Dy shpërthime me lëndë plasëse janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës, duke shkaktuar dëme materiale në një lokal dhe një garazh. Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 03:50 në lagjen nr. 11, ku një sasi e vogël lënde plasëse u hodh në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit G. K. Sipas Policisë, nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale. Pronari i lokalit, Gëzim Kajno, është një emër i njohur për autoritetet. Ai është dënuar më herët për vrasjen me armë zjarri të Asllan Kërtushës, ngjarje e ndodhur në vitin 2016.…
Author: tirana
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Ndërfushas në Mirditë. Sipas informacioneve paraprake, nga të shtënat me armë dyshohet për një të vrarë.
Pesë aparate celularë janë gjetur gjatë një kontrolli të zhvilluar në orët e para të mëngjesit në sektorin B të burgut të Durrësit, ku ndodhet i paraburgosur edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ish-zyrtarë të tjerë. Kontrolli është kryer nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ende nuk është përcaktuar se kujt prej personave të këtij sektori u përkasin pajisjet e sekuestruara. Celularët i janë përcjellë SPAK-ut përmes BKH-së, ku pritet t’i nënshtrohen ekspertizës në laboratorin e posaçëm. Ekspertiza do të synojë të identifikojë përdoruesit e pajisjeve dhe të përcaktojë mënyrën se si ato…
Dhjetëra mijëra persona protestuan sot në qytete të ndryshme të Spanjës, në mbështetje të statusit të Ceutës, si pjesë e territorit spanjoll dhe kundër politikës së qeverisë së Madridit për emigracionin, në një kohë kur enklava po përballet me një krizë të vazhdueshme migracioni. Protestuesit akuzuan sot qeverinë qendrore të kryeministrit Pedro Sanchez, se po ndjek një politikë pajtuese ndaj Marokut dhe se nuk po i ofron Ceutës mbështetjen e nevojshme. Maroku e ka kërkuar prej kohësh Ceutën, ashtu si edhe enklavën tjetër spanjolle në Afrikën e Veriut, Melilla-n. Megjithatë, aktualisht Rabati nuk po ushtron ndonjë presion të veçantë lidhur…
Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka thërritur sot në takim ministrat dhe grupin parlamentar. Mbledhja është parashikuar të zhvillohet në Pallatin e Brigadave në orën 10:00. Ashtu si dhe në takimet e tjera, në fokus të diskutimeve vijon të mbetet dokumenti ‘Besa’ që përmban ‘formulën’ e re qeverisëse për pjesën tjetër të mandatit, por dhe ‘Prania Besnike’, që parashikon riorganizimin e socialistëve në terren. Ndërkohë flitet se kryeministri Rama mund të njoftojë ndryshime në kabinet. Të fundit janë bërë në janar të këtij viti po në mbledhjen e përbashkët mes deputetëve dhe ministrave. Ndërkohë dje u…
Dy uragane të fuqishme të Kategorisë 4 dhe një stuhi tropikale që po forcohet janë lokalizuar në Oqeanin Paqësor, duke ngritur shqetësimet për një sezon me aktivitet të jashtëzakonshëm tropikal. Ekspertët e lidhin këtë situatë me temperaturat e larta të ujërave dhe fenomenin El Niño, i cili këtë vit pritet të jetë ndër më intensivët e regjistruar. Uraganët Lowell dhe Karina, të dy të klasifikuar si Kategoria 4, pritet të vijojnë trajektoret e tyre larg brigjeve të Hawaiit, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC) në SHBA. Megjithatë, meteorologët paralajmërojnë se rrugët e stuhive mbeten të pasigurta. Nuk përjashtohet mundësia që…
Dashi Sot mund të merrni një përgjigje që e keni pritur prej kohësh. Në punë, një situatë e paqartë nis të marrë drejtim dhe ju ndihmon të planifikoni hapat e ardhshëm. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të afrojë më shumë dy persona. Financat kërkojnë vëmendje, sidomos nëse po mendoni për një shpenzim të madh. Demi Planet e ditës mund të ndryshojnë papritur, por kjo mund të rezultojë në favorin tuaj. Në aspektin profesional, një propozim interesant meriton të shqyrtohet me kujdes. Në marrëdhënie, mos lejoni që një keqkuptim i vogël të zgjatet më shumë seç duhet. Mbrëmja sjell…
Ditën e enjte vendi ynë parashikohet të vijojë të ketë pothuajse të njëjtat kushte meteorologjike. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Reshje lokale shiu me intensitet të ulët në orët e mesditës e pasdites përgjatë relieveve malore. Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s. Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.
Një 42-vjeçar me origjinë nga Kosova dhe me nënshtetësi britanike, është arrestuar në Rinas. Ai tentoi të kalonte nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar me armë zjarri me vete dhe municion luftarak. 42-vjeçari ishte duke udhëtuar i shoqëruar me gruan dhe 4 fëmijët. Pistoletën ai e kishte fshehur në çantë ndërsa ka qenë skaneri që e ka dedektuar. Ai ka deklaruar se gjatë pushimeve ka qëndruar në zonën e Tropojë ku ka bërë dhe qitje me disa shokë. Sipas tij pistoletën me fishek në fole dhe karikatorin me 6 plumba i ka harruar në çantë dhe nuk e dinte që…
Rreth 120 banorë të Fushë-Arrëzit janë paraqitur gjatë 4 ditëve të fundit në Qendrën Shëndetësore të qytetit, me simptoma helmimi, që dyshohet se iu është shkaktuar nga ndotja e ujit të pijshëm. Një ditë më parë, banorët denoncuan rastin për News24, duke bërë me dije se uji i pijshëm mbante erë të rëndë, ndërsa autoritetet nuk kishin marrë asnjë masë, pavarësisht ankesave të tyre. Strukturat e Shëndetit Publik dhe ato të Higjienës kanë marrë kampionë të ujit të pijshëm që shkon në rubinetet e qytetarëve, për t’iu nënshtruar analizave laboratorike, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare. Lidhur me këtë…
Të tjera ndryshimet në Bashkinë e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliajn ka shkarkuar sot nga detyra edhe nënkryetarin Blendi Sulaj. Lajmi për shkarkimin e Sulajt vjen pak ditë pas Veliaj shkarkoi edhe Anuela Ristanin, duke i hequr delegimin, e cila më vonë dhe dorëheqjen. Pas largimit të Anuela Ristanit nga detyra e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, dha dorëheqjen edhe Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë, Eldi Hoxha. Dje Veliaj firmosi edhe listpagesat e Bashkisë, fondet e aboneve për pensionistët dhe kopshtet e çerdhet në Tiranë. Këto firma vijnë nga ambientet e paraburgimit të Durrësit ku ndodhet prej arrestimit me urdhër të…
Ditën e sotme Evis Sala ka dhënë dorëheqjen si Ministre e Shëndetësisë. Ajo ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ndërsa shprehet se ka pranuar disa angazhime ndërkombëtare të rëndësishme në fushën onkologji-inteligjencë-artificiale. Ajo mori drejtimin e shëndetësisë në shtator të vitit 2025, kur u përfshi në kabinetin e mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama. Me profesion Sala është mjeke radiologe. Ajo ka punuar më parë në Universitetin e Kembrixhit, Memorial Sloan Kettering Cancer Center në Nju Jork dhe Policlinico Gemelli në Romë. Mesazhi i plotë: Një vit më parë, kur m’u besua drejtimi i Ministrisë së Shëndetësisë…