Author: tirana

Mëngjesi i kësaj të hëne ka shënuar një shtim të konsiderueshëm të fluksit të lëvizjeve në pikën kufitare të Kakavijës. Emigrantët që kanë qenë me pushime në Shqipëri kanë nisur kthimin drejt vendeve ku jetojnë e punojnë, duke shkaktuar fluks dhe radhë në pikën më të madhe doganore me shtetin grek. Pala shqiptare është duke punuar me tre sportele në dalje dhe dy në hyrje, ndërkohë që pala greke funksionon vetëm me një sportel në hyrje, çka bën që lëvizja të jetë mjaft e ngadaltë. Në 24 orët e fundit, shërbimet e policisë në Kakavijë kanë përpunuar 11 534 shtetas…

Read More

Mbi 50 plumbat janë zbrazur në furistraden me të cilën udhëtonin dy shtetasit Prelë Gjoni, 82 vjeç dhe djali i tij Lekë Gjoni 57 vjeç që mbetën të vrarë ndërsa Lazër Bashi që u ndodh rastësisht në automjet u plagos. Dy viktimat po ktheheshin nga shtëpia e vjetër në Dukagjin drejt Shkodrës kur ende pa dalë nga rruga e fshatit Xhan, dy shtetas ende të paidentifikuar qëlluan në drejtim të tyre duke lënë të vdekur babë e bir dhe duke plagosur një tjetër. I plagosuri u dërgua në spitalin e Shkodrës dhe më pas drejt Tiranës për mjekim të specializuar…

Read More

Dashi Sot mund të ndjeni një ngrohtësi të veçantë në marrëdhëniet tuaja, duke ju shtyrë të jeni më të hapur dhe të sinqertë me partnerin apo personat që doni. Është një ditë e përshtatshme për të diskutuar çështje të ndjeshme dhe për të forcuar lidhjet emocionale. Në ambientin e punës, do të keni mundësi të tregoni aftësitë tuaja organizative, por mund të ndiheni të lodhur nga disa përgjegjësi të shtuara. Kujdesuni për tensionin dhe stresi mund të ndikojë në shëndetin tuaj fizik, prandaj merrni kohë për pushim dhe relaksim. Financa do të jenë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet impulsive gjatë…

Read More

Shqipëria do të përfshihet këtë të hënë nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët, por edhe me alternime vranësirash, veçanërisht në zonat kodrinore dhe malore. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), nga mesdita deri në orët e pasdites priten vranësira të dendura kalimtare në relievet kodrinore-malore. Në këto zona nuk përjashtohen reshje shiu afatshkurtra, lokale dhe në formën e pikave. Reshjet pritet të ndërpriten pas orëve të pasdites, ndërsa në pjesën tjetër të territorit do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe me vranësira të pakta. Vlerat më të larta të temperaturave pritet të regjistrohen në Fier…

Read More

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, Reza Talaei-Nik, deklaroi se Irani është i përgatitur për një luftë të zgjatur me SHBA dhe Izraelin, teksa theksoi se prodhimi i armëve nga Teherani është trefishuar gjatë luftës së fundit 40 ditore. “Irani është më i përgatitur se kundërshtarët e tij për një luftë të zgjatur, veçanërisht duke pasur parasysh se prodhimi i armëve dhe municioneve ka vazhduar pa ndërprerje gjatë konflikteve të fundit”, tha Reza Talaei-Nik. Ai shtoi se “Irani vazhdon të modernizojë armët strategjike, duke përfshirë raketat balistike dhe ato lundruese”, dhe se “prodhimi i disa armëve dhe municioneve strategjike…

