Përplasja ushtarake mes SHBA-së dhe Iranit është rikthyer në Ngushticën e Hormuzit. Forcat amerikane kanë goditur dy raketahedhës iranianë në ishullin Larak, në atë që konsiderohet sulmi i parë i njohur amerikan ndaj Iranit që nga fundi i korrikut. Sipas Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), sulmi shkaktoi dy viktima dhe dy të plagosur. Teherani premtoi “përgjigje dhe ndëshkim”. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se sulmet ishin “të kufizuara dhe të sakta” dhe kishin në shënjestër forcat që po vendosnin mina, të cilat sipas amerikanëve përbënin një kërcënim të menjëhershëm për trafikun në Ngushticën e Hormuzit. Disa orë pas…
Author: tirana
Bilanci i katastrofës në Nepal ka shkuar në 903 viktima, ndërsa rreth 4,200 persona rezultojnë të zhdukur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në disa prej zonave më të goditura, pavarësisht kushteve të vështira dhe reshjeve të vazhdueshme. Në Gyirong, liqeni pengues i krijuar mbrëmjen e së shtunës (29 gusht) është tharë natyrshëm dhe zona është pastruar në masë të madhe. Megjithatë, reshjet pritet të vazhdojnë deri të marten (1 shtator). Situatën e vështirësojnë edhe shtresat e trasha të llumit, të cilat në disa zona kalojnë një metër thellësi, duke rritur rrezikun që njerëzit të mbeten të bllokuar. Në operacionet e kërkimit…
Ashtu siç kishte ndodhur me Gjirin e Meksikës, pasi Donald Trump e kishte riemërtuar atë si “Gjiri i Amerikës”, Google ka përditësuar aplikacionin Maps, duke e riemërtuar Liqenin Ontario si “Liqeni Amerika”, në zbatim të urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan. Megjithatë, ndryshimi vlen vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përdoruesit që hapin Google Maps nga Kanadaja do të vijojnë të shohin emrin e vjetër, “Lake Ontario”. Google ka shpjeguar në një deklaratë se ka ndjekur praktikën e përdorimit të emërtimit zyrtar të përcaktuar nga Sistemi Amerikan i Informacionit për Emërtimet Gjeografike (U.S. Geographic Names Information System) “Përdoruesit që përdorin…
Dashi Një ditë dinamike ku do të ndiheni më të motivuar për të marrë iniciativa. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të afrojë më shumë çiftet. Demi Stabiliteti do të jetë në anën tuaj. Në punë mund të merrni një vlerësim ose rezultat që e keni pritur prej kohësh. Kujdes me shpenzimet e panevojshme. Binjakët Komunikimi do t’ju hapë dyer të reja. Një telefonatë ose mesazh mund të sjellë një mundësi interesante. Në dashuri, shmangni keqkuptimet. Gaforrja Do të ndiheni më emocionalë se zakonisht. Është një ditë e mirë për t’u fokusuar te familja dhe njerëzit e afërt. Në…
Për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore-malore të vendit në orët e mesditës deri pasdite. Reshje shiu me intensitet kryesisht kë ulët përgjatë relieveve malore kryesisht në orët e mesditës e pasdites. Prezencë e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër. Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s. Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.
Nga Filip Çakuli Dialog absurd, që të kujton “I huaji” i Kamys. – I pandehur, në bazë të nenit 15, gërma “a” burgoseni – Zotni prokuror, kjo gërma “a” s’ka të bëjë me mua. – atëherë, në bazë të gërmës “b” – Po, as gërma “b” s’ka lidhje me çështjen time. – Ashtu qenka puna, nxehet prokurori. Që ti do futësh në burg, nuk diskutohet. Gërmen gjeje vetë, meqë merrke vesh… Erion Veliaj është në burg. Por juridikisht vazhdon të jetë Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Një paradoks shqiptar që mund të dukej si skenar satire, po të mos ishte…
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë dykatëshe në fshatin Markatomaj të Lezhës, mbrëmjen e kësaj të shtune, 29 gusht. Mësohet se nga shpërthimi dyshohet se ka 5 persona të lënduar nga e njëjta familje. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe strukturat e emergjencës. Ende nuk dihen rrethanat e plota të shpërthimit apo numri i personave që mund të kenë mbetur të lënduar.
Një konflikt mes katër personave ka ndodhur në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si Radaneci. Sipas të dhënave paraprake, në konflikt janë përfshirë dy vëllezër dhe dy fqinj të tyre. Shkak për përplasjen dyshohet se është bërë zhurma e fëmijëve që luanin në lagje. Debati mes fqinjëve ka degraduar në përleshje fizike, ndërsa dy vëllezërit kanë marrë dëmtime të lehta në kokë dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Gjatë konfliktit është dëmtuar rëndë edhe një automjet i parkuar në zonë. Dyshohet gjithashtu se gjatë përleshjes mund të jenë përdorur sende të forta,…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Karmë, ku dy persona dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali bar-kafe. Sipas të dhënave paraprake, 40-vjeçari Sokol Preka, roje i lokalit në pronësi të një shtetasi tjetër, dhe 46-vjeçari David Deda, me profesion elektricist, kanë pësuar goditje elektrike. Si pasojë, 40-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa 46-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë të ditur se do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet të marrë pjesë në një konferencë të Partisë Republikane në Teksas, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e mesmandatit. Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, Berisha tha se është ftuar si pjesë e një delegacioni të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, ku bëjnë pjesë drejtues të rreth 30 partive anëtare. Sipas tij, Partia Republikane Amerikane do të zhvillojë në Teksas një konferencë në kuadër të zgjedhjeve “mid-term”, ndërsa delegacioni i Unionit Demokrat Ndërkombëtar do të jetë pjesë e këtij aktiviteti.…
Gara për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm është shoqëruar me përplasje të forta brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku një kërkesë për përjashtimin e një prej anëtarëve ka sjellë një zinxhir kërkesash të tjera mes anëtarëve të Këshillit. Kandidati Ylli Pjetërnikaj ka kërkuar përjashtimin e anëtarit të KLP-së, Vatë Staka, nga procedura e përzgjedhjes, duke pretenduar konflikt interesi. Kërkesa është depozituar më 30 korrik, por ende nuk është marrë në shqyrtim nga Këshilli. Situata u komplikua gjatë mbledhjes së së premtes, kur vetë Staka kërkoi përjashtimin e anëtarit Zeqir Hodo nga shqyrtimi i kërkesës së Pjetërnikajt. Sipas…
Hedhja e mbetjeve nga automjetet do të ndëshkohet me gjobë deri në 200 mijë lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paralajmëruar shoferët dhe udhëtarët se çdo rast i ndotjes së rrugëve do të konsiderohet shkelje e ligjit dhe do të pasohet me masa ndëshkuese. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ARRSH bën të ditur se, në bazë të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, personat që hedhin mbetje nga automjetet apo i braktisin ato përgjatë rrjetit rrugor mund të gjobiten nga 65 mijë deri në 200 mijë lekë. Institucioni paralajmëron gjithashtu se në ditët në vijim kontrollet do të intensifikohen…