Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kultivonin kanabis pranë shtëpisë, arrestohen babë e bir në Fushë-Arrëz

13:47 / August 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
polici
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një parcelë me 172 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa është zbuluar në afërsi të një banese në fshatin Berishë të Fushë Arrëzit, ndërsa në pranga kanë rënë dy personat që dyshohen se e kishin kultivuar.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për babë e bir, T. M., 59 vjeç, dhe Y. M., 24 vjeç, banues në të njëjtin fshat. Ata u ndaluan pas kontrolleve të kryera nga efektivët e Komisariatit të Policisë Pukë në kuadër të operacionit “Territor i Pastër”, që vijon në të gjithë vendin kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë ndërhyrjes, policia asgjësoi me djegie 172 bimët e dyshuara narkotike, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua për t’u përdorur si provë materiale në hetim.

Për rastin vijojnë veprimet hetimore, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Njoftimi i plotë 

“Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir) pasi dyshohet se kanë kultivuar 172 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, afër banesës së tyre, në fshatin Berishë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, si rezultat i kontrolleve intensive në terren dhe i informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale.  Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u ndaluan shtetasit T. M., 59 vjeç dhe Y. M., 24 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Berishë, pasi dyshohet se kanë kultivuar 172 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në afërsi të banesës së tyre.   Bimët narkotike u asgjësuan nga shërbimet e Policisë, me djegie, përveç një pjese që u sekuestrua si provë materiale.  Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.   Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”

arrestohen babe e bir kultivonin kanabis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tiranë, gjendet lëndë e dyshuar narkotike në paraburgimin 313: Dyshohet për hashash dhe kokainë

13:38 / August 25, 2026

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026

Ethet e Nilit në Korçë/ Konfirmohet rasti i parë në Shqipëri

11:14 / August 25, 2026

Fluks i lartë drejt bregdetit, trafik i rënduar në Rrugën e Kombit

10:58 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.