Read More

Nga Ilir Demalia  Dje dhe sot u bë virale një video e Arjanit, që tregonte se si kishte mbledhur fiq dhe, kur po kthehej në fshat, në kafenë e fshatit pa kryeministrin duke pirë kafe. Eskorta e tij kishte parkuar aty ku, sipas Arjanit, nuk lejohej. Dhe menjëherë rrjetet u mbushën me “analiza”, komente, moralizime dhe atë lloj oratorie të bulevardit që këto kohë duket se është bërë sport kombëtar. Por mua më lind një pyetje shumë e thjeshtë: ku janë këta arnat-at e rrjetit kur nëpër Tiranë dhe nëpër Shqipëri hapësirat publike zihen çdo ditë nga të fortët, nga…

Read More

Gjykata federale në SHBA ka rrëzuar politikën e administratës së Donald Trump për pezullimin e vizave të emigracionit për shtetasit e 75 vendeve, mes tyre edhe Shqipëria. Vendimi është marrë nga gjykatësja Jeannette Vargas në Gjykatën Federale të Distriktit Jugor të Nju Jorkut, e cila e konsideroi politikën në kundërshtim me ligjin dhe përtej kompetencave ligjore të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Masa e administratës amerikane kishte hyrë në fuqi më 21 janar 2026 dhe parashikonte pezullimin e lëshimit të vizave të emigracionit për shtetasit e 75 vendeve. Në listë përfshihej edhe Shqipëria dhe Kosova, së bashku me vende…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha më 22 gusht se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e plotë të urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe për kalimin e saj nën kontrollin e Policisë së Kosovës. Megjithatë, një takim i paralajmëruar mes Kurtit dhe komandantit të KFOR-it, Özkan Ulutash, nuk u zhvillua të shtunën. KFOR-i tha se takimi u anulua “për shkak të rrethanave të paparashikuara”. “Jemi në komunikim të përditshëm, qoftë Kryeministria, qoftë Ministria e Punëve të Brendshme, në mënyrë që gjithçka të shkojë në mënyrë të qetë dhe paqësore”,…

Read More

Bjorn Runa Ka diçka tragjikomike në lajmin se Partia Demokratike, pas një pune pesëmujore (thuajse gjysmë viti), ka arritur të përgatisë një sistem monitorimi dhe pikëzimi ndaj aktivitetit të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të saj. Sipas asaj që është raportuar në media, një platformë e re digjitale do të mundësojë që deputetë, drejtues dhe kryetarë të degëve lokale të marrin një mesazh të vetëm qëndror nga partia dhe do të vlerësohen, të paktnë pjesërisht, për efikasitetin me të cilin do ta shpërndajnë atë online. Sigurisht, çdo organizatë serioze politike ka nevojë për infrastruktura që i lehtësojnë qoftë komunikimin e brendshëm, qoftë atë me…

Read More

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka hapur thirrjen për aplikime për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, të cilët do të angazhohen pranë institucionit sipas fushave përkatëse të ekspertizës. Në njoftimin e publikuar nga OBP bëhet me dije se kërkohen profesionistë me njohuri dhe përvojë të specializuar, të cilët mund të kontribuojnë në trajtimin e çështjeve që kërkojnë ekspertizë të posaçme. Sipas OBP-së, përfshirja e ekspertizës së jashtme synon të ndihmojë në rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të proceseve të prokurimit të përqendruar. Të interesuarit mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, në…

Read More

Të parët që preken nga ndarja administrative territoriale janë organet drejtuese të KQZ, të cilët do duhet të organizojnë zgjedhjet vendore të 2027-tës. Por, sa kohë i duhet Komisionerit Ilirjan Celibashi për përgatitjen e procesit në një terren të ri? “Do të ishte mirë që koha në dispozicion të jetë më shumë se 6 muaj, 7 muaj, 8 muaj, 9 muaj dhe nuk e di sa kohë praktikisht do të ngelet dhe nuk mund ta them sot se sa mund të afektojë në cilësinë e përgatitjeve, nga pikëpamja infrastrukturore, logjistike, organizative të zgjedhjeve të ardhshme”, u shpreh Celibashi në një…

Read More