Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kurti kërkon hapjen e plotë të urës mbi Ibër, dështon takimi me KFOR-in

21:34 / August 22, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 354
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha më 22 gusht se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e plotë të urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe për kalimin e saj nën kontrollin e Policisë së Kosovës.

Megjithatë, një takim i paralajmëruar mes Kurtit dhe komandantit të KFOR-it, Özkan Ulutash, nuk u zhvillua të shtunën. KFOR-i tha se takimi u anulua “për shkak të rrethanave të paparashikuara”.

“Jemi në komunikim të përditshëm, qoftë Kryeministria, qoftë Ministria e Punëve të Brendshme, në mënyrë që gjithçka të shkojë në mënyrë të qetë dhe paqësore”, tha Kurti gjatë një konference për media, kur u pyet se kur pritet të hapet ura për automjete.

Kurti e cilësoi si “absurde” që ura kryesore mbi Ibër të vazhdojë të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve. Sipas tij, hapja e urës do të ndikonte pozitivisht në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, si dhe në ekonomi, paqe dhe siguri.

Ura kryesore mbi Ibër aktualisht është e hapur për këmbësorë, por jo për automjete.

KFOR-i e ka mbajtur urën nën mbikëqyrje që nga përfundimi i luftës në Kosovë, pasi ajo ndër vite ka qenë një nga pikat më të ndjeshme dhe më të tensionuara në veri të vendit.

Së fundmi, KFOR-i ka njoftuar për tërheqjen graduale të trupave nga ura, si pjesë e procesit të optimizimit të pozicionimit të forcave të tij. Sipas NATO-s, ky proces bazohet në përmirësimin e situatës së sigurisë dhe mund të ndryshohet nëse rrethanat e sigurisë e kërkojnë.

Një zyrtar i NATO-s i tha më 20 gusht Radios Evropa e Lirë se çdo vendim për rihapjen e urës për automjete duhet të marrë parasysh “nevojat e të gjitha komuniteteve lokale”.

KFOR-i ka theksuar gjithashtu se do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme të sigurisë, në mënyrë që procesi i dialogut dhe përpjekjet diplomatike të Bashkimit Evropian të mund të vazhdojnë.

Planet për tërheqjen graduale të KFOR-it nga ura janë kundërshtuar nga Serbia. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka kërkuar sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, që procesi të ndalet.

Vuçiq ka deklaruar se tërheqja e KFOR-it nga ura në këtë moment mund të krijojë kushte për “një përballje përfundimtare me popullsinë serbe” në veri të Kosovës.

Në anën tjetër, ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se pretendimet e Serbisë se zvogëlimi i pranisë së KFOR-it përbën kërcënim për komunitetin serb nuk përputhen me situatën në terren.

Sipas Maqedoncit, optimizimi i pranisë së KFOR-it është një proces i bazuar në vlerësime profesionale të situatës së sigurisë dhe nuk nënkupton ulje të sigurisë për qytetarët apo komunitetet në Kosovë.

Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar në korrik të vitit 2024 hapjen e urës kryesore edhe për automjete. Kjo nismë shkaktoi reagime dhe shqetësime nga bashkësia ndërkombëtare.

Ndërkohë, institucionet e Kosovës kanë ndërtuar dy ura të tjera pranë urës kryesore mbi Ibër: një për këmbësorë dhe një për automjete. Ato synojnë të lehtësojnë lidhjen mes Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut.

Ura kryesore mbi lumin Ibër mbetet një nga pikat më të ndjeshme në aspektin e sigurisë dhe marrëdhënieve ndëretnike në veri të Kosovës.

Albin Kurti hapjen kfor ura Iber
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministria iraniane e Mbrojtjes: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua

21:50 / August 22, 2026

Putin paralajmëron: Ukraina ka hapur ‘kutinë e Pandorës’ me sulmet e fundit

18:09 / August 22, 2026

Europa, mes zjarreve dhe përmbytjeve

12:50 / August 22, 2026

Akuzat për shkeljen e privatësisë së fëmijëve/ Merr fund beteja ligjore, TikTok arrin marrëveshjen me SHBA-në, do t’i paguajë qeverisë amerikane 400 milionë dollarë

12:01 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.