Komisioni Europian pret koordinim efektiv dhe konsultime mes komunave të prekura dhe institucioneve qendrore të Kosovës për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut, të banuar me shumicë shqiptare, dhe atë të Veriut, të banuar me shumicë serbe. Zëdhënësja Anita Hipper, u shpreh se qëndrimi i bllokut për këtë cështje, është i qartë. “Ajo që kërkojmë, gjithashtu, është që Policia e Kosovës të garantojë sigurinë e të gjitha komuniteteve, në përputhje me parimet demokratike, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, në mënyrë që të gjithë të ndihen të sigurt. Aktualisht, ura është e…
Author: tirana
OpenAI ka prezantuar një version të ChatGPT të krijuar posaçërisht për adoleshentët nga 13 deri në 17 vjeç. Kompania thotë se qëllimi është t’u ofrojë të rinjve një mënyrë më të sigurt dhe të përshtatshme për moshën për të përdorur inteligjencën artificiale. Versioni i ri do të ketë kufizime më të forta për përmbajtje të ndjeshme, veçanërisht për tema si vetëvrasja, vetëdëmtimi dhe bisedat romantike apo seksuale. ChatGPT për adoleshentët do të jetë gjithashtu i orientuar drejt mësimit. Në vend që t’u japë nxënësve menjëherë përgjigjet e detyrave, sistemi do të përpiqet t’i udhëzojë ata që t’i gjejnë vetë përgjigjet…
Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka kaluar sërish mbi 91 dollarë për fuçi, duke arritur nivelin më të lartë që nga fundi i korrikut. Nafta Brent, referenca kryesore për tregun global, u tregtua rreth 91 dollarë, ndërsa WTI amerikane u ngjit pranë 85 dollarëve. Luhatjet e reja të cmimit vijnë në një moment tensioni të shtuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa shpresat për një marrëveshje të shpejtë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit po zbehen. Huthit në Jemen, të mbështetur nga Irani, pohuan se kishin shënjestruar rafinerinë e Saudi Aramco-s në jugperëndim të Arabisë Saudite. CNN nuk…
Shkolla “Abdyrrahman Përmeti” në Lis të Matit po i afrohet përfundimit të punimeve. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri, ku po ndërtohen ambientet e reja të institucionit arsimor. “Drejt përfundimit puna për ambientet e reja, moderne dhe më funksionale”, shkroi Rama në rrjetet sociale. Sipas tij, investimi do të krijojë kushte më të mira për fëmijët e komunitetit të Lisit, duke mbështetur procesin mësimor dhe zhvillimin e aktiviteteve shkollore. Shkolla po ndërtohet me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin turistik te Ksamilit, ku një turist portugez rreth 20 vjeç humbi jetën pas një konflikti në ambientet e resortit “Principotes”. Viktima është identifikuar si Luis Miguel Varela Mendes, i cili kishte ardhur në Ksamil së bashku me një grup turistësh portugezë. Sipas të dhënave të reja të hetimit, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 02:30, brenda ambienteve të lokalit te quantur “La Guerra”, pjese e resortit Principotes. Pas konfliktit, 20-vjeçari është nxjerrë jashtë ambienteve të beach bar-it, ku është lënë i pajetë në zonën e plazhit për gati tre…
Vizitoni Shqipërinë, e cila është transformuar në një destinacion të mirëfilltë turistik. Kështu e nis artikullin media prestigjioze britanike “The Sun”. Shqipëria ka shumë për të eksploruar, duke përfshirë plazhe të bukura me ujëra kristalore, një kryeqytet të qetë dhe qytete historike, shkruan media britanike. Ndërkohë, për britanikët që duan të eksplorojnë Shqipërinë, kjo bëhet edhe më e lehtë për shkak të shtimit të linjave të fluturimit low cost. Kryeqyteti i Shqipërisë konsiderohet një nga qytetet më me diell në Evropë, me më shumë se 2,500 orë diell çdo vit, dhe rekomandohet që të jetë ndalesa e parë e turistëve.…
