Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon një ditë përgjithësisht të qëndrueshme meteorologjike në të gjithë vendin këtë të enjte, 20 gusht. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të herëpashershme. Reshjet pritet të jenë të pakta dhe kryesisht deri në mesditë, më të theksuara në zonat lindore dhe juglindore. Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat malore mund të arrijë deri në 15 m/s. Në bregdet, dallgëzimi i detit parashikohet të jetë i forcës 1–3 ballë. Temperaturat minimale dhe maksimale priten: Berat: 22–37°CFier: 24–36°CElbasan: 23–37°CKorçë: 17–34°CGjirokastër: 18–37°CVlorë: 24–34°CSarandë: 24–35°CTiranë: 24–36°CDurrës: 24–35°CShkodër: 23–36°CKukës: 18–36°CPeshkopi: 16–36°CLezhë: 22–35°CB. Curri: 18–35°C Në përgjithësi, vendi do…
Author: tirana
Një aksident me mjete lundruese ka ndodhur në liqenin e Komanit, ku si pasojë e përplasjes disa persona kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit po transportohen në drejtim të Spitalit të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa distanca dhe terreni i vështirë e bëjnë të vështirë transportimin e tyre. Në ndihmë të personave të lënduar kanë dalë banorë të zonës dhe persona të tjerë me varka, të cilët po kontribuojnë në nxjerrjen dhe transportimin e tyre drejt zonave ku mund të marrin ndihmë mjekësore. Gjendja shëndetësore e të lënduarve raportohet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dyshohet se shkak ka…
Detaje të reja dalin nga ekspertiza për aksidentin tragjik në Durrës, ku humbi jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli dhe një i mitur 15 vjeç. Sipas konkluzioneve të ekspertëve, automjeti në momentet para aksidentit ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi prej rreth 114 km/orë. Nga rindërtimi i dinamikës së ngjarjes rezulton se, në momentin e marrjes së kthesës, drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin. Fillimisht, goma e parë në krahun e pasagjerit ka goditur bordurën, duke bërë që automjeti të humbiste më tej stabilitetin. Pas përplasjes me bordurën, makina është përmbysur dhe më pas ka shkuar…
Zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit S. V., autor i vrasjes së turistit 20-vjeçar Luis Miguel Varela Mendes ditën e djeshme në ambientet e jashtme të lokalit “Paradise” në Ksamil. S. V., ka treguar përpara togave të zeza versionin e tij të ngjarjes nga nisja e konfliktit e deri te vrasja, për të cilën tha se ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes. Autori, i cili ishte i punësuar si truprojë te “Principota”, sqaron se konflikti ka nisur brenda ambienteve të lokalit mes disa turistëve që ishin nën efektin e alkoolit. Atyre u është kërkuar të mbajnë qetësi, por sherri ka degraduar në…
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar mëngjesin e kësaj të mërkure përmes një postimi në rrjetet sociale, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Ksamil, ku një turist 20-vjeçar humbi jetën pas një konflikti. Krahas një fotografie të qytetit të Sarandës, Lamallari shkruan se respektimi i rendit ligjor dhe të drejtave të njeriut duhet të shkojë paralelisht, ndërsa paralajmëron një reagim të fortë të Policisë së Shtetit ndaj personave që sfidojnë ligjin. “Balanca mes të drejtave të njeriut dhe rendit ligjor vlen për qytetarët dhe mbron shoqërinë. Ata që sfidojnë ligjin dhe linçojnë shërbëtorët e tij, meritojnë përgjigjen më…
