Të gjithë duan integrim, por miliardat e eurove nga BE, kanë zbuluar një Ballkan Perëndimor që ecën në dy kahe. Nga 6 vende aspirante për në BE, vetëm 3 kanë arritur të përfitojnë nga Plani i Rritjes bazuar tek përmbushja e reformave. Në një artikull nga Euractiv, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut vlerësohen si vendet që falë stabilitetit te politikës së brendshme, ia kanë dalë të shfrytëzojnë mekanizmin duke përfituar miliarda dollarë. Shqipëria, e cila mbetet lidere në rajon për këto fonde, me 212 milionë dollarë për përfituara deri në vitin maj 2026, vlerësohet si një vend…
Author: tirana
Dy shtetas shqiptarë, 37 dhe 44 vjeç, janë arrestuar nga policia greke në ishullin e Mykonosit, nën dyshimin për posedim, ruajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë identifikuar si Petrit Myzyri nga Berati dhe Daniel Dhamaj nga Vlora. Operacioni u zhvillua nga oficerët e Nëndrejtorisë së Policisë së Mykonosit, pas një hetimi dhe monitorimi të aktivitetit të dyshuar të dy shqiptarëve. Sipas autoriteteve greke, dy të arrestuarit dyshohet se vepronin së bashku në trafikimin e lëndëve narkotike dhe kishin fshehur një sasi të konsiderueshme droge në një automjet privat, të cilin e përdornin për transport. Gjatë operacionit, kontrollet…
Revista prestigjioze polake “Ambassador” i ka kushtuar një artikull të veçantë Shqipërisë, duke e prezantuar si një nga destinacionet më interesante dhe autentike të Ballkanit. Artikulli sjell në vëmendje bukuritë natyrore, bregdetin, qytetet historike, Alpet Shqiptare, trashëgiminë kulturore, gastronominë dhe mikpritjen. Për vite me radhë, Shqipëria qëndroi larg vëmendjes së turizmit masiv europian. Sot, vendi po tërheq gjithnjë e më shumë udhëtarë që kërkojnë destinacione autentike, peizazhe të paprekura dhe përvoja larg turizmit masiv. Nga bregdeti i Adriatikut dhe Jonit te Alpet Shqiptare, qytetet historike dhe kuzhina tradicionale, Shqipëria ofron një kombinim të rrallë të natyrës, kulturës dhe mikpritjes. Një bregdet…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se udhëheqësit politikë duhet të punojnë së bashku për tejkalimin e ngërçit institucional. “Ky ngërç i vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën. Është koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”, tha zëdhënësi. Kjo është thirrja e dytë e ngjashme e bërë nga…
Këshilltarët e majtë kanë braktisur mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, e cila ishte thirrur jashtë radhe për të diskutuar mbi Reformën Territoriale. Mbledhja zgjati rreth 20 minuta, ndërsa në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të Këshillit Bashkiak të Maliqit, për t’ia përcjellë Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të procesit të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale. Mbledhja ishte njoftuar të zhvillohej rreth orës 10:00. Megjithatë, pas deklaratës së grupit të këshilltarëve të majtë se nuk do të shpreheshin me vendimmarrje lidhur me propozimin që duhet t’i dërgohet Parlamentit, kryetari i Këshillit Bashkiak deklaroi mbylljen e mbledhjes. Vendimi…
Situata me zjarret në vend vijon të jetë problematike, me 5 vatra që mbeten aktive nga 35 të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Në terren janë angazhuar rreth 382 forca operacionale dhe 40 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 90 efektivë dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore. Vatrat aktive janë në Dajt, Mirditë, Pukë, Malësi të Madhe dhe Gramsh, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të pandërprerë nga strukturat e Mbrojtjes Civile. Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të…
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vijuar edhe të enjten aksionin e tyre para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste ndaj mos-thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. Në aksionin e PDK-së këtë herë iu bashkuan edhe deputetë të Aleancës, si dhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Vushtrrisë. Prej disa ditësh, PDK-ja po zhvillon protesta dhe aksione para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive dhe zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit. PDK-ja i ka kërkuar vazhdimisht kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që të thërrasë vazhdimin…
Qytetarët që kanë marrë vendimin për kalimin në pronësi të shtëpive të vjetra, të ndërtuara para vitit 1991, oborreve në përdorim apo trojeve funksionale, mund ta regjistrojnë pronën përmes portalit e-Albania. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar një përmbledhje të hapave që duhet të ndiqen për këtë proces. Sipas Kadastrës, përmes kësaj procedure qytetarët mund të pajisen me dokumentacionin e plotë të pronësisë për shtëpinë e tyre. Për të nisur aplikimin, qytetari duhet fillimisht të hyjë në llogarinë e tij në portalin e-Albania. Më pas, duhet të zgjedhë shërbimin “Aplikim për regjistrimin e kalimit të pronësisë me anë të ligjit,…
Një situatë alarmante vijon të jetë e pranishme në zonën e Pukës, ku një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë prej ditësh sipërfaqe të mëdha pyjore. Flakët janë përhapur në zonat e Gojanit, Gjegjanit dhe Haxhiajve, duke djegur dhjetëra hektarë pyje dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në masivet e gjelbra. Situata paraqitet veçanërisht shqetësuese në Gojan të Vogël, në Njësinë Administrative Gjegjan, ku zjarri po afrohet me shpejtësi drejt zonës së banuar. Pamjet e siguruara tregojnë përmasat e vatrave të zjarrit, ndërsa tymi ka përfshirë sipërfaqe të mëdha. Strukturat e emergjencave dhe autoritetet vijojnë ndërhyrjen në terren, në…
Vladimir Putin ka pranuar se fushata me dronë e Ukrainës kundër rafinerive dhe infrastrukturës së saj të naftës po ndikon në ekonomi. Presidenti rus foli më herët sot në Këshillin për Zhvillim Strategjik dhe Projekte Kombëtare në Moskë. Gjatë fjalës së tij Putin pretendoi se: “Të dhënat statistikore tregojnë se performanca ekonomike, ndonëse modeste në përgjithësi, mbetet pozitive.” “Është e qartë se ritmi i aktivitetit ekonomik po ndikohet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë presionin e jashtëm, si dhe sulmet terroriste ndaj objekteve industriale dhe të infrastrukturës. Natyrisht, sulme të tilla nuk kanë dhe nuk mund të rezultojnë në pasoja…
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë janë plagosur nga një valë sulmesh masive me raketa ruse gjatë natës në Kiev dhe në rajonin përreth, njoftuan autoritetet ukrainase. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se gjatë sulmit u goditën ndërtesa banimi dhe magazina, ndërsa ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet për persona që mund të kenë mbetur nën rrënoja. Ekipet e emergjencave kanë arritur tashmë të nxjerrin të gjallë një person nga rrënojat e një ndërtese të shembur. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se gjatë sulmeve u dëmtua edhe një spital për fëmijë. Dritaret…
Dashi Në çështjet e dashurisë, sot do të ndjeni një ngrohtësi të veçantë në marrëdhëniet tuaja. Një bisedë e sinqertë mund të forcojë lidhjet me partnerin ose të hapë mundësi të reja për beqarët. Në punë, përqendrimi juaj do të jetë i lartë dhe do të ndiheni të motivuar për të përfunduar detyra të rëndësishme. Mos hezitoni të ndani idetë tuaja me kolegët, pasi bashkëpunimi do të sjellë rezultate të mira. Sa i përket shëndetit, mund të ndjeni një lodhje të vogël, por një shëtitje në natyrë do të ndihmojë. Mundohuni të shmangni shpenzimet e panevojshme, pasi dita nuk është…