25-vjeçarja Ana Dyrmishi, e cila mbeti e plagosur rëndë nga zjarri që përfshiu një hotel në Vlorë mëngjesin e 16 gushtit, pritet të transferohet në Turqi për mjekim më të specializuar. Sipas burimeve nga QSUT, e reja ndodhet prej së dielës në Reanimacionin Qendror, në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie në mbi 85% të sipërfaqes së trupit. Transferimi për trajtim të specializuar në Turqi është kërkuar nga familjarët e 25-vjeçares. Aktualisht, ajo vijon të marrë trajtim intensiv në QSUT, ndërsa po ndiqen procedurat për transferimin e saj jashtë vendit. “Pas përfundimit të të gjitha procedurave mjekësore dhe administrative nga…
Ministri i Shtetit për Sportin, Blendi Gonxhja, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të flamurit kuqezi delegacionit shqiptar që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Në fjalën e tij, Gonxhja e cilësoi këtë moment si një ditë të veçantë për sportin shqiptar, duke theksuar se bashkë me flamurin, sportistëve u dorëzohet edhe besimi i Shqipërisë te puna, përkushtimi dhe potenciali i tyre. Ministri u shpreh se pjesëmarrja në Lojërat Mesdhetare është një mundësi e rëndësishme për të përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtare dhe vlerësoi sakrificën e sportistëve elitarë, të cilët pas çdo rezultati kanë vite të tëra…
Një predhë ka goditur një anije në Ngushticën e Hormuzit, e pohuar kjo nga Agjencia Britanike për Operacionet e Tregtisë Detare (UKMTO), e cila monitoron sigurinë e anijeve dhe të marinarëve në mbarë botën. Anija, flamuri i së cilës nuk është identifikuar, u godit “nga një predhë e paidentifikuar ndërsa po kryente një kalim në dalje” nga Ngushtica e Hormuzit, theksohet në deklaratë. Si pasojë, një anëtar i ekuipazhit është plagosur dhe po merr ndihmë nga Roja Bregdetare e Omanit. Omani është vendi që ndan ujërat territoriale të Ngushticës së Hormuzit me Iranin. Agjencia nuk ka bërë të ditur vendndodhjen…
Drejtori Operacional , është shkarkuar pas një përplasjeje të fortë me presidentin e organizatës, Gianni Infantino, lidhur me një plan për përfshirjen e investitorëve privatë në të drejtat e Kupës së Botës. Francezi Lamour kritikoi publikisht planin e Infantinos për të shitur 20% të aksioneve të Kupës së Botës te investitorët privatë, madje kishte shprehur shqetësime të forta për mënyrën se si po trajtohej çështja, duke pretenduar se ishte “mashtruar” në lidhje me këtë plan. Shkarkimi i Lamour u komunikua edhe te anëtarët e Këshillit të FIFA-s. Atyre iu bë me dije se vendimi ishte marrë “pas një shqyrtimi të…
Gjermania ka zhvilluar bastisjet e para në bazë të një ligji të ri që synon të godasë rrjetet e kontrabandistëve, të cilët e përdorin territorin gjerman si pikë tranziti për dërgimin e varkave të vogla drejt Kanalit Anglez, ka mësuar BBC. Gjatë një operacioni të përbashkët këtë pranverë, ku morën pjesë autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë, policia sekuestroi në rajonin e Rhein-Westfalisë Veriore më shumë se 9,000 jelekë shpëtimi, dhjetëra gomone dhe motorë, si dhe 360 pompa. Varkat dhe pajisjet e sekuestruara po ruhen aktualisht në një vend sekret. Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së…
Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky ka paralajmëruar se Rusia do ta paguajë shtrenjtë sulmin e ndërmarrë gjatë natës në rajonin e Kharkivit, ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosën disa të tjerë. “Padyshim që Ukraina do t’i përgjigjet sulmit, këtë ta kenë të qartë. Po aq e rëndësishme është që partnerët tanë t’i shoqërojnë kundërpërgjigjet tona të drejta ushtarake me veprimet e tyre për të ushtruar presion ndaj Rusisë dhe për të mbështetur Ukrainën”, deklaroi Zelensky. Sipas presidentit ukrainas, ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë në zonën e goditur dhe kanë shuar zjarret, ndërsa shërbimet e tjera vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit…