Pas takimeve maratonë në qytetin e Pogradecit, kryeministri Edi Rama ka organizuar një tjetër mbledhje ditën e premte. Kësaj radhe, takimi do të zhvillohet në selinë rozë me 12 drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat e kabinetit.
Ky takim është pasues i atyre me dyer të mbyllura të zhvilluara në Pogradec ku socialistët bënë bilancet e punës për sezonin që lanë pas e vendosën piketat për nisjen e sezonit të ri.
Kreu i qeverisë theksoi se prioritet për PS janë shqetësimet e qytetarëve si dhe përmirësimi i raportit qytetar – shtet.
Në ndihmë të kësaj të fundit, ai ka vendosur planin strategjik për mandatin e 4-t ‘Besa’ dhe ‘Prania Besnike’ ndërkohë së fundmi Rama prezantoi dhe ‘Pasqyrë Albania’, një hapësirë dixhitale ku do të grumbullohen problematikat e qytetarëve dhe nga ku do të ndiqen nga qeveria.
Platforma do të funksionojë përmes dy mekanizmave: “Flamingo Albania”, që do të mbledhë ankesat dhe shqetësimet, dhe “Radar”, që do të gjurmojë rrugën e trajtimit të tyre nga ministritë, bashkitë dhe institucionet e tjera
