Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë, arrestohen 14 persona pas përplasjeve me policinë

11:27 / September 2, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2026 09 01 at 10 sd 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tensionet shoqëruan protestën e 94-t para Kryeministrisë, ku përplasjet mes tubuesve dhe Policisë përfunduan me arrestimin e 14 personave dhe procedimin penal në gjendje të lirë të tre të tjerëve.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 1 shtatorit, rreth orës 20:00, në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë. Sipas Policisë, protestuesit bllokuan hyrje-daljet e institucionit në një kohë kur aty ndodheshin personalitete të larta shtetërore.

Forcat e Policisë krijuan një kordon sigurie dhe për rreth 30 minuta u kërkuan protestuesve të shpërndaheshin dhe të lironin rrugën. Sipas uniformave blu, thirrjet nuk u respektuan dhe situata u përshkallëzua.

Gjatë ndërhyrjes për lirimin e hyrjeve dhe të rrugës, protestuesit dyshohet se kanë bërë rezistencë aktive, janë ulur në rrugë dhe kanë shtyrë e goditur punonjësit e Policisë. Nga përplasjet mbeti i lënduar edhe një efektiv.

Mes personave të arrestuar janë edhe tre organizatorë të protestës: Dritan Goxhaj, Arvina Lleshi dhe Edison Lika.

Të arrestuarit

Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Arian Dervishi.

Të proceduarit në gjendje të lirë

Mandi Jatagani, Andi Tepelena dhe Altin Goxhaj.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa ndaj tyre rëndojnë, sipas Policisë, akuzat për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, kundërshtim të punonjësit të Policisë, prishje të qetësisë publike dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.

14 persona arrestohen para kryeministrise Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritet kufiri moshor për policinë/ Ndryshojnë kriteret e pranimit, deri në 35 vjeç për patrullën

12:08 / September 2, 2026

“Financial Times”: Rusia po e ndihmon fshehurazi Iranin të zhvillojë raketa hipersonike

11:44 / September 2, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.