Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Krim brenda familjes në Greqi/ Shqiptari ekzekuton gruan me thikë para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë fund jetës, detajet

14:42 / August 26, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia greke 750x422 sd 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 53-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 44-vjeçare në Rodopi të Greqisë dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë benzinë.

Çifti shqiptar kishte tre fëmijë, dy prej të cilëve të rritur dhe një 16-vjeçar. Krimi ndodhi brenda banesës së familjes në zonën e Dialampit, ndërsa ishte një prej fëmijëve që njoftoi autoritetet.

Pas vrasjes së bashkëshortes, 53-vjeçari piu benzinë në tentativë për t’u vetëvrarë. Ai u transportua në spital, ku vijon të marrë trajtim mjekësor.

Në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi dy thika, të cilat do të ekzaminohen në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas mediave greke, çifti kishte pasur probleme edhe më herët. Në vitin 2022, kur ndodheshin në Heraklion të Kretës, 44-vjeçarja kishte denoncuar bashkëshortin për kanosje. 53-vjeçari ishte arrestuar për këtë rast, por më pas është liruar.

Vrasja ka ndodhur vetëm 3 ditë pasi një tjetër shqiptar, Altin Allmuça vrau me armë zjarri ish-partneren Julieta Obzova, shqiptare, dhe më pas u vetëvra.

Greqi krim brenda familjes vret me thike bashkeshorten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026

Drejtori për Rendin në Policinë e Shtetit: 120 efektivë të lënduar në vend

15:09 / October 16, 2026

Protestat/ Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës  

14:44 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.