Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 24 vatra të raportuara në 24 orët e fundit, 7 mbeten aktive

09:58 / August 18, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 24 vatra zjarri, nga të cilat 7 vijojnë të jenë aktive dhe 2 të tjera janë në monitorim. Për përballimin e situatës janë angazhuar 472 forca operacionale dhe 28 automjete zjarrfikëse.

Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 129 efektivë, 3 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht në terren janë 140 efektivë të FA, 1 automjet zjarrfikës, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Zjarret në territor

Në Malin e Dajtit, në Tiranë, situata vijon të mbahet nën kontroll, megjithëse zjarri mbetet aktiv në të dyja anët e kreshtës. Operacioni për izolimin e vatrës vijon me forcat operacionale, të mbështetura nga 50 efektivë të FA dhe një helikopter të Forcës Ajrore. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Vakumone, situata është nën kontroll dhe vatra është izoluar, ndërsa zona e Priskës vijon të jetë në monitorim. Edhe në këto zona nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Gurë-Lurë të Dibrës vijon një prej operacioneve më të mëdha. Në terren janë angazhuar 180 forca bashkiake, 14 efektivë të Policisë, 30 efektivë të FA dhe dy avionë Air Tractor. Korridoret e hapura kanë ndihmuar në pengimin e avancimit të zjarrit drejt banesave, ndërsa operacioni vijon për izolimin e plotë të vatrës.

Në Qafë Helmës, në kufirin Dibër-Bulqizë, zjarri është shuar nga krahu i Bulqizës, ndërsa mbetet aktiv në drejtim të Selishtës. Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Bruç të Matit vijon ndërhyrja në një terren shkëmbor dhe të vështirë. Operacioni është përforcuar me 30 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Lufaj të Mirditës, vatra vijon të jetë aktive, por me intensitet të ulët dhe me avancim të lehtë. Në operacion marrin pjesë strukturat e MZSH-së, Policia, Shërbimi Pyjor, forcat bashkiake dhe banorët, të mbështetur nga një helikopter, dy automjete zjarrfikëse të FA dhe 9 efektivë ushtarakë.

Në Fushë-Lajë të Pukës, ndërhyrja vijon në terren të vështirë, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve në drejtim të pyjeve të Tërbunit dhe Gjegjanit. Në operacion janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse, 9 efektivë të MZSH-së, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 40 forca vendore, 15 vullnetarë, 30 efektivë të FA dhe dy helikopterë. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Në të gjithë territorin, strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë të jenë në gatishmëri, me fokus izolimin e vatrave aktive dhe mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po ndjek në mënyrë të pandërprerë situatën dhe po koordinon veprimet me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera të sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet tokësore dhe ajrore mbeten të angazhuara në terren për ndërhyrje në çdo zonë ku situata e kërkon.

Monitorim vatra aktive zjarret ne vend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrau turistin francez në Ksamil, arrestohet Sokrat Vata në Levan, u gjet i fshehur në bagazhin e një makine

10:44 / August 18, 2026

Kurti i përgjigjet ftesës së Haxhiut, PDK, LDK e AAK bojkotojnë takimin

10:09 / August 18, 2026

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan/ Arrestohet në Qafë Thanë një nga autorët e dyshuar, policia jep detajet

09:51 / August 18, 2026

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil, u godit disa herë me thikë, dyshohet se sherri nisi për një vajzë

09:42 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.