Nga KIABI Kids në TEG te KIABI Full Family në QTU, marka franceze e modës po zgjeron praninë e saj në tregun shqiptar, duke sjellë një koncept të ri të blerjeve për të gjithë familjen. Më 28 gusht, KIABI hap dyqanin e saj të dytë në Shqipëri, këtë herë në QTU, duke sjellë për herë të parë konceptin “Full Family”. Hapësira e re synon të bashkojë modën franceze me çmime të përballueshme dhe një gamë të gjerë produktesh për çdo anëtar të familjes. “Jemi shumë të lumtur që KIABI hap dyqanin e dytë në Shqipëri, tashmë në QTU, duke sjellë…
Author: tirana
Kristjan Asllani ka nisur zyrtarisht një aventurë të re në karrierë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është prezantuar nga Al Jazira, duke u bërë lojtari më i ri i klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Klubi nga Abu Dhabi zyrtarizoi transferimin përmes rrjeteve sociale, duke i uruar mirëseardhjen mesfushorit shqiptar me mesazhin: “Numri ynë 23”. “Al Jazira ka nënshkruar me mesfushorin e Kombëtares shqiptare Kristjan Asllani në formë huazimi nga Interi”, njoftoi klubi. Transferimi vjen pas disa ditësh negociatash mes Al Jaziras dhe Interit. Fillimisht, më 25 gusht, u raportua se palët kishin arritur një marrëveshje verbale për huazimin e Asllanit.…
Në të 61 bashkitë e vendit kanë përfunduar pikat e internetit publik falas, në kuadër të iniciativës “WiFi4WB”, të mbështetur nga Bashkimi Europian dhe Gjermania. Nga zonat malore deri në bregdet dhe nga qytetet e mëdha te bashkitë më të vogla, qytetarët dhe vizitorët tashmë mund të kenë akses në rrjete publike Wi-Fi falas. I ngarkuari me punë i BE-së në Shqipëri, Andre Rizzo, e cilësoi këtë projekt si një tjetër hap konkret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. “Falë mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë, ky është një tjetër hap konkret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, duke…
Uljan Shpataraku, ish-efektiv i Policisë së Shtetit, i arrestuar në automjet së bashku me biznesmenin Ergys Agasi, do të dalë sot përpara Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca pritet të nisë në orën 11:00. Shpataraku u arrestua në flagrancë për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”, pasi rezultoi se drejtonte automjetin tip “Audi” me të cilin po lëvizte edhe Agasi, i shpallur në kërkim prej rreth 8 muajsh nga SPAK në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderët e AKSHI-t. Sipas të dhënave nga hetimi, pas përjashtimit nga radhët e Policisë së…
Pas vendimit të GJKKO-së, e cila la në fuqi masën “arrest në burg”, biznesmeni Ergys Agasi është transferuar nga Blloku i Sigurisë “Mine Peza” në Tiranë drejt paraburgimit të Bradasheshit në Elbasan. Agasi, i cili prej muajsh ishte në kërkim, u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës nga Forcat Operacionale të Policisë, teksa lëvizte me automjet. Pas arrestimit, ai u shoqërua në ambientet e Bllokut të Sigurisë në Tiranë, ndërsa tashmë do të qëndrojë në paraburgimin e Bradasheshit. Në momentin e arrestimit, në automjetin ku ndodhej Agasi ishte edhe Ulian Shpataraku, ish-zyrtar i lartë i Policisë…
Nga Mero Baze Genc Pollo ishte përpjekur të bënte humor. Ngaqë është një sport që s’e ka ushtruar kurrë, natyrisht është keq në këtë drejtim. Kish marrë një foto të ambasadores Yuri Kim dhe kish tentuar të prodhonte një meme, sikur ajo po priste në aeroport në New York Sali Berishën, që ka nisur fushatën e dytë të përgatitjeve për marrjen e vizës, pas përpjekjes së tij të parë për të marrë vizë mjekësore si i sëmurë me prostatë speciale. Tani po përpiqet të marrë vizë për një mbledhje republikanësh ndërkombëtarë në SHBA, duke qenë se është lider i pazëvendësueshëm…
