Gjyqi për vrasjen e reperit të njohur amerikan Tupac Shakur është mbajtur në Las Vegas, rreth 30 vjet pas të shtënave që i morën jetën në shtator 1996. I akuzuari është Duane “Keffe D” Davis, i vetmi person i akuzuar ndonjëherë për vrasjen e reperit. Gjatë deklaratës hapëse, prokuroria paraqiti versionin e saj të ngjarjeve. Prokurori Marc DiGiacomo tha se Davis ndodhej në një Cadillac të bardhë së bashku me nipin e tij, Orlando Anderson, dhe dy persona të tjerë. Sipas prokurorisë, pas një përleshjeje në MGM Grand mes Tupac Shakur, pjesëtarëve të grupit të tij dhe Anderson, Davis ishte…
Author: tirana
Arrestohet në Levan të Fierit Sokrat Vata që vrau turistin francez. I dyshuari u arrestua në një bagazh makine në përpjekje për tu arratisur. Vata goditi për vdekje me thikë Miguel Mendez pas një sherri për një vajzë. Sokrat Vata, 29 vjeç, nga Hasi, i cili sipas të dhënave paraprake dyshohet se ka goditur me thikë të riun francez rezulton një emër i njohur më parë për drejtësinë britanike. Në shtator të vitit 2024, Gjykata e Kurorës në Cambridge e dënoi atë me 5 vite burg. Ai kishte pranuar fajësinë për dy akuza për posedim me qëllim furnizimin me drogë të…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është i vetmi lider i partive kryesore politike që i është përgjigjur ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Në takimin e thirrur nga Haxhiu nuk kanë marrë pjesë liderët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilët kanë refuzuar ftesën. Në takim janë të pranishëm edhe disa prej liderëve të partive që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kosovë. Pjesëmarrja e Kurtit dhe përfaqësuesve të partive të komuniteteve, përballë mungesës së PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, nxjerr në pah edhe një…
Detaje të reja janë bërë publike lidhur me vdekjen e papritur të Hayden Panettiere, e cila ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare, të dielën, më 16 gusht. Sipas hetimeve paraprake të policisë, deri tani nuk ka prova që vdekja e saj të ketë ardhur si pasojë e një akti kriminal. Siç raporton People, rreth orës 13:50 të së dielës, më 16 gusht, policia e Greenville, në Karolinën e Jugut, dhe ekipet e emergjencës morën një telefonatë për një “grua pa ndjenja”, bëri të ditur një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Greenville. “Pas mbërritjes në vendngjarje, iu dha ndihma mjekësore. Megjithatë, personi,…
Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi sot ishullin indonezian të Sumatrës, bëri të ditur agjencia gjeofizike e vendit. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti kishte një thellësi fokale prej rreth 29 kilometrash. Deri në këto momente nuk janë raportuar të dhëna të detajuara për viktima apo dëme materiale. Autoritetet indoneziane vijojnë monitorimin e situatës dhe po vlerësojnë pasojat e lëkundjeve. Indonezia ndodhet në një nga zonat më aktive sizmike të botës, përgjatë të ashtuquajturës “Unaza e Zjarrit” e Paqësorit, ku tërmetet janë të shpeshta.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 24 vatra zjarri, nga të cilat 7 vijojnë të jenë aktive dhe 2 të tjera janë në monitorim. Për përballimin e situatës janë angazhuar 472 forca operacionale dhe 28 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 129 efektivë, 3 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht në terren janë 140 efektivë të FA, 1 automjet zjarrfikës, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Zjarret në territor Në Malin e Dajtit, në Tiranë, situata vijon të mbahet nën kontroll, megjithëse zjarri mbetet aktiv në të dyja anët…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Gold”, duke identifikuar, kapur dhe arrestuar një nga personat e dyshuar për vjedhjen e një sasie bizhuterish në një argjendari në Kamëz, më 5 gusht 2026. Në pranga ka rënë A. K., 35 vjeç, banues në Laç, i cili dyshohet se ka kryer vjedhjen në bashkëpunim me një person tjetër, ende të paidentifikuar. Pas grabitjes, dy autorët dyshohet se janë larguar me një motomjet. Operacioni u zhvillua pas disa javësh hetimesh intensive dhe veprimesh proaktive nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, nën drejtimin e Prokurorisë së…
Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, u ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë vigjilentë, pasi rreziku nga zjarret në natyrë mbetet i lartë pas javësh me kushte të thata. “Disa ditë më të freskëta nuk do t’i zhbëjnë javët me kushte të thata. Rreziku nga zjarret në natyrë mbetet i lartë”, shkroi Khan në rrjetin social amerikan X. Ai paralajmëroi se terreni i thatë dhe sjellja e pakujdesshme mund të shkaktojnë shpejt zjarre, ndërsa u bëri thirrje londinezëve të “veprojnë me përgjegjësi” dhe të raportojnë në polici çdo rast të dyshuar zjarrvënieje të qëllimshme. Javën e kaluar, Britania e…
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Ksamil, ku humbi jetën 20-vjeçari francez Miguel Mendes. Sipas të dhënave të publikuara, i riu dyshohet se është goditur disa herë me thikë gjatë një konflikti. Sipas mjekut që ka parë trupin në morgun e Sarandës, 20-vjeçari kishte plagë të shkaktuara nga goditjet me thikë në shpinë dhe në kraharor. Vdekja e tij ka qenë e menjëhershme. Policia ka identifikuar si autor të dyshuar të ngjarjes 29-vjeçarin Sokrat Vata, banues në Has. Ai dyshohet se është larguar menjëherë pas konfliktit dhe vijon të jetë në kërkim nga uniformat blu. Nga…
Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, në Maliq. Në aksident janë përfshirë një autoambulancë dhe një tjetër automjet. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një person, i cili udhëtonte në mjetin e vogël. Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Gjatë dhjetë viteve të fundit në shumë pjesë të Evropës është rritur ndjeshëm rrezatimi ultravjollcë. Studiuesit paralajmërojnë për rritje të rrezikut për kancerin e lëkurës dhe dëmtimet e syve. Sipas një studimi të ri në disa zona të Evropës rritja e rrezatimit ultravjollcë (UV) gjatë periudhës 2013–2022 ka qenë 10 deri në 20 për qind. Studimi, i publikuar në revistën shkencore “Photochemical & Photobiological Sciences” bazohet në të dhënat e 40 stacioneve të matjes së rrezatimit UV në 19 vende evropiane, të mbledhura për një periudhë dhjetëvjeçare. Sipas studiuesve rezultatet tregojnë për herë të parë se rritja e rrezatimit UV,…
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur nga një sulm me raketa ruse në Kharkiv, sipas guvernatorit të rajonit, Oleg Synegubov. Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet vijojnë operacionet në zonën e goditur. Sulmi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas autoriteteve, janë dëmtuar të paktën 10 banesa private, një kafene, një zyrë postare, një dyqan, si dhe të paktën shtatë automjete. Kharkiv, një nga qytetet kryesore të Ukrainës dhe i pozicionuar pranë kufirit me Rusinë, ka qenë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve ruse që prej nisjes së pushtimit në shkallë…