Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 bfd438659a884a955d9fe57ca2fccfdb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhjetëra mijëra persona protestuan sot në qytete të ndryshme të Spanjës, në mbështetje të statusit të Ceutës, si pjesë e territorit spanjoll dhe kundër politikës së qeverisë së Madridit për emigracionin, në një kohë kur enklava po përballet me një krizë të vazhdueshme migracioni.

Protestuesit akuzuan sot qeverinë qendrore të kryeministrit Pedro Sanchez, se po ndjek një politikë pajtuese ndaj Marokut dhe se nuk po i ofron Ceutës mbështetjen e nevojshme.

Maroku e ka kërkuar prej kohësh Ceutën, ashtu si edhe enklavën tjetër spanjolle në Afrikën e Veriut, Melilla-n.

Megjithatë, aktualisht Rabati nuk po ushtron ndonjë presion të veçantë lidhur me këtë çështje.

Kreu i opozitës spanjolle, Alberto Nunez Feijoo, nga Partia Popullore konservatore, e cilësoi situatën si një “pushtim” nga emigrantët e mbështetur nga Maroku.

Ai akuzoi Sanchez dhe qeverinë e tij për mashtrim, duke thënë se autoritetet kishin pretenduar se nuk kishin marrë paralajmërime për krizën e migracionit dhe se Maroku nuk kishte nxitur ardhjen e emigrantëve.

Sipas Feijoo, të dyja këto pretendime ishin të pavërteta.

Në Ceuta, mijëra persona u mblodhën duke valëvitur flamujt spanjollë, duke kërkuar rikthimin e normalitetit dhe që enklava të vazhdojë të jetë pjesë e Spanjës.

Në pankartat e protestuesve shkruhej: “Ceuta nuk shitet, Ceuta nuk dorëzohet.”

Sipas të dhënave të qeverisë spanjolle, të paktën 72 mijë emigrantë hynë në Ceuta më 30 dhe 31 korrik.

Një muaj më vonë, rreth 5 mijë prej tyre ndodheshin ende në enklavë, ndërsa disa prej tyre po qëndronin në rrugë dhe plazhe.

Situata ka krijuar një barrë të rëndë për territorin, i cili ka rreth 83 mijë banorë.

ceutes kunder proteste sanchez Spanje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të tjera ndryshime në PS? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat

08:02 / September 3, 2026

Tre stuhi njëra pas tjetrës në Paqësor, El Niño rrit rrezikun për një sezon ekstrem

07:59 / September 3, 2026

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku mbyllin takimin!

19:20 / September 2, 2026

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.