Author: tirana

Serbia pritet të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 25 tetor. Lajmi është publikuar nga media serbe Kurir, e cila shkruan se Kuvendi do të shpërndahet në ditët në vijim, pas një propozimi të arsyetuar të Qeverisë së Serbisë, duke krijuar kushtet ligjore për zhvillimin e procesit zgjedhor. Sipas të njëjtit burim, me shpërndarjen e Kuvendit nis edhe zyrtarisht fushata zgjedhore në të gjithë vendin, e cila sipas ligjit zgjat nga 45 deri në 60 ditë. Nëse ky kalendar zbatohet, qytetarët serbë do t’u drejtohen kutive të votimit të dielën, më 25 tetor.

Read More

Fermerët në vendin tonë po vijojnë të përdorin skemën e kompensimit përmes autofaturës pasi mbi 4 mijë aplikime janë kryer online gjatë dy muajve të fundit. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nga 1 korriku deri më 31 gusht prej totalit të mësipërm të aplikimeve, 2 mijë e 906 të tilla janë miratuar, ndërsa 1 mijë e 16 janë ende në proces shqyrtimi. Në total vlera e kompensimit, në masën prej 10% arrin në rreth 10 milionë euro duke përfaqësuar shumën totale të përfitimeve të parashikuara nga aplikimet. Ashtu sikurse është bërë e ditur prej muajsh nga…

Read More

New York do të ndalojë përdorimin e Inteligjencës Artificiale nga nxënësit në shkollat publike deri në klasën e 12-të. Përdorimi i inteligjencës artificiale do të lejohet vetëm në shkollën e mesme dhe do të kufizohet në raste të përcaktuara, si mësimi mbi teknologjinë dhe disa programe pilot. Sipas New York Times, rregullat e reja do të ndalojnë gjithashtu përdorimin e chatbot-eve që paraqiten si shoqërues virtualë dhe ofrojnë mbështetje psikologjike për nxënësit. Vendimi ka hapur edhe pyetje mbi mënyrën se si do të kontrollohet përdorimi i inteligjencës artificiale, veçanërisht pasi nxënësit mund të kenë akses në këto mjete jashtë ambienteve…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një ndryshim në mënyrën se si do të kryhen inspektimet ndaj bizneseve, duke kërkuar që kontrollet të mos kenë si synim ndëshkimin e sipërmarrësve, por orientimin dhe ndihmën e tyre për korrigjimin e shkeljeve dhe përmbushjen e standardeve. Pas takimit me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Inspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula, Rama theksoi se duhet të ndryshojë edhe qasja ndaj masave ndëshkuese. Sipas kryeministrit, gjoba duhet të jetë masa e fundit dhe jo një instrument presioni ndaj sipërmarrësve. Ai kërkoi gjithashtu që asnjë kontroll rutinë të mos kryhet pa paralajmërim. “Kontrollet e…

Read More

Sofia Moreira de Sousa është ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Tiranë që do të marrë zyrtarisht detyrën, duke zëvendësuar italianin Silvio Gonzato, i cili ka drejtuar Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Diplomatja portugeze vjen në këtë detyrë me një karrierë të gjatë në institucionet evropiane dhe në diplomacinë ndërkombëtare. Ajo shërbeu si Kryetare e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali dhe më parë ka mbajtur, ndër të tjera, pozicionin e Ambasadores së BE-së në Kep Verde. Ardhja e saj përkon me një fazë të avancuar të ecurisë së Shqipërisë drejt BE-së, me mbylljen…

Read More

Këtë të mërkurë, në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar me dyer të mbyllura, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Ajo mori drejtimin e shëndetësisë në shtator të vitit 2025, kur u përfshi në kabinetin e mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama. Sipas burimeve, vetë Sala është shprehur se ka zgjedhur të largohet nga detyra e ministres për t’iu përkushtuar projekteve të saj akademike.

