Rreziku për përhapjen e zjarreve pritet të jetë i lartë gjatë pasdites së sotme dhe përgjatë ditës së nesërme në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier. Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër niveli i rrezikut do të jetë i moderuar, ndërsa në Korçë parashikohet rrezik i ulët. Megjithatë, në disa qarqe rreziku i lartë do të jetë i kufizuar në zona të caktuara. Konkretisht, bëhet fjalë për verilindjen e Kukësit, jugperëndimin e Dibrës, lindjen e Elbasanit, verilindjen e Beratit, perëndimin e Vlorës, si dhe veriun dhe jugun e Gjirokastrës. Sipas…
Author: tirana
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar për çështjen e pagave të magjistratëve dhe personelit të sistemit të drejtësisë, duke mohuar që pagesat të jenë bllokuar nga Ministria e Financave. Në një përgjigje për Euronews Albania dhe gazetarin Neritan Gjergo, ministri Malaj sqaron se problematika lidhet me mënyrën e hartimit të listëpagesave të muajit gusht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Sipas Malajt, KLGJ dhe KLP kanë paraqitur listëpagesat e muajit gusht mbi bazën e një metodologjie të ndryshme nga ajo që është aktualisht në fuqi. Për këtë arsye, ministri u ka kërkuar dy institucioneve që…
Kryeministri Edi Rama u shpreh kritik ndaj KPL dhe KLGJ, për të cilat theksoi se janë “fytyra e dështimin e reformës në drejtësi. Rama u shpreh kritik edhe ndaj administratës, duke theksuar se “në administratën ku ne punojmë, se punove se nuk punove po njësoj është”. “Shkalla e meritës duhet të krijojë një arkitekturë ë qartë, kur grada bëhet pasuri profesionale e njeriut jo pronë. Në anketimin e administratës publike, ka një të dhënë që duhet t’ju mbetet të gjithëve nga ky takim ku është anketimi më i madh në numër i punonjësve të administratës, është anketim sekret…i fshehtë dhe…
Prania Besnike do të sjellë një modul matjeje të performancës së deputetit me 100 pikë, tha kryeministri Rama para ministrave e grupit të PS. Sipas tij, kjo do të jetë disiplina e mandatit të katërt që deputeti “të mos dalë me shqelma” nga historia e tij. Për Ramën, humbja e kontaktit me njerëzit, është model fatal për qeverisjen. Ai theksoi se beteja kryesore është ajo që do të zhvillohet me justifikimet. “Prania Besnike është kompjuter që mban shënim, ata që ne vetëm i dëgjojmë prandaj duhet të miratojmë një modul matjeje të performancës së deputetit pasi kjo është një botë…
Rama: Prania besnike nuk pranon kamera, pranon foto në fillim të takimit, vetëm me miratimin e atyre që janë të pranishëm dhe paekzpozuar fytyrat e tyre. Refuzon përkatësinë partiake, nuk ka asnjë problem nëse ke qenë kundër PS në fushatë. Prania Besnike nuk pranon dhënien e numrit të telefonit për të mos ta hapur më më pas. Duhet të disiplinojë institucionet jo të kthejë deputetët në sekserë të halleve të njerëzve, por me shkrim të dërgojnë hallin e qytetarit në institucion. Nuk shkohet për të thënë sa bukur po punon qeveria po ku po dështon ajo. Nuk shkohet për të treguar…
Rama: Transparenca nuk mjafton, kërkon përgjegjësi dhe pa përgjegjësinë është kronikë, ndaj arsyeja e Pasqyrës është e pamjaftueshme pa Besën, busulla që orienton qasjen e cdo pushteti. Besa është një fjalë e madhe, e bukur tërheqëse, ndaj e përdorin të gjithë, por përtej impaktit që ka fjala për ne është akronimi Besim Empati Shërbim dhe Angazhim. Cdo i pranishëm në këtë sallë duhet t’i bëjë vijë të sjelljes Prania Besnike nuk është kalendar elektoral, as organizativ. Është pjesë e një sistemi që e kthen dëgjimin në kusht dhe kushtin në detyrim për t’u përgjigjur. Problemi ynë s’ka qenë se nuk kemi…
