Një zjarr ka rënë në portin e rëndësishëm rus të Ust-Lugës, pas një sulmi me dronë, sipas guvernatorit të rajonit të Leningradit.
Përmes një postimi në Telegram, ai deklaroi se autoritetet po vijojnë përpjekjet për zmbrapsjen e sulmit.
Porti i Ust-Lugës është një pikë kyçe e infrastrukturës ruse për eksportin e plehrave kimike, naftës dhe qymyrit. Objekti është vënë në shënjestër të sulmeve ukrainase edhe në muajt e fundit.
Autoritetet ruse raportuan se 44 dronë ishin rrëzuar gjatë sulmit.
Nuk janë bërë ende të ditura detaje të plota mbi përmasat e dëmeve apo nëse ka persona të lënduar.
