Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se po transportonte një pistoletë nga Kruja drejt Tiranës, me qëllim shitjen e saj. Operacioni i koduar “Price” u finalizua nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas administrimit të informacionit të siguruar në rrugë operative. I arrestuari është shtetasi N. D., 26 vjeç, banues në Krujë, i cili u kap në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, teksa lëvizte me automjet në drejtim të Tiranës. Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte 26-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri, pistoletë, e…
Author: tirana
Bashkia Himarë ka shpallur hapjen e garës për rehabilitimin dhe rikualifikimin urban të fasadave dhe territorit në fshatin Dhërmi, në zonën e mbrojtur historike. Bëhet fjalë për lotin e dytë të projektit, me një fond limit të përllogaritur prej rreth 500 milionë lekësh. Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, fokusi do të jetë zona e mbrojtur përreth qendrës historike. Projekti parashikon një ndërhyrje të integruar në fasadat e ndërtesave, hapësirat publike, rrugët dhe infrastrukturën urbane. Synimi është krijimi i një gjuhe arkitektonike të unifikuar, në mënyrë që ndërtimet e reja dhe ato ekzistuese të harmonizohen me karakterin tradicional të…
Pas konfirmimit të rastit të parë me Ethet e Nilit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epidemiologjik në qarkun e Korçës. Një ekip specialistësh të ISHP-së nga Tirana ka mbërritur në terren për kryerjen e hetimit entomologjik dhe depistimin në vatër, me qëllim identifikimin e pranisë së mushkonjës që transmeton virusin e Nilit Perëndimor dhe marrjen e masave të nevojshme të kontrollit. Rasti i konfirmuar i përket një 72-vjeçari nga Korça, i cili aktualisht ndodhet nē gjendje tē rëndë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr trajtimin mjekësor përkatës. I moshuari jeton në qytetin e Korçës…
Një i burgosur ka ndërruar jetë këtë 26 gusht në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier. Bëhet fjalë për Ardian Malasin, i cili ishte dënuar me 8 vite heqje lirie. Dyshohet se Malasi ka pësuar hemorragji cerebrale. Ardian Malasi ishte dënuar për veprën penale “Pastrim i produktit të veprës penale së veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Vendimi ndaj tij kishte marrë formë të prerë më 1 qershor 2026. Malasi ishte arrestuar më 26 tetor 2023. Ai ishte transferuar nga burgu “Jordan Misja” në Tiranë në IEVP…
Sulmet ruse me dronë ndaj pikave të karburantit në Ukrainë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke rritur rrezikun për civilët dhe duke detyruar autoritetet të marrin masa të posaçme sigurie. “Mbushuni shpejt dhe vazhdoni rrugën”, u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve kryebashkiaku i Kharkivit, Ihor Terekhov, pas sulmeve me dronë rusë ndaj dy pikave të karburantit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Sipas autoriteteve lokale, dy persona mbetën të plagosur. Sulme të ngjashme janë regjistruar edhe në zona të tjera. Javën e kaluar, një pikë karburanti pranë Kryvyi Rih u godit, duke shkaktuar tre viktima.…
Autoritetet greke kanë shkatërruar një rrjet të mirëorganizuar të trafikimit dhe shpërndarjes së kokainës në ishullin e Mykonosit. Grupi kriminal përdorte tre kompani transporti privat (transfer) si mbulesë për të kamufluar aktivitetin e paligjshëm dhe për të pastruar paratë. Mediat greke raportojnë se, në pranga kanë rënë 9 persona, shqiptarë, grekë dhe turq, të cilët ishin pronarë të këtyre kompanive që transportonin turistë brenda ishullit. Gjatë operacionit të zhvilluar më 21 gusht, policia sekuestroi sasi të ndryshme droge, para të gatshme dhe 7 furgonë që përdoreshin për lëvizjen e lirshme në çdo zonë pa ngjallur dyshime. Hetimet zbuluan se anëtarët përdornin…
