Author: tirana

Një 74-vjeçar, administrator i një pallati në rrugën “Aleksandri i Madh” në Tiranë, është plagosur rëndë me mjete prerëse pas një konflikti me një banor të pallatit. Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë ndërhyrë menjëherë pas njoftimit për rastin. Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, 35-vjeçari Klevis Leka, banor i të njëjtit pallat. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, konflikti dyshohet se ka nisur për linjën e ujit të pijshëm në pallat. Gjatë përplasjes, 35-vjeçari dyshohet se ka përdorur mjete prerëse, duke plagosur rëndë administratorin. Policia ka sekuestruar si…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundit për situatën e zjarreve në vend, duke raportuar 24 vatra zjarri gjatë ditës së sotme, 26 gusht. Sipas njoftimit, deri në orën 20:00, katër vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa pesë të tjera janë nën mbikëqyrje. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter. Në Qafën e Helmës, në Bulqizë, vijojnë ndërhyrjet për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në terren ndodhen 23 forca operacionale nga MZSH Bulqizë dhe strukturat bashkiake. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e…

Read More

Nga Ylli Manjani Ka një moment kur absurdi nuk është më gabim. Është bërë sistem. Debati për vetëvendosjen e pagave të gjyqësorit, pa pyetur askënd dhe pa marrë në konsideratë as hierarkinë kushtetuese të shtetit, ka mbërritur pikërisht aty ku ishte nisur, në kulmin e vet, te vetëpagimi sipas qejfit. Madje jo vetëm sipas qejfit, por edhe me hesap prapaveprues. Vendos sot dhe merr paratë edhe për dje. Në çdo shtet normal kjo do të quhej konflikt interesi. Në Republikën e Shqipërisë quhet “pavarësi e pushtetit gjyqësor”. Ndërkohë pjesa tjetër e shtetit rri si guak. Ose, edhe më keq, kërcen…

Read More

Këtë të enjte në Monaco duke nisur nga ora 18:00 do të mbahet shorti i fazës së ligës për sezonin 2026-27 në Champions League, kompeticionit më të vlefshëm për klube në Evropë. Të mërkurën u ndanë katër biletat e fundit për këtë turne, ndërsa është mësuar panorama e plotë e 36 skuadrave të kualifikuara dhe ndarja e tyre në katër vazo. Në secilën vazo do të jenë nëntë skuadra, teksa ndarja është sipas koeficientëve të secilës skuadër dhe rezultatet e tyre në historinë e garave evropiane. Për të tretin vit radhazi, Champions League do të garojë në fazën e ligës…

Read More

Një ngjarje dhune në familje është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Sipas të dhënave paraprake, një çift i ri është përfshirë në një konflikt, gjatë të cilit bashkëshorti dyshohet se ka goditur gruan me një mjet prerës, tip sqepar, në pjesën e ballit. E reja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e saj është e stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dëmtimet janë raportuar si sipërfaqësore dhe kryesisht në pjesën e ballit. Ndërkohë, Policia ka shoqëruar…

Read More

Banorët e Njësisë Administrative Suç, në Bashkinë e Klosit, janë shprehur në shumicën dërrmuese të tyre pro reformës së re administrative dhe bashkimit të Klosit me Matin. Në dëgjesën publike të zhvilluar me banorët, argumentet e pjesëmarrësve në favor të këtij bashkimi kanë qenë të qarta, bindëse dhe të mbështetura në historinë, traditën dhe realitetin e kësaj treve. Kryefjala e pothuajse të gjithë folësve ishte e njëjtë:“Mati ka qenë një njësi dhe i tillë duhet të jetë. Duhet të korrigjojmë një gabim të së shkuarës.” Ndërsa dhjetëra banorë u shprehën hapur në favor të reformës, kundër bashkimit dolën vetëm dy…

Read More

Dashi – Një ditë me energji dhe dinamizëm. Në punë do të keni mundësi të merrni iniciativa të reja, ndërsa në dashuri një bisedë e sinqertë mund të afrojë më shumë çiftet. Kujdes me shpenzimet e nxituara. Demi – Do të ndiheni më të qetë dhe të fokusuar te çështjet që kanë rëndësi për ju. Në aspektin profesional mund të merrni një lajm pozitiv. Në dashuri, durimi do t’ju ndihmojë të shmangni keqkuptimet. Binjakët – Komunikimi do të jetë pika juaj më e fortë. Një takim ose telefonatë mund të sjellë një mundësi interesante. Në marrëdhënie, tregohuni të qartë me atë që dëshironi dhe mos lini…

Read More

Biznesmeni Ergys Agasi u arrestua këtë të mërkurë nga Forcat Operacionale Durrës në Golem. Pas arrestimit të biznesmenit, ka reaguar dhe SPAK, që me anë të një njoftimi shkruan se Agasi është nën hetim për kryerjen e veprave penale: “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë…

Read More

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin. Sipas parashikimit, vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht në relievet e larta malore në lindje të vendit. Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginore, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 16 m/s. Në det parashikohet valëzim i forcës 2–4 ballë.

Read More

Një 53-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 44-vjeçare në Rodopi të Greqisë dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë benzinë. Çifti shqiptar kishte tre fëmijë, dy prej të cilëve të rritur dhe një 16-vjeçar. Krimi ndodhi brenda banesës së familjes në zonën e Dialampit, ndërsa ishte një prej fëmijëve që njoftoi autoritetet. Pas vrasjes së bashkëshortes, 53-vjeçari piu benzinë në tentativë për t’u vetëvrarë. Ai u transportua në spital, ku vijon të marrë trajtim mjekësor. Në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi dy thika, të cilat do të ekzaminohen në kuadër të hetimeve për…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, Olga Cogen me rastin e pranimit të Letrave Kredenciale. Presidenti i Republikës vlerësoi vendimin për hapjen për herë të parë të Ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës me seli në Tiranë. Gjatë takimit u riafirmua angazhimi për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe me Belgjikën, bazuar në vlerat e përbashkëta evropiane, dialogun e ngushtë politik dhe bashkëpunimin e fortë brenda NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke…

Read More

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord që të ndajnë pasuritë e rikuperueara nga një ccështje e përbashkët penale. Dy vendet kanë firmosur marrëveshjen e parë të këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, e cila parashikon ndarjen e aseteve të sekuestruara nga aktiviteti kriminal dhe riinvestimin e tyre në projekte me interes publik. Dosja e parë ku është zbatuar kjo marrëveshja lidhet me trafik kanabisi në Angli dhe Uells. Gjatë hetimeve, autoritetet britanike dhe shqiptare bashkëpunuan për të gjurmuar përfitimet e krijuara nga aktiviteti kriminal, të cilat u identifikuan dhe u rikuperuan në Shqipëri. Shuma e parë që do të ndahet…

Read More