Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Zyrtare/ Kristjan Asllani lë Interin dhe transferohet në Emirate, shqiptari prezantohet te Al Jazira me fanellën “23”

16:13 / August 29, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
asllani sd 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kristjan Asllani ka nisur zyrtarisht një aventurë të re në karrierë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është prezantuar nga Al Jazira, duke u bërë lojtari më i ri i klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Klubi nga Abu Dhabi zyrtarizoi transferimin përmes rrjeteve sociale, duke i uruar mirëseardhjen mesfushorit shqiptar me mesazhin: “Numri ynë 23”.

“Al Jazira ka nënshkruar me mesfushorin e Kombëtares shqiptare Kristjan Asllani në formë huazimi nga Interi”, njoftoi klubi.

Transferimi vjen pas disa ditësh negociatash mes Al Jaziras dhe Interit. Fillimisht, më 25 gusht, u raportua se palët kishin arritur një marrëveshje verbale për huazimin e Asllanit.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, marrëveshja parashikon një pagesë prej 2 milionë eurosh për huazimin, ndërsa klubi nga Emiratet ka edhe një opsion blerjeje prej 6.5 milionë eurosh, i cili mund të shndërrohet në detyrim në varësi të kushteve të përcaktuara në kontratë.

Raportimet e mediave italiane një ditë më vonë flisnin për një strukturë të ngjashme të operacionit, por me shifra të ndryshme, ndërsa palët vijonin finalizimin e detajeve të kontratës.

Tashmë gjithçka është zyrtare dhe Asllani do të mbajë fanellën me numrin 23 te Al Jazira.

23-vjeçari largohet nga Interi pas një periudhe ku nuk arriti të siguronte një rol të rëndësishëm në formacionin zikaltër. Në Emirate, mesfushori i Kombëtares shqiptare synon të gjejë më shumë hapësira, minuta loje dhe të marrë një rol protagonist në skuadrën e re.

23 emirate Kristjan Asllani zyrtare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.