Një ushtar i Forcave të Armatosura është plagosur gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në zonën e Mirditës.
I lënduari është 28-vjeçari Andrea Kaçi, i cili, sipas informacioneve, ka marrë dëmtime në kokë pasi është rrëzuar nga një shkëmb gjatë ndërhyrjes në terren.
Kaçi është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Mësohet se gjendja e tij është stabël.
Në Spitalin e Traumës ka shkuar edhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, për të vizituar ushtarin e plagosur.
