Author: tirana

Viti i ri shkollor do të nisë më 14 shtator me disa ndryshime. Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzuesin, ku i jepet një fokus i veçantë ditës së parë në institucionet arsimore, jo për mësim, por do të shërbejë për orientimin e nxënësve me rregulloren dhe normat e sjelljes. Në çdo klasë, nxënësit do të njihen me rregullat e sigurisë, kodin e veshjes në shkollë, ndalimin e përdorimit të telefonit celular, moslejimin e ushqimeve të pashëndetshme, respektimin e njëri-tjetrit dhe bashkëjetesës në komunitetin shkollor. “Informimi dhe orientimi i nxënësve realizohet nga të gjithë anëtarët e stafit të institucionit arsimor, përfshirë…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të mbajë këtë të premte në selinë rozë, një takim me ministrat dhe drejtuesit politik në qarqe. Takimi zhvillohet në orën 17:30 dhe pason mbledhjet dy ditore në Pogradec dhe mbledhjen e djeshme të qeverisë. Kryesocialisti pritet të japë udhëzimet për takimet që duhet të nisin drejtuesit politik në zonat e tyre elektorale, për t’u shpjeguar strukturave dokumentet strategjike të mazhorancës qeverisëse, ‘Besën’, ‘Praninë Besnike’. Në Pogradec u prezantua edhe platforma “Pasqyrë Albania”, ku do të grumbullohen dhe ndiqen ankesat e qytetarëve. Synimi është që problematikat të marrin përgjigje brenda dy javësh dhe qytetari të mund…

Read More

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur një operacion intensiv për nxjerrjen e mbi 100 punëtorëve të bllokuar në një tunel nëntokësor, në një kantier ku po ndërtohet një digë hidroelektrike në Nepal. Punëtorët mbetën të bllokuar pas rrëshqitjeve masive të dheut dhe përmbytjeve shkatërruese që goditën të mërkurën rajonin verior të Nepalit, pranë kufirit me Kinën. Zëdhënësi i ushtrisë nepaleze, Raja Ram Basnet, konfirmoi për AFP se autoritetet kishin marrë informacion për persona të bllokuar brenda tunelit të kantierit të ndërtimit të digës në Trishuli. Forcat e kërkim-shpëtimit po vijojnë përpjekjet për të arritur te punëtorët dhe për t’i nxjerrë ata…

Read More

Dashi – Kjo ditë ju sjell energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi e re, por shmangni vendimet e nxituara. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të afrojë më shumë çiftet, ndërsa beqarët mund të kenë një njohje interesante. Demi – Do të ndiheni më të qetë dhe më të sigurt për zgjedhjet tuaja. Financat kërkojnë pak më shumë kujdes, veçanërisht në shpenzimet e paplanifikuara. Në dashuri, një gjest i vogël mund të rikthejë ngrohtësinë në marrëdhënie. Binjakët – Komunikimi do të jetë pika juaj më e fortë. Mund të merrni një lajm që e keni pritur prej…

Read More

Edhe për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore në lindje.Në momentin e vranësirave të dendura në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 12 m/s.Valëzim në dete do…

Read More

Kanë nxituar të regjistrohen që në ditën e parë maturantët që kanë fituar degën më të preferuar, Mjekësi e Përgjithshme, degë e cila arrihet nga maturantët me rezultatet më të larta. Në ditën e dytë janë të rrallë maturantët që janë paraqitur për regjistrim. “Jam shumë e lumtur, dega ime e që kisha ëndërr”, thanë dy studentet fitues. Procesi i regjistrimit të fituesve zgjat deri në orën 16.00 të kësaj të enjteje. “Nga nesër vijon të zhvendoset viza nëse do të mbetet ndonjë vend bosh”, tha zv.dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Ledjan Malaj. Në ditën e parë të regjistrimit u krijuan radhë…

Read More

Grida Duma ka reaguar pas raportimeve se ajo pritet të jetë zv/kryeministrja e re në qeverinë e Edi Ramës. Lajmi për përfshirjen e saj në qeveri ka qarkulluar gjatë ditëve të fundit, ku kanë raportuar se Duma mund të marrë postin e zv/kryeministres në shtator. Pas këtyre raportimeve, Duma ka zgjedhur të reagojë përmes një videoje të publikuar në profilin e saj në Instagram, duke thyer kështu heshtjen përballë zërave që e lidhin me një prej posteve më të rëndësishme të qeverisë. ”Vera mbaroi, bashkë me intrigat dhe thashethemet e pazarxhinjve”,-shkruan Duma, duke hedhur poshtë lajmet. “Flini të qetë”, ka qenë…

Read More

Islandezët votojnë në 29 gusht në një referendum nëse vendi duhet të rifillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Islanda aplikoi për anëtarësim në vitin 2009 dhe nisi negociatat një vit më vonë, por procesi u pezullua në vitin 2013. Në vitin 2015, Reikjaviku njoftoi se nuk dëshironte të konsiderohej më vend kandidat, pa e tërhequr zyrtarisht aplikimin. Një votë pro do të kishte rëndësi jo vetëm për Islandën, por edhe për BE-në dhe vendet e tjera që synojnë anëtarësimin. Islanda, me rreth 400 mijë banorë, është tashmë pjesë e zonës Schengen dhe e Zonës Ekonomike Evropiane, ndaj zbaton një…

Read More

Vihet në pranga pronari i një hoteli, ku ishin strehuar 7 emigrantë nga Sudani. 66-vjeçari Petrit Spaho u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”. Nga veprimet hetimore dyshohet se në hotelin në pronësi të tij, në Vaqarr, Tiranë, ky shtetas kishte strehuar disa shtetas të huaj, të cilëve iu kishte siguruar mjete transporti (taksi) dhe i kishte nisur në drejtim të Koplikut, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit, me destinacion shtete të…

Read More

Avokati i Ergys Agasit (të arrestuar dje), Maks Haxhia ka zhvilluar sot më 27 gusht një takim në qeli me klientin e tij. Pas takimit, Haxhia foli edhe për mediat. Ai u shpreh se pala mbrojtëse do që të njihet me dosjen. “Zhvillova një takim sot me klientin tim Ergys Agasi. Kuptohet që ne si palë mbrojtëse duam që të njihemi me dosjen. Duam të njihemi me dosjen, se pa e pasur atë, nuk kemi si të ngremë edhe pretendimet. I mbrojturi prej meje Agasi, pretendon se është jashtë çdo ngarkese juridike. Ai pretendon se nuk ka prekur financat publike,…

Read More

Mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar një e-mail, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë. Dyshohet se është falsifikuar dhe vjen nga një universitet në Argjentinë, kërcënon se ‘të pafetë do të copëtohen dhe më pas do të vriten”. “Përshëndetje, ky është Shteti Islamik. Me vullnetin e Allahut, kemi vendosur një bombë në ndërtesën tuaj. Ajo do të shpërthejë pas dy orësh.Më pas ju të pafe do të copëtoheni. Pastaj do t’ju vrasim”, shkruhet në email. Pas këtij e-maili forca të…

Read More