Author: tirana

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte meteorologjike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e kalimtare, por pa reshje shiu, ndërsa temperaturat në rritje. Era ka fryrë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje 7m/s, ndërsa në bregdet, male e lugina, hera-herës me shpejtësi deri 14m/s Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

Read More

Një operacion i papritur i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është zhvilluar në ambientet e Burgut të Fushë-Krujës, ku gjatë kontrollit është kapur dhe sekuestruar një aparat celular. Sipas burimeve, pajisja dixhitale dyshohet se i përket të dënuarit Ramazan Rraja. Celulari i është dorëzuar menjëherë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për ekspertizë të mëtejshme në laboratorin e ekspertizës dixhitale, me qëllim zbardhjen e të dhënave, kontakteve dhe komunikimeve të ruajtura në të. Ndërkohë, operacioni i kontrollit vijon në ambientet e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, pasi autoritetet dyshojnë se mund të ketë edhe pajisje të tjera celulare të fshehura nga…

Read More

Kryeministri Edi Rama nga Pogradeci ka ndarë videon ku shfaqet duke bashkëbiseduar me Diellën, ku e pyet se çfarë mendimi ka për ministren Mirela Kumbaro. Përgjigjja e Diellës vjen në formë vlerësimi për përvojën e Kumbaros në shërbimin publik dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes ministrive. Kujtojmë se pas takimit me drejtuesit politikë socialistë në 12 qarqet e vendit dhe krerët e komisioneve parlamentare, Rama zhvillon sot një tjetër takim në Pogradec, këtë herë me ministrat e qeverisë. Bashkëbisedimi: Rama: Ja, erdhi një kolege e jotja, Mirela Kumbaro. Diella: Mirëserdhi ministrja Mirela Kumbaro, prania e saj plotëson më tej nismën e përbashkët të…

Read More

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet gjatë javës së fundit, me fokus te shkeljet që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë rrugore. Sipas policisë, kontrollet janë përqendruar te automjetet që shkaktojnë zhurma, tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i celularit gjatë drejtimit, si dhe drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit. Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar ose proceduar 55 shtetas, ndërsa janë vendosur gjithsej 11 420 masa administrative. Gjithashtu, 71 automjete janë spostuar me mjet ngritës për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ndër masat e vendosura gjatë javës janë: Policia Rrugore e Tiranës u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dhënë detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Kërvasari të Malishevës, ku një 25-vjeçare shtatzënë humbi jetën pasi u plagos me armë zjarri. Sipas organit të akuzës, bashkëshorti i saj është personi i dyshuar për ngjarjen dhe ndodhet gjithashtu në gjendje kritike për jetën. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 23 gushtit, kur Policia e Kosovës u njoftua për të shtëna me armë zjarri. Efektivët që mbërritën në banesë gjetën në një dhomë gjumi çiftin të plagosur. Të dy u transportuan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por gjendja e të resë ishte kritike. Prokuroria:…

Read More

Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 33 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive dhe 10 mbahen nën mbikëqyrje. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar në total 214 forca operacionale dhe 30 automjete zjarrfikëse. Operacionet janë mbështetur nga Forcat e Armatosura me 60 efektivë, 3 automjete zjarrfikëse, 1 ekskavator të rëndë me zinxhir, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Angazhimi operacional vijon në disa qarqe, me fokus të veçantë në Tiranë, Dibër, Lezhë, Shkodër…

Read More

“Pasqyrë Albania”, ose “Mirror Albania”, do të jetë platforma e re për zgjidhjen e problematikave të qytetarëve, e prezantuar nga kryeministri Edi Rama gjatë takimit me drejtuesit politikë socialistë në 12 qarqe dhe krerët e komisioneve parlamentare. Platforma do të funksionojë përmes dy sektorëve. “Flamingo Albania” do të shërbejë si platforma ku do të mblidhen problematikat e qytetarëve, të cilat nuk janë zgjidhur nga administrata. Ndërkohë, “Radar” do të jetë platforma e gjurmimit, përmes së cilës qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin në çdo kohë statusin e ankesës së tyre. Synimi është që problematikat e qytetarëve të zgjidhen brenda…

Read More

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Kërvasari të Malishevës, ku një 25-vjeçare humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj 26-vjeçar mbeti i plagosur rëndë. Sipas informacioneve të raportuara nga mediat në Kosovë, dyshohet se bashkëshorti ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij. Ajo u plagos rëndë dhe, pavarësisht transportimit për në spital, nuk mundi të mbijetojë. Policia e Kosovës konfirmoi se zyrtarët policorë mbërritën në vendngjarje pas raportimit për të shtëna me armë zjarri. Në një dhomë gjumi, efektivët gjetën çiftin të plagosur. Të dy u transportuan…

Read More

Ukraina shënon këtë 24 gusht 35-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ndërsa vendi vijon të përballet me luftën dhe sulmet ruse. Në këtë përvjetor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve të Ukrainës në “Koalicionin e Vullnetarëve” që të rrisin mbështetjen për mbrojtjen ajrore të vendit. Zelensky i ka kërkuar gjithashtu Bashkimit Evropian përshpejtimin e dhënies së kredisë prej 90 miliardë eurosh të parashikuar për Ukrainën. Kërkesa vjen në një kohë kur Kievi përballet me një mungesë të konsiderueshme të financimit të nevojshëm për përballimin e luftës. Ukraina shpalli pavarësinë më 24 gusht 1991, pas miratimit të Aktit të…

Read More

Një aksident me dy mjete lundruese Jet Ski është regjistruar mbrëmjen e djeshme, 23 gusht, në liqenin e Kukësit. Sipas Policisë, rreth orës 18:15, shtetasi E. T., 29 vjeç, duke drejtuar një Jet Ski në të cilin ndodhej edhe E. P., 46 vjeç, është përplasur aksidentalisht me një tjetër mjet lundrues. Ky i fundit drejtohej nga shtetasi B. H., i cili po afrohej në breg për të ankoruar Jet Ski-n. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar lehtë E. T. dhe E. P. Ata janë transportuar në spitalin e Prizrenit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 29-vjeçari E. T.…

Read More

Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë të re prej 6.1 miliardë eurosh për forcimin e mbrojtjes së Ukrainës, në një kohë kur Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj vendit. Financimi i ri do të përdoret për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore, raketa, municione dhe radarë. Qëllimi është forcimi i aftësisë së Ukrainës për të mbrojtur territorin dhe popullsinë e saj nga sulmet ruse. Paketa është pjesë e një kredie më të gjerë prej 90 miliardë eurosh të miratuar nga BE-ja në fillim të këtij viti. Fondet do të shpërndahen përgjatë vitit 2026 dhe 2027. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von…

Read More

Kjo e hënë, 24 gusht, nis me një “retreat” të qeverisë, ku ministrat do të analizojnë punën e bërë gjatë periudhës së parë të mandatit të katërt dhe do të përcaktojnë prioritetet për sezonin e ri politik. Takimi i ministrave vjen një ditë pas mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve parlamentare në Pogradec, i cila zgjati rreth 7 orë dhe shërbeu si një tjetër hap në përgatitjen e strukturave socialiste për më tej. Gjatë takimit të së dielës, Rama bëri të ditur se diskutimet u përqendruan te dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”,…

Read More