Tre automjete luksoze, me vlerë totale rreth 450 mijë euro, të dyshuara të vjedhura në Gjermani, janë sekuestruar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Stolen line”. Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë tre persona që u konstatuan duke drejtuar automjetet, ndërsa dy të rinj, të dyshuar si trafikuesit e tyre në Shqipëri, janë shpallur në kërkim. Mes automjeteve të sekuestruara janë një “Mercedes Benz G-Class 63 AMG”, një “Mercedes Benz GT 63 AMG” dhe një “Mercedes Benz S-Class 580e”. Tiranë Vijon operacioni policor i koduar “Stolen line”, kundër trafikimit në Shqipëri, të automjeteve luksoze të…
Ngushtica e Hormuzit, territori i ri i Shteteve të Bashkuara: Donald Trump nuk tërhiqet nga ideja e tij, por së fundi e coi edhe më tej provokimin ndaj Iranit duke publikuar në rrjetet sociale një hartë ku rruga strategjike ujore paraqitet si pjesë e SHBA-së. Ngushtica, përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e naftës në botë, ndodhet në ujërat territoriale të Iranit dhe Omanit. Idenë e aneksimit të saj, Trump e hodhi për herë të parë të premten, dhe me sa duket, po vazhdon t`i mëshojë, pavarësisht indinjatës së regjimit ët ajatollahëve. “Ne e kontrollojmë atë përmes bllokadës…
Administrata e dytë e presidentit amerikan Donald Trump ka një numër shumë më të madh zyrtarësh ultra të pasur krahasuar me administratat e tre presidentëve të mëparshëm. Sipas një raporti të publikuar nga grupi i konsumatorëve Public Citizen, të paktën 57 zyrtarë të administratës Trump kanë pasuri prej 100 milionë dollarësh ose më shumë. Nga këta, 17 janë ambasadorë, ndërsa 40 mbajnë poste të larta në degë të ndryshme të ekzekutivit amerikan. Shifra është më shumë se katër herë më e lartë se numri i zyrtarëve me këtë nivel pasurie në administratat e tre presidentëve të mëparshëm, sipas raportit. Pasuria…
Orikum- Një 67-vjeçar, i identifikuar si Lumturim Qerimi, është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur teksa 67-vjeçari po kryente disa rregullime në banesë. Këto janë informacionet e para për ngjarjen, ndërsa pritet që Policia e Vlorës të konfirmojë rrethanat dhe detajet e plota të saj.
Zjarri vijon të përfshijë pyjet e Malit të Tërbunit, Gojanit dhe Gjegjanit në Bashkinë Pukë, ndërsa forcat në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Prefektura e Shkodrës bën me dije se situata në Malin e Tërbunit është më e qetë dhe nën kontroll, ndërsa zona Gjegjan–Gojan mbetet më dinamike për shkak të temperaturave të larta dhe erës. Në operacion janë angazhuar forca nga toka dhe ajri, përfshirë 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë. Aktualisht nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat. Njoftimi: Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër informon se vijon misioni nga toka…
Ukraina ka ndërmarrë një nga sulmet më të mëdha me dronë që prej fillimit të luftës, duke goditur veçanërisht rajonin e Moskës. Sipas autoriteteve ruse, pothuajse 800 dronë u rrëzuan mbi Krime dhe territorin rus, ndërsa 620 prej tyre dyshohet se ishin drejtuar drejt kryeqytetit. Kryebashkiaku i Moskës, Sergej Sobyanin, deklaroi se më shumë se 180 dronë u rrëzuan në zonën e kryeqytetit. Pasojat e sulmit janë ndier kryesisht në zonat civile, ku rënia e mbetjeve të dronëve të interceptuar ka shkaktuar dëme dhe të plagosur. Në rajonin e Ramenskoye, një vajzë e vogël mbeti e plagosur pasi një dron…
Kombëtarja shqiptare U-21 do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ndërsa trajneri Alban Bushi ka bërë publike listën e futbollistëve që do të përfaqësojnë kuqezinjtë në këtë kompeticion ndërkombëtar. Në një prononcim për fshf.org, Bushi ka folur për objektivat e skuadrës dhe rëndësinë e këtij turneu për një grup të ri futbollistësh. Trajneri kuqezi thekson se Shqipëria nuk do të udhëtojë vetëm për të marrë pjesë, por për të konkurruar me kundërshtarët e grupit, ku bëjnë pjesë Italia, Kosova dhe Algjeria. “Jemi shumë të motivuar që Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare. Për ne nuk është…