, të cilat gjatë sezonit të pikut përballen me turma të mëdha, probleme logjistike dhe çmime…

Read More

Të dërguarit e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, pritet të vizitojnë në ditët në vijim fillimisht Kievin dhe më pas Moskën, bëjnë të ditur burime për agjencinë ruse të lajmeve Tass. Vizita vjen në kuadër të përpjekjeve të administratës amerikane për të ndërmjetësuar një zgjidhje të mundshme për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi në një videomesazh se negociatorët amerikanë janë duke punuar për një takim të nivelit të lartë dhe se janë përcaktuar tashmë data paraprake për vizitat në të dyja vendet. “Ka data paraprake. Presim të shohim përfaqësues të…

Read More