Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

GJKKO e la në burg/ Ergys Agasi, transferohet në paraburgimin e Bradasheshit

10:58 / August 29, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images 28 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas vendimit të GJKKO-së, e cila la në fuqi masën “arrest në burg”, biznesmeni Ergys Agasi është transferuar nga Blloku i Sigurisë “Mine Peza” në Tiranë drejt paraburgimit të Bradasheshit në Elbasan.

Agasi, i cili prej muajsh ishte në kërkim, u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës nga Forcat Operacionale të Policisë, teksa lëvizte me automjet. Pas arrestimit, ai u shoqërua në ambientet e Bllokut të Sigurisë në Tiranë, ndërsa tashmë do të qëndrojë në paraburgimin e Bradasheshit.

Në momentin e arrestimit, në automjetin ku ndodhej Agasi ishte edhe Ulian Shpataraku, ish-zyrtar i lartë i Policisë së Elbasanit.

Biznesmeni është nën hetim që prej vitit 2025 dhe ndaj tij rëndojnë dyshime për një sërë veprash penale, mes tyre konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, grup i strukturuar kriminal, pastrim i produkteve të veprës penale dhe korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Sipas hetimeve, Agasi dyshohet se ka pasur rol në një grup që synonte të ndikonte dhe manipulonte procedurat e tenderëve të AKSHI-t, përmes presioneve dhe konkurrencës së paligjshme.

Në të njëjtën dosje është përfshirë edhe biznesmeni Ermal Beqiraj, i cili u arrestua pak kohë më parë në Francë. Të dy akuzohen për “grup të strukturuar kriminal” dhe “manipulim me tenderët” e AKSHI-t.

bradasheshe Burg Ergys Agasi GJKKO paraburgim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Uljan Shpataraku në GJKKO për masën e sigurisë, ish-polici u arrestua me Ergys Agasin, në banesë iu gjetën 7 armë

11:09 / August 29, 2026

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026

Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, policia arreston 67-vjeçarin në Burrel

10:24 / August 29, 2026

Fundjava e fundit e gushtit, kolona automjetesh në Morinë nga fluksi i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë

10:16 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.