Në nisje të sezonit të ri politik, kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë ministrat e kabinetit të tij në një takim dyditor në Pogradec, më 23 dhe 24 gusht. Gazetari dhe analisti Artur Nura thotë se mund të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, ku përfliten 6 ministra. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Nura u shpreh se Rama duhet të plotësojë kërkesat e drejta të protestuesve në shesh. “Përderisa ka ndryshuar strategji, duhet të ndërrojë edhe disa pjesë të kabinetit. Kjo është qasje e mirëmenduar e qeverisë shqiptare. Sipas mendimit tim, do ketë ndryshme. Përflitet deri në…
Author: tirana
Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 17:00, situata e zjarreve paraqitet në përmirësim, me disa nga vatrat kryesore të izoluara ose të shuara. Gjatë ditës janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 6 janë nën mbikëqyrje. Në operacione janë angazhuar 332 forca operacionale dhe 15 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 150 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 automjete zjarrfikëse, 1 ekskavator i rëndë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. * Gojan–Gjegjan, Pukë – Situata ka shënuar përmirësim të ndjeshëm. Vatrat në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh janë izoluar dhe…
Presidenti rus, Vladimir Putin i është përgjigjur sulmit të fundit të Ukrainës, për të cilin Volodymyr Zelenskyy tha se do ta “privonte makinën e luftës së Putinit nga miliona njerëz”. Ukraina goditi një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi, rreth 1,000 km larg vijës së frontit. Putin tha se sulmet e Ukrainës ndaj objektivave ekonomikë kanë hapur “kutinë e Pandorës”, në komentet e cituara nga agjencia e lajmeve Tass. Rusia e kishte përdorur më parë të njëjtin term në përgjigje të raporteve se SHBA-të po përgatiteshin të autorizonin një transferim armësh nga Turqia në Ukrainë. Zëdhënësja e…
Janë zbardhur detaje të tjera nga dosja hetimore për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, Luis Miguel Varela Mendes. Në dëshminë e tij para hetuesve, DJ i klubit, Armand Zeneli, ka treguar momentet menjëherë pas ngjarjes dhe lëvizjet e Sokrat Vatës. Sipas dëshmisë së Zenelit, Vata i është drejtuar atij për ta çuar në spital, pa i treguar se çfarë kishte ndodhur. DJ ka deklaruar se 32-vjeçari ishte i mbuluar me gjak dhe mbante dorën poshtë bluzës, në pjesën e barkut. “Rreth orës 05:00 të datës 18.08.2026 pashë rojet e sigurisë që iknin me vrap në drejtim të hyrjes së…
Delegacioni i Global Sumud Flotilla ka mbërritur ditën e sotme në Portin e Vlorës, pasi kishin njoftuar në rrjetet sociale se do të ‘shpëtonin’ Sazanin. Por me të mbërritur në port, ata janë pritur nga zv.ministrja e Kulturës e Turizmit, Marinela Prifti dhe drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj. Në një postim në rrjetet sociale, Hysaj thotë se shkoi personalisht në port për t’i pritur dhe se delegacionit iu ofrua mundësia për të vizituar ishullin e Sazanit dhe për të marrë informacion zyrtar mbi të. Sipas saj, anëtarët e delegacionit refuzuan vizitën në Sazan dhe nuk pranuan as të ndiqnin prezantimin informues…
Shqipëria po kthehet në një nga destinacionet turistike më tërheqëse të Evropës, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e vizitorëve ndërkombëtarë. Bukuria natyrore, plazhet me ujëra të kristalta, qytetet bregdetare, ushqimi tradicional dhe mikpritja shqiptare janë ndër elementët që po e bëjnë vendin gjithnjë e më të kërkuar nga turistët. Sipas një postimi të publikuar nga faqja e udhëtimeve “Tropicals”, Shqipëria renditet e para në Europë për turizmin duke u vecuar për peizazhet e saj të paprekura dhe përvojat turistike që ofron me një kosto relativisht të favorshme krahasuar me destinacione të tjera të njohura mesdhetare. Shkrimi i plote:…
Një ushtar i Forcave të Armatosura është plagosur gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në zonën e Mirditës. I lënduari është 28-vjeçari Andrea Kaçi, i cili, sipas informacioneve, ka marrë dëmtime në kokë pasi është rrëzuar nga një shkëmb gjatë ndërhyrjes në terren. Kaçi është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Mësohet se gjendja e tij është stabël. Në Spitalin e Traumës ka shkuar edhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, për të vizituar ushtarin e plagosur.