Bumi i turizmit në Shqipëri po përshpejtohet, ndërsa një rritje e fuqishme e numrit të vizitorëve ndërkombëtarë po nxit kërkesë rekord për banesa dhe prona të destinuara për qira afatshkurtra në të gjithë vendin, shkruan Travel and Tours Word (TTW). Rritja e numrit të turistëve, ndryshimi i preferencave të udhëtarëve dhe interesi në rritje për akomodimet private kanë sjellë rritje të rezervimeve, normave të zënies dhe çmimeve të qirave, duke transformuar peizazhin e mikpritjes në Shqipëri. Të dhënat nga tregu shqiptar i qirave afatshkurtra tregojnë se kërkesa po rritet më shpejt se oferta e disponueshme, duke krijuar mundësi të reja…
Reforma e re administrativo-territoriale, e propozuar nga mazhoranca, parashikon një ndryshim të veçantë për kryeqytetin: krijimin e njësisë së re administrative Rinas në Bashkinë Tiranë, e cila sipas relacionit do të përfshijë fshatin Rinas, aktualisht pjesë e Bashkisë Krujë, si dhe Bërxullën dhe Domjen nga Bashkia Vorë. Qëllimi është që Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe zona ekonomike përreth tij të administrohen brenda një territori të vetëm, të lidhur me Tiranën. Relacioni argumenton se kjo zonë funksionon tashmë si një hapësirë e vetme ekonomike me kryeqytetin. Ndryshe nga 13 konsolidimet e tjera të reformës, ku bashki të tëra bashkohen me njëra-tjetrën,…
Një avion që besohet se transportonte drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe, është larguar nga Moska, sipas të dhënave të publikuara nga platforma e gjurmimit të fluturimeve Flightradar24. As Shtetet e Bashkuara dhe as Rusia nuk kanë komentuar mbi fluturimin dhe nuk kanë konfirmuar nëse Ratcliffe ndodhej në bord. Ratcliffe raportohet se udhëtoi drejt Moskës për bisedime, por ende nuk dihet se me kë është takuar apo cila ka qenë agjenda e vizitës. Udhëtimi përbën vizitën e parë të njohur të një drejtuesi të inteligjencës amerikane në Moskë që nga nëntori i vitit 2021, kur paraardhësi i Ratcliffe, William Burns, zhvilloi…
Pas takimeve maratonë në qytetin e Pogradecit, kryeministri Edi Rama ka organizuar një tjetër mbledhje ditën e premte. Kësaj radhe, takimi do të zhvillohet në selinë rozë me 12 drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat e kabinetit. Ky takim është pasues i atyre me dyer të mbyllura të zhvilluara në Pogradec ku socialistët bënë bilancet e punës për sezonin që lanë pas e vendosën piketat për nisjen e sezonit të ri. Kreu i qeverisë theksoi se prioritet për PS janë shqetësimet e qytetarëve si dhe përmirësimi i raportit qytetar – shtet. Në ndihmë të kësaj të fundit, ai ka vendosur…
Administrata e presidentit Donald Trump ka pezulluar përkohësisht intervistat për vizat imigruese në ambasadat dhe konsullatat amerikane në mbarë botën, në një tjetër masë të administratës për forcimin e kontrolleve ndaj imigracionit. Departamenti i Shtetit e ka konfirmuar masën, duke e lidhur atë me një program të ri trajnimi për zyrtarët konsullorë. Sipas autoriteteve amerikane, trajnimi synon të sigurojë që aplikantët të vlerësohen në mënyrë më të plotë dhe të njëtrajtshme, veçanërisht sa i përket mundësisë që ata të varen nga përfitimet publike në SHBA. Vendimi është zbatuar në ambasadat dhe konsullatat amerikane që nga fillimi i gushtit. Aplikantët që…
Pesë shtetas shqiptarë, mes tyre tre të mitur dhe një e moshuar 79-vjeçare, u kthyen në atdhe nga Siria në orën 01:20, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen ende në zonat e konfliktit dhe kampet në Siri. Në aeroportin e Rinasit, për të ndjekur nga afër procesin e kthimit dhe pritjen e shtetasve, ishin Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, Koordinatorja Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Lejdi Dervishi, përfaqësues të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe të…