Serbia pritet të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 25 tetor. Lajmi është publikuar nga media serbe Kurir, e cila shkruan se Kuvendi do të shpërndahet në ditët në vijim, pas një propozimi të arsyetuar të Qeverisë së Serbisë, duke krijuar kushtet ligjore për zhvillimin e procesit zgjedhor.
Sipas të njëjtit burim, me shpërndarjen e Kuvendit nis edhe zyrtarisht fushata zgjedhore në të gjithë vendin, e cila sipas ligjit zgjat nga 45 deri në 60 ditë.
Nëse ky kalendar zbatohet, qytetarët serbë do t’u drejtohen kutive të votimit të dielën, më 25 tetor.
