Nga Mero Baze Ngjarja tragjike e Ksamilit, përveçse një fatkeqësi e rëndë për familjen e 20-vjeçarit portugez, është një goditje e padrejtë mbi imazhin e turizmit shqiptar. Në një vend me turizëm në rritje, ngjarjet kriminale janë të pashmangshme, por, për fatin e mirë, Shqipëria nuk është përballur me to. Tirana është një nga kryeqytetet më të sigurta në Evropë, ku vajzat dhe djemtë e rinj shëtisin deri në pesë të mëngjesit rrugëve dhe klubeve të qytetit pa ndodhur asnjë incident serioz. Siguria personale e një vajze të re që ecën rrugëve të Tiranës është shumë më e lartë se…
Author: tirana
Kam pezulluar tarifat doganore prej 50% ndaj Kanadasë, të cilat do të hynin në fuqi nesër në mëngjes, shkroi presidenti Donald Trump në rrjetin e tij Truth Social. ‘Kanadaja dhe SHBA në pritje të përfundimit të dokumenteve – kanë arritur një marrëveshje!”, shkroi ai. Tubacioni i madh i naftës Keystone XL, i cili u fundos vite më parë nga ‘Sleepy Joe’ Biden, mund të ngrihet sërish nga varri!’, shkroi Donald Trump e në Truth Social. Sipas kryeministrit kanadez Mark Carney, ka pasur përparim të konsiderueshëm, por ende duhet të përfundojë puna për dokumentet dhe detajet e marrëveshjes. Pezullimi i tarifave…
Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është kapur në Rinas, me qëllim ekstradimin e tij. Policia bën me dije se A. Sh., banues në Kukës, akuzohet për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në momentin e ndalimit, ai është prezantuar me një identitet tjetër, në përpjekje për të shmangur identifikimin dhe arrestimin. Kapja e tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Wanted”, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Interpol Tiranën. DVP Tiranë Vijon operacioni i koduar “Wanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Akuzohet në Kosovë, për veprimtari kriminale në…
Është publikuar foto e çiftit të sapomartuar që ndërruan jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Kleo Vrioni, Sara Brugentelli dhe 3 të tjerë ishin duke u kthyer nga një lokal nate kur i riu 25-vjeçar humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një bordurë betoni.
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 1 është nën monitorim. Në operacionet e shuarjes janë angazhuar 350 forca operacionale dhe 26 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Vatrat kryesore aktive janë në Dajt dhe Priskë, Tiranë, Lufaj, Mirditë dhe Tërbun, Pukë. Në Dajt operacioni vijon me 50 efektivë të FA, 15 zjarrfikës dhe 5 forca të AZM, pa rrezik për zonat e banuara. Në Tërbun vijon angazhimi i gjerë i strukturave vendore,…
Ngushtica e Hormuzit është kthyer në një prej pikave kyçe të luftës mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa të dhënat e fundit tregojnë se Teherani po humbet një pjesë të kontrollit mbi këtë korridor jetik për transportin botëror të naftës. Sipas të dhënave të kompanisë së monitorimit të trafikut detar Kpler, më shumë se 80% e anijeve që kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit gjatë dy javëve të fundit kanë përdorur rrugën detare pranë Omanit. Kjo është një kanal i autorizuar nga OKB-ja, por që kundërshtohet fuqishëm nga Irani. Teherani e konsideron ngushticën nën kontrollin e tij dhe ka…
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:22 të kësaj të mërkure, në rrugën dytësore në Manzë të Durrësit. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë betoni. Si pasojë, kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, Kleo Vrioni, 25 vjeç, dhe dy pasagjerët, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç, njofton Policia Dy pasagjerë të tjerë, R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë plagosur. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Tre të rinjtë kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa dy të tjerët u dërguan me…
Dashi: Sot do të ndiheni më energjikë dhe gati për të marrë iniciativa të reja. Në punë, një vendim i shpejtë mund t’ju sjellë një mundësi të mirë. Në dashuri, një bisedë e sinqertë do t’ju afrojë më shumë me partnerin. Kujdes vetëm të mos nxitoheni në vendime të rëndësishme. Demi: Një çështje financiare mund të kërkojë më shumë vëmendjen tuaj sot. Do të ndiheni më të qetë nëse i bëni gjërat me plan dhe pa nxitim. Në dashuri, mund të merrni një mesazh që do t’ju ngrohë zemrën. Mbrëmja është e përshtatshme për pushim dhe qetësi. Binjakët: Komunikimi do të jetë…
Shqipëria do të përfshihet sot nga kushte atmosferike relativisht të ndryshueshme, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Moti pritet të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, të cilat në mënyrë të lokalizuar do të jenë më të dendura në relievet kodrinore dhe malore. Këto kushte do të jenë të pranishme deri pasdite, ndërsa më pas vranësirat pritet të shpërbëhen gradualisht dhe moti të jetë kryesisht i kthjellët. Temperaturat do të mbeten të larta, me minimumin që zbret deri në 16°C dhe maksimumin që arrin në 36°C. Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim–juglindje, me shpejtësi mesatare 7–9 m/s. Në det, valëzimi parashikohet i forcës 1–2 ballë,…
Nëntë vatra zjarri janë regjistruar në vend deri në orën 14:00 të 18 gushtit, ndërsa gjashtë prej tyre vijojnë të jenë aktive. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, një vatër është nën kontroll dhe dy të tjera po monitorohen. Forcat operacionale vijojnë ndërhyrjet në terren, ndërsa Forcat e Armatosura janë angazhuar me 140 efektivë, tre helikopterë dhe dy avionë Air Tractor. Në Dajt të Tiranës vijon operacioni për izolimin e zjarrit, ku janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter. Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Gurë-Lurë të Dibrës, zjarri është izoluar…
Komisioni Europian pret koordinim efektiv dhe konsultime mes komunave të prekura dhe institucioneve qendrore të Kosovës për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut, të banuar me shumicë shqiptare, dhe atë të Veriut, të banuar me shumicë serbe. Zëdhënësja Anita Hipper, u shpreh se qëndrimi i bllokut për këtë cështje, është i qartë. “Ajo që kërkojmë, gjithashtu, është që Policia e Kosovës të garantojë sigurinë e të gjitha komuniteteve, në përputhje me parimet demokratike, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, në mënyrë që të gjithë të ndihen të sigurt. Aktualisht, ura është e…
OpenAI ka prezantuar një version të ChatGPT të krijuar posaçërisht për adoleshentët nga 13 deri në 17 vjeç. Kompania thotë se qëllimi është t’u ofrojë të rinjve një mënyrë më të sigurt dhe të përshtatshme për moshën për të përdorur inteligjencën artificiale. Versioni i ri do të ketë kufizime më të forta për përmbajtje të ndjeshme, veçanërisht për tema si vetëvrasja, vetëdëmtimi dhe bisedat romantike apo seksuale. ChatGPT për adoleshentët do të jetë gjithashtu i orientuar drejt mësimit. Në vend që t’u japë nxënësve menjëherë përgjigjet e detyrave, sistemi do të përpiqet t’i udhëzojë ata që t’i gjejnë vetë përgjigjet…