Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Dy shpërthime me eksploziv në Durrës brenda pak minutash, shënjestër një lokal dhe një garazh

09:26 / September 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
untitled 5 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy shpërthime me lëndë plasëse janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës, duke shkaktuar dëme materiale në një lokal dhe një garazh.

Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 03:50 në lagjen nr. 11, ku një sasi e vogël lënde plasëse u hodh në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit G. K. Sipas Policisë, nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale.

Pronari i lokalit, Gëzim Kajno, është një emër i njohur për autoritetet. Ai është dënuar më herët për vrasjen me armë zjarri të Asllan Kërtushës, ngjarje e ndodhur në vitin 2016. Kajno ishte dënuar me 10 vite burg dhe, pasi kishte vuajtur një pjesë të dënimit, ishte rikthyer në aktivitet duke hapur një tjetër bar-kafe.

Hetuesit po verifikojnë nëse shpërthimi lidhet me të shkuarën e tij apo me ndonjë konflikt tjetër.

Rreth 40 minuta më vonë, në orën 04:30, një tjetër sasi lënde plasëse është hedhur në derën e garazhit të një automjeti në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq. Edhe në këtë rast janë shkaktuar dëme materiale.

Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur punën për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e rrethanave të dy ngjarjeve, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Për momentin, nuk ka të dhëna zyrtare nëse dy shpërthimet kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Durres dy shperthime eksploziv
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.