Në Portin e Durrësit u finalizua sot më 22 gusht operacioni policor “Anchor”, kundër trafikimit ndërkombëtar të kanabisit. Policia sekuestroi rreth 80 kilogramë kanabis të llojit “Gelato”, me përmbajtje të lartë THC. Lënda narkotike, e ndarë në 127 pako, dyshohet se ishte siguruar në Ontario të Kanadasë dhe transportuar drejt Shqipërisë. Sipas hetimeve, droga ishte fshehur në një hapësirë të modifikuar të një automjeti të porositur në Kanada. Autoritetet vlerësojnë se vlera e saj në treg arrin rreth 1 milion euro. Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu tre automjete, pesë telefona celularë dhe rreth 11 mijë euro cash. Për rastin janë…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, në mbështetje të ekipit të sportistëve shqiptarë, me ftesë të Presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella. Kreu i Shtetit u prit nga Presidenti italian Sergio Mattarella dhe Kryeministrja Giorgia Meloni. Më pas, Presidenti Begaj ndoqi nga tribuna ceremoninë e hapjes së këtij eventi të rëndësishëm sportiv. Shqipëria përfaqësohet në “Taranto 2026” me 71 sportistë në 17 disiplina, mes tyre sportistë me rezultate të rëndësishme në arenën europiane dhe ndërkombëtare. “Taranto 2026” merr një rëndësi të veçantë për Shqipërinë, pasi edicioni i ardhshëm i…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar projektin për krijimin e një shteti sovran bektashi në Tiranë, duke e cilësuar nismën si “antikushtetuese” dhe “antikombëtare”. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Partia Demokratike e ka kundërshtuar këtë projekt që prej vitit 2024. Sipas tij, krijimi i një shteti bektashi bie ndesh me Kushtetutën dhe karakterin laik të Shqipërisë. “PD ka reaguar fuqimisht. Cilido që është i interesuar për reagimet e PD-së, i sugjeroj t’u referohet deklaratave të mia. Kam qenë në arrest shtëpie kur unë kam ngritur zërin kundër tij dhe duhet të ketë qenë janari i…
Daily Mail i ka kushtuar një artikull të gjatë, shqiptarëve që merren me kultivimin e lëndë narkotike në Britaninë e Madhe. Prestgjozja britanike e nis artikullin me një situatë ku bandat shqiptare po përlesheshin në një rrugë për kontrollin e një shtëpie ku kultivohej kanabis. E gjitha kjo skenë u cilësua nga disa qytetarë e tmerrshme dhe me dhunë ekstreme, ku njjë 32-vjeçar ndërroi jetë pas plagëve që mori me thikë. Më tej Daily thotë se shqiptarët kanë më shumë se 450 ferma kanabisi në Britani, duke theksuar se shifra mund të jetë më e lartë. Artikulli i plotë: Katër vjet më parë,…
Mes vapës përvëluese, Italia dhe Spanja janë përballur edhe me një valë reshjesh të dendura dhe përmbytjesh, që gjithsesi nuk e kanë përmirësuar situatën e zjarreve. Ky filmim nga Liguria tregon sesi erërat e fuqishme që i përngjajnë një uragani morën përpara tavolinat dhe karriget e bareve e restoranteve në një shesh publik. Është dëshmi e një vale të motit të keq me reshje të dendura që ka përfshirë këtë zonë të vendit, që ka shkaktuar edhe përmbytje. Veç përmbytjeve, vala ka shkaktuar edhe bllokime të disa rrugëve për shkak të rrëshqitjes së dherave, ndërsa në rajonin e Toskanës ka…