Read More

Mosha nuk do të jetë më një pengesë për të gjithë ata që duan t’i bashkohen Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka firmosur urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimin në Polici dhe zgjeron mundësitë për aplikantët. Sipas ndryshimeve të reja, kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe synojnë të angazhohen në role zbatuese, përfshirë Patrullën e Përgjithshme, mund të aplikojnë deri në moshën 35 vjeç. Po 35 vjeç është edhe kufiri për kandidatët që synojnë të ndjekin studimet Bachelor në Akademinë e Sigurisë dhe më pas të integrohen në Policinë e Shtetit…

Read More

Rusia po i ofron Iranit ndihmë teknike dhe ekspertizë për zhvillimin e një klase të avancuar raketash hipersonike lundrimi, në atë që mund të jetë një nga transferimet më të rëndësishme të teknologjisë ushtarake strategjike nga Moska drejt Teheranit. Sipas një hetimi të “Financial Times”, programi sekret, i koduar C430L, nisi në vitin 2023 dhe përfshin disa nga ekspertët më me përvojë të Rusisë në fushën e teknologjisë së raketave. Objektivi kryesor është ndihma për Iranin në zhvillimin e një sistemi shtytës me motor ramjet, i cili mund t’i mundësojë një rakete lundrimi të arrijë dhe të ruajë shpejtësi shumëfish…

Read More

Krijohet një vaksinë universale kundër gripit. Deri tani ka rezultuar efikase dhe e suksesshme tek kaviet në laborator dhe, duke u etiketuar si vaksinë jolly, ofron një mbrojtje kundër disa lloje sëmundjesh virale. Është prodhuar në mënyrë shumë të shpejtë, ekonomike e të sigurt duke përdorur si inkubator majanë e birrës, dhe jo vezët e pulës që përdoren tradicionalisht. Rezultati është prezantuar në Kongresin American Chemical Society që u mbodh në Chicago nga një grup pune bioinxhinierësh të Universitetit të Michigan. Pjesa më e madhe e vaksinave antigrip aktualisht të disponueshme shënjestron një proteinë të pranishme në sipërfaqen e virusit,…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar kompanitë ajrore ndërkombëtare se hapësira ajrore ruse mund të bëhet praktikisht e papërdorshme, ndërsa Ukraina po zgjeron dhe intensifikon sulmet me dronë në thellësi të territorit të Rusisë. Në një deklaratë të fortë, Zelensky u bëri thirrje kompanive ajrore, siguruesve dhe operatorëve që ende përdorin aeroportet kryesore ruse të marrin parasysh rrezikun në rritje. “Qielli rus po bëhet plotësisht i rrezikshëm”, deklaroi ai, duke paralajmëruar se prania e dronëve ukrainas në hapësirën ajrore ruse do të rritet ndjeshëm. Zelensky theksoi se Ukraina nuk synon aviacionin civil dhe se avionët e pasagjerëve nuk janë objektiv…

Read More

Tensionet shoqëruan protestën e 94-t para Kryeministrisë, ku përplasjet mes tubuesve dhe Policisë përfunduan me arrestimin e 14 personave dhe procedimin penal në gjendje të lirë të tre të tjerëve. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 1 shtatorit, rreth orës 20:00, në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë. Sipas Policisë, protestuesit bllokuan hyrje-daljet e institucionit në një kohë kur aty ndodheshin personalitete të larta shtetërore. Forcat e Policisë krijuan një kordon sigurie dhe për rreth 30 minuta u kërkuan protestuesve të shpërndaheshin dhe të lironin rrugën. Sipas uniformave blu, thirrjet nuk u respektuan dhe situata u përshkallëzua. Gjatë ndërhyrjes për…

Read More

Një aksident me vdekje ka ndodhur pranë Urës së Gjolës në Fushë Krujë. Mësohet se dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”. Sipas pasojë një person ka humbur jetën. Ndërsa një person tjetër është plagosur.

Read More