Viktor Bardhi, 65 vjeç, është viktima e radhës e një konflikti të hershëm mes familjeve Bardhi dhe Reçi. Ai u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushaz. Pas tij qëndron një histori e gjatë atentatesh, ku ndër vite janë vrarë edhe familjarë të tij. Një tjetër viktimë i është shtuar konfliktit të hershëm mes familjeve Bardhi dhe Reçi në Rrëshen. Viktor Bardhi, 65 vjeç, u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushaz, duke rikthyer në vëmendje një seri atentatesh që ndër vite kanë prodhuar viktima nga të dyja palët. Vetëm tre vite më parë, në shtator 2023, u vra vëllai…
Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë pretendimet se “Pasqyrë Albania” është një tjetër përpjekje për të mbuluar dështimin e platformës së bashkëqeverisjes. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes me ministrat dhe grupin parlamentar, Rama tha se platforma e bashkëqeverisjes do të jetë pjesë e sistemit të ri, ndërsa “Pasqyra” synon të bëjë atë që platforma nuk ka mundur deri më tani. “Në hamendësimet e bëra thuhet që Pasqyra është një tjetër hap që vjen nga përpjekja për të mbuluar dështimin nga platforma e bashkëqeverisjes. Kjo është e pavërtetë, sepse platforma e bashkëqeverisjes do të jetë pjesë. Atë çfarë nuk ka…
Kryeministri Edi Rama ka nisur mbledhjen me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku po prezanton disa prej prioriteteve dhe sfidave me të cilat përballet qeverisja. Në fjalën e tij, Rama u ndal te ajo që e cilësoi si “tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën”: shteti labirint, mungesa e memories institucionale dhe perceptimi se në Shqipëri njohja dhe fati shpesh vlejnë më shumë se merita dhe ligji. Rama foli gjithashtu për “Pasqyrë Albania”, “Besa” dhe “Shkalla e Meritës”, si mekanizma që, sipas tij, synojnë t’u japin përgjigje këtyre problematikave. Rama: Sot ne duhet të ndeshemi me tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën.…
“Me fjalë të tjera, për t’u kthyer te portali dhe portalet, e kam parasysh këtu jo portalet mediatike, por ato institucionale, ato sot janë rafte. Vendosin informacion dhe e lënë qytetarin të gjejë çfarë të mundet e t’i kuptojë si të mundet. Pasqyra Albania është kontratë, një kontratë kushtetuese e qytetarit me shtetin, ku qytetari nuk gjen thjesht çfarë tha qeveria sot, por gjen çfarë po bën qeveria në emrin tim. Gjen pse qeveria po merr një vendim ose një tjetër, gjen kush e ka në dorë këtë apo atë çështje që mua më intereson. Me cilin ligj ose dokument…
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra, prej të cilave 3 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 3 janë shuar plotësisht. Në operacionet e shuarjes janë angazhuar gjithsej 292 forca operacionale dhe 26 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 80 efektivë dhe 3 helikopterë. Vatrat kryesore aktive janë të përqendruara në qarkun Dibër: në Vajkal, Bulqizë, ku zjarri ka përshkuar mbi 18 ha dhe sot vijon ndërhyrja me MZSH, forca bashkiake dhe 30 efektivë të FA; në Lundre, Mat, ku zjarri vijon në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore…
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se është “i lumtur” që Princi Harry dhe familja e tij janë larguar nga SHBA-ja dhe janë rikthyer në Britani. “Jam i lumtur për këtë. Nuk kam qenë fans i tyre”, tha Trump në Zyrën Ovale, duke komentuar vendimin e fundit të Harryt dhe Meghan Markle për t’u larguar nga Kalifornia pas gjashtë vitesh qëndrimi në SHBA. Çifti u rikthye në Britani në fund të gushtit. Harry dhe Meghan u tërhoqën nga detyrat zyrtare të familjes mbretërore në vitin 2020, kur u shpërngulën në Shtetet e Bashkuara. Trump tha se nuk e kishte…