Author: tirana

Kryeministri Edi Rama nis një tur takimesh për koordinimin dhe vënien në zbatim të porosive që u lanë gjatë dy takime në Pogradec.  Sipas burimeve mësohet se të premten ora 17:00 në selinë e PS, Rama takohet me drejtuesit politik dhe ministrat për të avancuar angazhimet e hedhura në dokumentin “Besa”. Po ashtu burime nga PS flasin për nisjen e një turi të kryeministrit në 12 qarqe të vendin. Turi nis me qarkun e Tiranës nga ku Rama bashkë me deputetët do të diskutojnë për të avancuarin me dokumentin Besa dhe “Pasqyra Albania”.

Read More

Kanë nisur dëgjesat publike në Bashkinë Klos, në kuadër të diskutimeve për reformën e re territoriale. Pas njësisë administrative Xibër, takimi i radhës është zhvilluar në njësinë administrative Gurrë, ku banorët kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me projektin e ri për riorganizimin e njësive vendore.Gjatë dëgjesës, banorët e Gurrës u shprehën në mbështetje të reformës së re territoriale, duke argumentuar se bashkimi i Klosit me Matin do të krijonte një njësi vendore më të fuqishme dhe me më shumë mundësi për investime, shërbime dhe zhvillim. Sipas tyre, përvoja e viteve të fundit ka treguar se Bashkia Klos nuk ka…

Read More

Dashi – Dita sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Në punë do të ndiheni më të vendosur për të çuar përpara një çështje që e keni lënë pezull. Në dashuri, shmangni reagimet e nxituara dhe dëgjoni më shumë partnerin. Beqarët mund të kenë një njohje interesante. Kujdes me shpenzimet e panevojshme. Demi – Do të kërkoni më shumë qetësi dhe stabilitet gjatë kësaj dite. Në aspektin profesional, një mundësi e re mund t’ju bëjë të mendoheni gjatë përpara se të merrni një vendim. Në dashuri, komunikimi i sinqertë do të ndihmojë në forcimin e marrëdhënies. Financat kërkojnë pak më shumë kujdes. Binjakët – Një ditë…

Read More

Vendi ynë do të ndikohet gjatë ditës së mërkurë nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti do të karakterizohet nga alternime vranësirash në orët e mëngjesit dhe kthjellime pas mesditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zona të caktuara nuk do të mungojnë edhe shtrëngata afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe veriu, me shpejtësi rreth 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në atë jugperëndimore, si dhe në zonat luginore, era pritet të…

Read More

Pas prezantimit të versionit të ri “ChatGPT për adoleshentë”, të projektuar për përdoruesit e moshës 13 deri në 17 vjeç, kompania OpenAI është përballur me kritika të forta nga ekspertët e sigurisë dhe organizatat për mbrojtjen e fëmijëve. Sipas një analize të publikuar nga Engadget, dyshimet kryesore lidhen me efektivitetin e masave të mbrojtjes që kompania ka vendosur për përdoruesit më të rinj, duke u bërë thirrje për transparencë më të madhe dhe verifikim të pavarur të funksionimit të sistemit. Një nga çështjet më të diskutuara është sistemi automatik i vlerësimit të moshës. Specialistët besojnë se teknologjia aktuale nuk është…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar garën e pritshme për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke konfirmuar se primaret mbeten pjesë e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve. Berisha tha se ende nuk është marrë asnjë vendim për përjashtimin e primareve, ndërsa theksoi se përgatitjet për zgjedhjet vendore kanë nisur dhe se hapja zyrtare e garës pritet të bëhet së shpejti. “Jo, nuk ka asnjë vendim që të përjashtohen primaret. Nuk ka”, u shpreh Berisha. Sipas tij, Partia Demokratike do të nisë në një kohë të afërt përgatitjet zyrtare për zgjedhjet vendore të vitit të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një përmbledhje të diskutimeve të zhvilluara gjatë takimeve dyditore në Pogradec, ku u mblodhën drejtuesit politikë të qarqeve, kryetarët e komisioneve parlamentare dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Në fokus të diskutimeve ka qenë ndryshimi i qasjes në qeverisje dhe forcimi i vëmendjes ndaj problematikave të qytetarëve. Rama ka kërkuar që shqetësimet e tyre të jenë në qendër të punës së drejtuesve politikë dhe ministrave. “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari, prandaj drejtuesit politikë duhet t’iu japim fuqi që ta ndjekin territorin aty dhe ministrave do t’u duhet t’iu japim…

