Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kurti sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partitë opozitare kanë bllokuar edhe të martën hyrjen e objektit të qeverisë. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca i rikujtuan Albin Kurtit, kryetarit të Vetëvendosjes se është shkelur Kushtetuta. Duke përsëritur se Kurti është “deputet uzurpator” i institucioneve, opozita i kërkoi të thirret vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

“Ne po i themi sot troç Albin Kurtit dy gjëra: e para që ai dhe ministrat e tij që janë në këtë objekt janë uzurpator dhe duhet ta lirojnë këtë objekt. E dyta ata duhet të kthehen në kuvend e t’i hapin rrugë krijimit të institucioneve të reja të vendit”, deklaron Blerta Deliu – deputete, PDK.

Ndërsa Besnik Tahiri, Aleanca shprehet se “Shkelësi recidivist i Kushtetutës vazhdon të struket në zyrën e vet. Ai, 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës ua ka marrë mandatin që ua ka dhënë populli

Bashkë me opozitën e nivelit qendror, para qeverisë pakënaqësitë e tyre me bllokadën institucionale e shprehën drejtorët dhe asamblistët e komunës së Prishtinës”.

“Një kuvend që nuk funksionon, nuk mund t’i trajtojë siç duhet nevojat e qytetarëve, nuk mund të zhvillojë debatin për politikat dhe buxhetit që i duhen komunave, nuk mund t’i mbajë institucionet përgjegjëse. Prandaj kur bllokohet kuvendi, nuk bllokohen vetëm deputetët, bllokohet zëri i qytetarëve”, thotë Fjolla Vukshina – Reçica – asambliste e PDK-së në Prishtinë.

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht, por procedura nuk është përmbyllur. Kjo për shkak që Vetëvendosje ka kërkuar më shumë kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit, për çka po negocion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

bllokon Opozita qeveria e kosoves
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026

Përshkallëzohet lufta tregtare SHBA-Kanada, Otava përgjigjet sot ndaj tarifave 50% për automjetet dhe çelikun

11:20 / August 25, 2026

Ethet e Nilit në Korçë/ Konfirmohet rasti i parë në Shqipëri

11:14 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.