Shqipëria do të përfshihet këtë të hënë nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët, por edhe me alternime vranësirash, veçanërisht në zonat kodrinore dhe malore.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), nga mesdita deri në orët e pasdites priten vranësira të dendura kalimtare në relievet kodrinore-malore. Në këto zona nuk përjashtohen reshje shiu afatshkurtra, lokale dhe në formën e pikave.
Reshjet pritet të ndërpriten pas orëve të pasdites, ndërsa në pjesën tjetër të territorit do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe me vranësira të pakta.
Vlerat më të larta të temperaturave pritet të regjistrohen në Fier dhe Gjirokastër, ku termometri mund të shënojë deri në 38°C.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet deri në 14 m/s.
Në det parashikohet valëzim i forcës 1-3 ballë.
