Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Berisha kundër shtetit sovran bektashi në Tiranë: “Antikushtetuese dhe antikombëtare, nxit përçarje fetare”

13:46 / August 22, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2026 08 22 at 12 sd 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar projektin për krijimin e një shteti sovran bektashi në Tiranë, duke e cilësuar nismën si “antikushtetuese” dhe “antikombëtare”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Partia Demokratike e ka kundërshtuar këtë projekt që prej vitit 2024. Sipas tij, krijimi i një shteti bektashi bie ndesh me Kushtetutën dhe karakterin laik të Shqipërisë.

“PD ka reaguar fuqimisht. Cilido që është i interesuar për reagimet e PD-së, i sugjeroj t’u referohet deklaratave të mia. Kam qenë në arrest shtëpie kur unë kam ngritur zërin kundër tij dhe duhet të ketë qenë janari i vitit 2024”, deklaroi Berisha.

Berisha e cilësoi projektin edhe si “kundër bektashizmit shqiptar”, duke vlerësuar rolin historik të këtij komuniteti në çështjen kombëtare shqiptare.

“Ky është një akt në radhë të parë kundër bektashizmit shqiptar, i cili ka qenë dhe është një shtyllë e vërtetë e atdhetarisë”, u shpreh kreu i PD-së.

Sipas Berishës, krijimi i një entiteti të tillë mund të ndikojë në bashkëjetesën fetare dhe të nxisë përçarje në shoqërinë shqiptare.

“Kjo aventurë, e cila, siç kemi deklaruar më parë, vjen në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Shqipërisë, vjen në kundërshtim të hapur me karakterin laik të shtetit shqiptar që nga themelimi i tij gjer sot, përpiqet të nxisë përçarje fetare në një vend ku toleranca dhe bashkëpunimi fetar është gjëja më madhështore në shpirtin e atij populli”, tha Berisha.

antikombetare antikushtetuese Berisha shtet sovran bektashi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga fermat e kanabisit te dokumentet false/ Daily Mail: Si është ngritur rrjeti shqiptar i drogës në Britani, 450 raste të zbuluara

13:07 / August 22, 2026

“Na shanë nga nëna”, dëshmia tronditëse e mikut të portugezit të vrarë: Autori e qëlloi me thikë në zemër

12:19 / August 22, 2026

Akuzat për shkeljen e privatësisë së fëmijëve/ Merr fund beteja ligjore, TikTok arrin marrëveshjen me SHBA-në, do t’i paguajë qeverisë amerikane 400 milionë dollarë

12:01 / August 22, 2026

“Piromani”/ Ndezi 6 vatra zjarri në Mirditë, arrestohet 62-vjeçari, përfshihen nga flakët 15 hektarë

11:11 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.