Read More

Nga Fatos Çoçoli Mënyra se si funksionojnë sot rrjetet sociale: YouTube, Instagram, X, Tik-Tok, etj., është të arrijnë t’u marrin përdoruesve-qytetarë sa më shumë kohë qëndrimi në rrjet, ndërveprime dhe klikime. Këto rrjete pretendojnë se thjesht u japin përdoruesve atë që ata duan të shohin, ndërsa në realitet algoritmet (njësi të thjeshta të inteligjencës artificiale, të futura në përdorim në këto platforma komunikimi që në vitin 2014) janë ndërtuar për të maksimizuar kohën e qëndrimit, pra fitimin. Sot çfarë prodhon më shumë klikime nuk është domosdoshmërisht lajmi më i rëndësishëm, më i dobishëm apo më i vërtetë. Çfarë tërheq vëmendjen…

Read More

Një parcelë me 172 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa është zbuluar në afërsi të një banese në fshatin Berishë të Fushë Arrëzit, ndërsa në pranga kanë rënë dy personat që dyshohen se e kishin kultivuar. Sipas Policisë, bëhet fjalë për babë e bir, T. M., 59 vjeç, dhe Y. M., 24 vjeç, banues në të njëjtin fshat. Ata u ndaluan pas kontrolleve të kryera nga efektivët e Komisariatit të Policisë Pukë në kuadër të operacionit “Territor i Pastër”, që vijon në të gjithë vendin kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë ndërhyrjes, policia asgjësoi me djegie 172 bimët e dyshuara…

Read More

Një sasi e dyshuar lënde narkotike është sekuestruar në paraburgimin 313 në Tiranë, gjatë një kontrolli të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP). Gjatë kontrollit në ambientet e paraburgimit është konstatuar një sasi lënde narkotike e fshehur brenda ushqimeve. Sipas burimeve, dyshohet se bëhet fjalë për hashash dhe kokainë. Kontrolli është kryer nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, së bashku me AMSEVP-në, në kuadër të kontrolleve për evidentimin e sendeve dhe materialeve të ndaluara në institucionet penitenciare. Zbulimi i lëndës narkotike vjen në…

Read More

Partitë opozitare kanë bllokuar edhe të martën hyrjen e objektit të qeverisë. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca i rikujtuan Albin Kurtit, kryetarit të Vetëvendosjes se është shkelur Kushtetuta. Duke përsëritur se Kurti është “deputet uzurpator” i institucioneve, opozita i kërkoi të thirret vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit “Ne po i themi sot troç Albin Kurtit dy gjëra: e para që ai dhe ministrat e tij që janë në këtë objekt janë uzurpator dhe duhet ta lirojnë këtë objekt. E dyta ata duhet të kthehen në kuvend e t’i hapin rrugë krijimit të institucioneve të reja të vendit”, deklaron…

Read More

Lazer Bashi është i vetmi që i mbijetoi atentatit të rëndë në Dukagjin, ku Prelë dhe Lekë Gjoni mbetën të vrarë. I plagosur me armë zjarri, ai arriti të dilte nga automjeti i bërë shoshë nga plumbat dhe të ecte rreth dy kilometra në terren të vështirë malor për të kërkuar ndihmë. Bashi ndodhej në pjesën e pasme të automjetit së bashku me Prelë dhe Lekë Gjonin. Ata po ktheheshin drejt Shkodrës nga banesa e tyre e vjetër në Dukagjin, ku mbanin edhe disa koshere bletësh. Në rrugën e Xhanit, autorët u kishin zënë pritë dhe hapën zjarr ndaj automjetit,…

Read More