Author: tirana

Janë zbardhur dëshmitë e dhëna në polici nga miqtë e 20-vjeçarit portugez, që mbeti viktimë e një konflikti në një beach bar në Ksamil më 18 gusht. Turisti francez Adib Ghanmi ka deklaruar përpara uniformave blu se, pasi ka mbaruar festa në beach bar, së bashku me shokët, kanë shkuar në plazh për të pushuar. Sipas dëshmisë së francezit, fillimisht në drejtimin e tyre ka shkuar një shqiptar i veshur me rroba jeshile të shkurtra, që ka sharë nga nëna një turist. Ai shprehet se personi i veshur me jeshile e qëlloi me kokë mikun e tyre dhe kështu nisi sherri,…

Read More

TikTok ka rënë dakord për një marrëveshje jashtëgjyqësore me vlerë 400 milionë dollarë me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, duke i dhënë fund një beteje ligjore lidhur me akuzat për shkeljen e ligjeve federale për mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve. Çështja lidhet me mbledhjen e të dhënave personale të fëmijëve nën moshën 13 vjeç, pa njoftimin dhe pëlqimin e kërkuar të prindërve apo kujdestarëve. Beteja ligjore nisi në vitin 2024, kur Departamenti i Drejtësisë dhe Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) ngritën një padi të përbashkët ndaj TikTok-ut, duke e akuzuar platformën se kishte rrezikuar sigurinë dhe privatësinë e miliona të…

Read More

Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë ka publikuar listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve për ndjekjen e studimeve në këtë Fakultet, sipas programeve përkatëse të studimit. Sipas njoftimit të fakultetit, kandidatët e renditur deri te vija e kuqe në listat e publikuara konsiderohen fitues të fazës së parë të Raundit të Parë, në bazë të kuotave të përcaktuara për secilin program studimi. Ndërkohë, kandidatët që kanë pretendime lidhur me renditjen mund të paraqesin ankimimet e tyre më 24 gusht 2026. Ankimimi duhet të bëhet përmes dorëzimit të një kërkese me shkrim, të shoqëruar me: Kopje të Certifikatës së Maturës…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë finalizuar fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Piromani”, duke arrestuar në flagrancë shtetasin Anton Deda, 62 vjeç, banues në fshatin Rraja e Valës, Njësia Administrative Rrëshen, Bashkia Mirditë. 62-vjeçari është arrestuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Sipas Policisë, në momentin e kapjes, Deda sapo kishte ndezur një vatër zjarri në fshatin Rraja e Valës. Nga veprimet hetimore dhe ndjekja në terren është dokumentuar se gjatë ditëve të mëparshme ai kishte ndezur edhe 5 vatra të tjera zjarri. Si…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, prej të cilave 6 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 4 janë nën mbikëqyrje. Në operacionet e zhvilluara gjatë ditës së djeshme janë angazhuar 726 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur ndërhyrjet me 270 efektivë, 5 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Në Gojan-Gjegjan të Pukës vijon operacioni i përforcuar, ku në terren janë angazhuar 190 forca. Ndërhyrja mbështetet edhe nga mjete të rënda dhe dy…

Read More

Në Taranto të Italisë pritet që të zhvillohen Lojërat Mesdhetare 2026. Ministri i Kulturës së Shqipërisë Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se vendi ynë përfaqësohet në këtë event nga një nga delegacionet më të mëdha në historinë e saj. Më tej, Gonxhja shprehet se risia në këtë vit është se sportistët do të akomodohen në kroçerën gjigande AROYA, që është kthyer në një “fshat” modern për delegacionet. Ministri uron shumë fat për sportistët që përfaqësojnë ngjyrat kuq e zi. Ministri Blendi Gonxhja në “Facebook” Taranto, Itali, me ekipin shqiptar në prag të nisjes së Lojërave Mesdhetare…

Read More

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg Sokrat Vatën, i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, Luis Miguel Varela Mendes. Në burg janë lënë edhe Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu, dy shtetasit turq që dyshohet se tentuan ta largonin Vatën me makinë. Për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin është vendosur masa “arrest në burg” për një afat 45-ditor. Ndërkohë, për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun, Murat Zhabina dhe Kristo Kosho është vendosur masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Para trupit gjykues, shtetasi turk Nuh Mahmutoglu, i cili e njihte Vatën për shkak të bashkëpunimit në…

Read More

Dashi Në fushën e dashurisë, sot mund të ndiheni më të ndjeshëm se zakonisht, duke kërkuar më shumë mbështetje nga partneri. Ka mundësi të lindin keqkuptime të vogla, prandaj përpiquni të jeni të qartë në komunikim. Beqarët mund të takojnë dikë të veçantë në një ambient të papritur. Në punë, energjia juaj është e lartë dhe idetë tuaja të reja mund të sjellin vlerësim nga eprorët. Megjithatë, shmangni konfliktet me kolegët dhe fokusohuni te detyrat kryesore. Shëndeti kërkon më shumë vëmendje ndaj ushqimit dhe pushimit. Financat janë të qëndrueshme, por mos bëni shpenzime të panevojshme sot. Demi Sot ndiheni të…

Read More

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga thuajse e njëjta situatë meteorologjike. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, por kalimtare. Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash në mënyrë të izoluarnë veri e lindje, përgjatë maleve. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, por kalimtare. Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash në mënyrë të izoluarnë veri e lindje, përgjatë maleve.

Read More

Shqipëria do të përfitojë një tjetër fond prej 61 milionë eurosh për sektorin energjetik, në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian. Ministri i Energjisë, Enea Karakaçi, deklaron se fondet janë përfituar si rezultat i reformave të ndërmarra në sektor gjatë këtij viti. Financimi nga Plani i Rritjes do të përdoret për të mbështetur investimet, zhvillimin ekonomik dhe procesin e integrimit evropian. Një ndër reformat më të rëndësishme të vendit konsiderohet rritja e kapaciteteve prodhuese të energjisë nga burimet e rinovueshme. Nga gjashtë vendet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vetëm tre kanë arritur të përfitojnë nga Plani i…

Read More

Vijon në Gjykatën e Sarandës seanca për caktimin e masave të sigurisë për 11 personat e arrestuar në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit portugez, Luis Mendes. Të arrestuarit janë shoqëruar në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa jashtë ambienteve të institucionit kanë qenë të pranishëm edhe të afërm të Sokrat Vatës, i dyshuar si autor i ngjarjes. Në momentin e mbërritjes së të arrestuarve në gjykatë, një grua është dëgjuar duke iu drejtuar Vatës: “Sokrat, jemi këtu o shpirt”. Ndërsa një tjetër person, një burrë, e ka thirrur në gjuhën turke: “Sokrat, abi”, që në shqip do të thotë…

Read More

Qamile Marra ka festuar 117-vjetorin e saj. Së bashku me familjarët, të cilët e urojnë të bëhet edhe 200 vjeç, ajo gëzon ditët në këtë banesë private të fshatit Ferras të Beratit. Apeli i familjarëve është sigurimi i një pensioni special për këtë grua, e cila është pa diskutim më e vjetra në Shqipëri. Sot, Qamilja jeton nën kujdesin e djalit të saj, i cili vetë ka mbushur të 80-at. Megjithëse edhe ai është në një moshë të thyer e me problemet e veta të shëndetit, përpjekja e tij për t’i shërbyer nënës 117-vjeçare është një dëshmi e jashtëzakonshme e…

Read More