Gjashtë muaj pasi sulmet ajrore amerikane dhe izraelite ndaj Iranit nisën një konflikt që ka tronditur tregjet e energjisë dhe ka penguar transportin global detar, ende nuk ka një fund të qartë të konfrontimit. Teksa kapacitetet ushtarake të Iranit kanë pësuar dëme të mëdha, ai ende ka ndikim në Ngushticën e Hormuzit. Ekspertët e intervistuar nga Radio Evropa e Lirë, nga i gjithë spektri politik në Uashington, thonë se faza e ardhshme do të përcaktohet nga katër pyetje: sa gjatë mund t’i bëjë ballë Irani presionit ekonomik, a mund ta shndërrojë diplomacia avantazhin ushtarak në një marrëveshje të qëndrueshme, çfarë…
29 gusht 2026 – Një 67-vjeçar në Burrel është arrestuar nga Policia pasi kishte dhunuar dhe kishte kanosur bashkëshorten e tij. Policia mbërriti në banesën e 67-vjeçarit pas një njoftimi për një konflikt familjar. U arrit neutralizimi i ngjarjes duke shmangur dhe përshkallëzimin e situatës. Gjatë kontrolleve në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe 55 copë fishekë. “Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, situata është neutralizuar dhe është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë kriminale. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi B.…
Mëngjesi i kësaj të shtune nisi me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në pikën e përbashkët kufitare të Morinit. Duket se qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë edhe fundjavën e fundit të gushtit për ta kaluar pranë bregdetit. Numri më i lartë i mjeteve u shënua mes orës 5 deri në orën 7 të mëngjesit. Policia kufitare operoi me procedurën e përshpejtuar për kalimin e kufirit pa kontrolle për automjetet me targa të Kosovës e Shqipërisë, gjithsesi herë pas here krijohen kolona të gjata mjetesh deri në thellësi të territorit të Kosovës. Për qytetarët e Kosovës kjo javë e fundit…
Shumë njerëz mezi presin të veshin një bluzë apo fustan të sapoblerë, por dermatologët këshillojnë që rrobat e reja të kalojnë fillimisht në lavatriçe. Edhe pse duken të pastra, ato mund të përmbajnë mbetje kimikatesh nga procesi i prodhimit, si edhe të jenë ekspozuar ndaj shumë duarve gjatë transportit dhe shitjes. Sipas ekspertëve të cituar nga TIME, një nga problemet më të zakonshme janë ngjyruesit e përdorur në pëlhurat sintetike, si poliesteri dhe najloni. Këto substanca mund të shkaktojnë dermatit alergjik të kontaktit, një reaksion që shfaqet me skuqje, kruarje dhe irritim të lëkurës disa ditë pasi rrobat janë veshur.…
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 2 janë nën mbikëqyrje. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar në total 481 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të strukturave vendore janë angazhuar gjithashtu 105 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse të FA-së, 3 helikopterë dhe 1 avion AIR TRACTOR. Vatrat aktive janë të përqendruara në qarqet Tiranë dhe Dibër. Në Malin e Dajtit vijon puna pas riaktivizimit të tre vatrave, me angazhimin e 25 forcave zjarrfikëse/AZM dhe 20…
Asnjë banesë monument kulture nuk do të lihet të degradojë apo të shembet për shkak të pamundësisë financiare, neglizhencës apo mungesës së ndërhyrjes nga pronarët. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka nisur zbatimin e një mekanizmi të ri institucional, që i hap rrugë ndërhyrjes së shtetit në pasuritë kulturore private që ndodhen në rrezik. Ministri Blendi Gonxhja bëri të ditur se puna administrative dhe teknike ka nisur tashmë, me fokus të veçantë te banesat historike që paraqesin probleme strukturore dhe rrezik shembjeje. “Asnjë objekt banimi monument kulture nuk do të lihet në mëshirë të fatit”, deklaroi Gonxhja, duke argumentuar…