Author: tirana

NATO ka thënë se çdo vendim për hapjen e mundshme të urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për qarkullimin e automjeteve duhet të marrë parasysh nevojat e të gjitha komuniteteve lokale. Një zyrtar i NATO-s ka deklaruar se KFOR-i po vazhdon të ofrojë sigurinë e nevojshme, në mënyrë që procesi diplomatik i udhëhequr nga Bashkimi Europian të mund të vazhdojë. Ndërkohë, KFOR-i ka nisur tërheqjen graduale të pranisë së përhershme nga ura mbi Ibër, duke e lidhur këtë hap me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë. NATO ka sqaruar se ky proces është pjesë e optimizimit të vendosjes…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, duke raportuar 20 vatra zjarri. Prej tyre, 9 mbeten aktive, ndërsa një vatër është nën monitorim. Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 235 forca operacionale dhe 33 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të tyre janë vendosur 140 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Një nga situatat më problematike paraqitet në Gojan–Gjegjan të Pukës, ku era e fortë dhe terreni i thyer vështirësojnë ndërhyrjen. Forcat në terren janë përqendruar në mbrojtjen e banesave, ndërsa është kryer edhe…

Read More

Një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse. Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:00. Sipas të dhënave paraprake, personi ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Read More

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Hagë, duke e cilësuar atë si një figurë me vlera të larta morale dhe një shqiptar të fortë. Në një intervistë për Debat Plus në RTV Dukagjini, Thaçi ka vlerësuar mbështetjen dhe mesazhin e përcjellë nga Rama. “Njeri me vlera të larta morale, shqiptar i fortë dhe burrështetas i rryer. Unë jam shtetas edhe i Shqipërisë. Shteti Shqiptar bëri gjithë atë që mund të bënte”, theksoi Thaçi.

Read More

Qeveria amerikane ka rritur presionin ndaj aleatëve dhe Kinës për t’iu bashkuar përpjekjeve të Uashingtonit për të ashpërsuar presionin ekonomik ndaj Iranit. Sipas administratës amerikane, kjo strategji mund të çojë në dobësimin dhe rrëzimin e regjimit në Teheran, pa qenë nevoja për përsëritjen e operacioneve ushtarake. Ministria e Jashtme e Iranit e ka kundërshtuar ashpër këtë qasje, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për “terrorizëm ekonomik”, sipas agjencisë iraniane IRNA. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, paralajmëroi përmes një postimi në X se çdo vend që vijon të mbajë marrëdhënie me Teheranin mund të përballet me pasoja ekonomike. Ai nuk dha…

Read More

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit të kësaj të premteje, në zonën e Vilës së Zogut në Durrës. Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 40 metra në humnerë. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa terreni i vështirë ka komplikuar ndërhyrjen për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit. Ky i fundit është nxjerrë nga zona e aksidentit dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit. Mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa mjekët po vijojnë përpjekjet për t’i shpëtuar jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e…

Read More

Sipas MeteoAlb, riaktivizimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës do të diktojnë kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që orët e paradites të vijojnë me intervale të gjata me kthjellime dhe temperatura mjaft të larta, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në vijën bregdetare dhe zonat e ulëta. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë në të gjithë territorin e vendit kalime vranësirash, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të tyre, duke luhatur vlerat ditore nga…

Read More

Administrata Doganore ka rikujtuar tatimpaguesit se deri më 31 dhjetor 2026 vijon afati për përfitimin nga falja me kusht e detyrimeve doganore. Sipas skemës, pagesa e 75% të detyrimit kryesor brenda afatit sjell shuarjen e 25% të mbetur. Sipas njoftimit të administratës, subjektet që plotësojnë kushtet e përcaktuara në Ligjin e Faljes kanë ende mundësi të përfitojnë nga shuarja me kusht e detyrimeve doganore. Për detyrimet e periudhës 2015–2019, pagesa e 75% të detyrimit kryesor deri më 31 dhjetor 2026 sjell fshirjen e 25% të mbetur, ndërsa gjobat dhe kamatëvonesat për këtë periudhë fshihen plotësisht. Administrata Doganore u ka bërë…

Read More

Një plagosje me mjet prerës është shënuar mesditën e sotme në Delvinë, ku ka mbetur i dëmtuar një 45-vjeçar. I plagosuri është identifikuar si Xhike Hita, i cili dyshohet se është goditur me një mjet të ngjashëm me sëpatë. Pas ngjarjes, ai është transportuar drejt Spitalit të Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Sipas të dhënave paraprake, 45-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se Lekan Tozo është autori i ngjarjes, dhe është shoqëruar nga policia.

Read More

Nga Ilir Demalia Vrasja e 20-vjeçarit portugez Miguel Mendes nuk mund të shihet vetëm si një ngjarje e izoluar kriminale, por si një rast që na detyron të reflektojmë mbi klimën shoqërore ku dhuna, harbutëria dhe gjuha e urrejtjes janë bërë pjesë e komunikimit të përditshëm. Sot, në rrugë, media dhe sidomos në rrjetet sociale, shpesh nuk diskutohet më, por shfryhet. Nuk argumentohet, por mallkohet. Nuk kundërshtohet ideja, por poshtërohet njeriu. Kjo e zhvendos komunikimin nga debati në agresion dhe krijon një terren të rrezikshëm shoqëror. Gjuha nuk është vetëm mjet shprehjeje, por mënyrë e ndërtimit të marrëdhënies me tjetrin.…

Read More

Autoritetet policore po vijojnë kontrollet nga veriu në jug të vendit, me qëllim kapjen e pronarit të lokalit “Principotes”, B. B., dhe D. Gj., pas vrasjes së turistit portugez në Ksamil nga truproja S. K., i cili dyshohet se e goditi disa herë me thikë. Kontrollet kanë nisur që pasditen e djeshme në Tiranë, Vlorë dhe Kukës dhe po vijojnë në zona ku dyshohet se mund të jenë fshehur personat e shpallur në kërkim. Pronari i lokalit dyshohet se është larguar menjëherë pas ngjarjes. Ndaj tij është ngritur akuza për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk e ka referuar te autoritetet ngjarjen…

Read More

Princi Harry dhe gruaja e tij, Meghan, planifikojnë të kthehen në Britani këtë muaj, gjashtë vjet pasi hoqën dorë nga detyrat mbretërore dhe u zhvendosën në SHBA. Duka dhe Dukesha e Sussex-it po zhvendosen nga Kalifornia në Londër për një periudhë të zgjatur, ndërsa fëmijët do të fillojnë shkollën në shtator. Sipas The Telegraph, çifti nuk do të jetojë në një rezidencë mbretërore, por në një vilë private në periferi të kryeqytetit britanik. Për momentin, zëdhënësi i Harry-t ose Pallati Buckingham nuk kanë bërë komente. Ata do të mbeten anëtarë të familjes mbretërore që nuk punojnë, siç u ra dakord me…

Read More