Një përplasje e qartë mes qasjes amerikane dhe asaj evropiane ndaj Rusisë është shfaqur në takimin e G20-s në Asheville të Shteteve të Bashkuara. Prania e ministrit rus të Financave në atë samit, për herë të parë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës, nxori në pah dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre evropiane për mënyrën se si duhet trajtuar Rusia. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, u takua me ministrin Siluanov duke sinjalizuar gatishmërinë e administratës Trump për të mbajtur të hapura kanalet e komunikimit me Moskën. Sipas Departamentit amerikan të Thesarit, dy zyrtarët diskutuan planin…
Author: tirana
Ndryshime të reja kanë ndodhur në Policinë e Shtetit. Ashtu sikurse u njoftua e një ditë më parë, Drejtues i Parë Kastriot Skënderaj emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, duke zëvendësuar Fatmir Hoxhën. Ky i fundit, emërohet Specialist në Drejtorinë për Integrimin në DPPSh. Luigj Vathi, nga Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë. Gëzim Zhupaj i cili u zëvendësua në detyrë nga Vathi, emërohet Shef Sektori në Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike në DPPSh. Kryekomisar Dashnor Muhaj transferohet nga Zëvendësdrejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike në…
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, prej të cilave 4 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje. Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 432 forca operacionale dhe 43 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 70 forca ushtarake dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore. Për ditën e sotme parashikohet angazhimi i 90 forcave ushtarake në bashkitë Bulqizë, Mat dhe Tiranë. Vatrat aktive janë: * Dajt, Tiranë – vijojnë vatra aktive në drejtim të Qafë-Priskës. Ditën e djeshme u angazhuan 15 zjarrfikës, 9 forca të ADZM-së, 20 ushtarakë dhe 1 helikopter. Nuk ka rrezik për zonat e…
Mbi 1,000 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Nepal dhe Kinë, ndërsa mijëra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po punojnë për të arritur në zonat e izoluara nga katastrofa. Autoritetet e Nepalit njoftuan të martën se numri i viktimave ka shkuar në 987. Rreth 3,916 persona rezultojnë të zhdukur, mes tyre 583 shtetas të huaj. Në Kinë, autoritetet kanë raportuar 16 viktima dhe 546 persona të zhdukur, përfshirë 261 të huaj. Deri tani, në Nepal janë shpëtuar të paktën 11,814 persona. Ekipet e emergjencës po përdorin helikopterë dhe mjete të tjera ajrore…
Një operacion antidrogë është finalizuar mbrëmjen e djeshme në Devoll, ku dy të rinj kanë përfunduar në pranga, pasi dyshohet se po transportonin lëndë narkotike. Burime nga policia bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar H.C., 28 vjeç dhe Sh.D., 27 vjeç. Ngjarja është regjistruar në një rrugë dytësore që lidh një fshat me aksin rrugor Korçë-Bilisht. Të rinjtë po udhëtonin me një automjet, me H.C. në drejtim të tij dhe Sh.D. në sediljen e pasagjerit. Sipas bluve, pak para se të ndaloheshin, nga automjeti është hedhur një qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.…
Pas gati 30 vitesh mister, një gjykatë në Las Vegas ka shpallur fajtor ish-drejtuesin e një bande, Duane “Keffe D” Davis, për organizimin e vrasjes së reperit të njohur Tupac Shakur. Juria e shpalli Davis fajtor për një akuzë për vrasje me armë vdekjeprurëse. Shakur u vra më 7 shtator 1996, në Las Vegas, gjatë një sulmi nga një makinë në lëvizje. Davis, 63 vjeç, qëndroi i heshtur në sallën e gjyqit ndërsa u lexua vendimi. Më pas, ai tha se do ta apelojë vendimin. Familjarët e Shakur u panë të emocionuar, ndërsa disa prej tyre u përqafuan dhe qanë.…
Me ftesë të Ministres së Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger, Ministri Ferit Hoxha mori pjesë në Forumin Evropian Alpbach në Austri, ku iu bashkua panelit të diskutimit “Aftësia dhe Ripërtëritja: Mobilizimi i Fuqisë së Evropës për të Vepruar”. Paneli u fokusua në mënyrat se si Evropa mund të forcojë aftësinë e saj, për të formësuar të ardhmen e saj në një botë që ndryshon me shpejtësi. Gjatë diskutimit, Hoxha theksoi se për Shqipërinë si një vend i vendosur në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE, e tashmja dhe e ardhmja jonë janë thellësisht të ndërthurura me të ardhmen e vetë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New York, pasi dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje kritike pas një sulmi me thikë. Autorja e dyshuar e sulmit është një 49-vjeçarje, e cila dyshohet se sulmoi me thikë dy persona brenda rreth 20 sekondash. Sipas informacioneve paraprake, fillimisht ajo goditi me thikë në bark një 68-vjeçar, teksa ai po dilte nga një stacion metroje dhe po priste të kalonte rrugën. Më pas, ajo sulmoi fatalisht një 32-vjeçare, duke e goditur gjithashtu në bark. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, në një prej zonave më të frekuentuara të…
Një zjarr ka rënë në portin e rëndësishëm rus të Ust-Lugës, pas një sulmi me dronë, sipas guvernatorit të rajonit të Leningradit. Përmes një postimi në Telegram, ai deklaroi se autoritetet po vijojnë përpjekjet për zmbrapsjen e sulmit. Porti i Ust-Lugës është një pikë kyçe e infrastrukturës ruse për eksportin e plehrave kimike, naftës dhe qymyrit. Objekti është vënë në shënjestër të sulmeve ukrainase edhe në muajt e fundit. Autoritetet ruse raportuan se 44 dronë ishin rrëzuar gjatë sulmit. Nuk janë bërë ende të ditura detaje të plota mbi përmasat e dëmeve apo nëse ka persona të lënduar.
Dashi Dita nis me energji dhe dëshirë për të vënë gjërat në lëvizje. Në punë mund të përballesh me një situatë që kërkon vendim të shpejtë, por beso te aftësitë e tua. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të afrojë më shumë çiftet, ndërsa beqarët mund të kenë një njohje interesante. Demi Sot do të ndihesh më i qetë dhe më i përqendruar te gjërat që kanë rëndësi për ty. Në aspektin profesional mund të marrësh një përgjigje ose lajm që e ke pritur. Financat kërkojnë pak më shumë kujdes, ndaj shmang shpenzimet e panevojshme. Në dashuri, një gjest…
Për ditën e Martë moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore – malore të vendit në orët e mesditës deri ne pasdite. Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje të territorit në orët e mesditës e pasdite. Prezencë e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër.Era parashikohet të fryjë me drejtim Veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s. Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.
Bizneset shqiptare do të kenë së shpejti një portal të dedikuar për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Platforma pritet të lançohet javën e ardhshme dhe do të jetë e integruar me e-Albania, duke synuar lehtësimin e aplikimit për kredi dhe ndjekjen e procesit në kohë reale. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook bëri të ditur se portali do t’u mundësojë bizneseve të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, ndërsa përmes tij do të mund të shohin në çdo moment se në çfarë faze ndodhet kërkesa e tyre. Sipas ministres, platforma është konceptuar si…