Author: tirana

KFOR-i ka nisur tërheqjen graduale të pranisë së përhershme nga ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke e argumentuar vendimin me “përmirësimin e situatës së sigurisë”. Megjithatë, misioni i NATO-s thekson se do të ruajë një prani të fuqishme në veri të Kosovës dhe se trupat mund të rikthehen në terren në rast të përkeqësimit të situatës. Vendimi vjen pas një sërë incidentesh të regjistruara në veri, mes tyre shembja e 17 objekteve në pronësi të serbëve pranë liqenit të Ujmanit, si dhe pretendimet për dhunë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës ndaj një banori gjatë një kontrolli. KFOR-i po…

Read More

Nga Ylli Manjani Revolucionarët e bulevardit më në fund po zihen me njëri-tjetrin. Pasi mbaruan punë me ndalimin e investimit në Zvërnec… pasi larguan edhe Ramën… tani ka mbetur vetëm një problem i vogël: kush është pronari i revolucionit?! Trumpistat revolucionarë janë përplasur me Sorosistat e flamingove. Në mes hyjnë edhe “iranianët” për t’i pajtuar. O Zot, çfarë gazi!Vërtetë… lotsjellës! ???????????? Kjo është ajo që quhet revolucion alla shqiptarçe. Fillon me “ta rrëzojmë sistemin” dhe përfundon me: — Po ti kush je?— Unë jam revolucionari!— Po nga cili revolucion?— Nga ky i yni!— Po ky është i yni, jo i…

Read More

Një 85-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar, pasi pësoi një gjendje të rënduar shëndetësore teksa avioni me të cilin udhëtonte po kryente fazat e uljes në aeroportin “Marconi” të Bolonjës. Avioni, i cili kishte nisur fluturimin nga Tirana, u ul në aeroport pak pas mesnatës. Sipas të dhënave paraprake, i moshuari udhëtonte së bashku me disa familjarë dhe kishte probleme të rënda shëndetësore. Për këtë arsye, ai kishte kërkuar paraprakisht asistencë mjekësore në momentin e zbritjes nga avioni. Gjatë fazës së uljes, 85-vjeçari dyshohet se pësoi arrest kardiocirkulator, duke ndërruar jetë. Ekipet e urgjencës 118, të cilat ishin…

Read More

Detaje të reja janë bërë publike nga operacioni i Policisë së Shtetit dhe forcave RENEA për kapjen e Ylli Zallës, i cili ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2025. Zalla u arrestua në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Krujë. Lajmi u konfirmua nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili përgëzoi strukturat e Policisë për përfundimin me sukses të operacionit. Sipas burimeve, në momentin e arrestimit, Zalla ishte i armatosur me një kallashnikov dhe kishte me vete tre krehëra me fishekë. Ai ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar, pranë banesës së tij në…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka udhëzuar sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, që të “reduktojë ndjeshëm” stërvitjet e përbashkëta ushtarake të planifikuara me Korenë e Jugut, duke përmendur kostot e tyre dhe marrëdhënien e tij me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Në një reagim në llogarinë e tij në Truth Social, Trump tha se nuk ishte i kënaqur me faktin që Shtetet e Bashkuara kishin rënë dakord më herët të merrnin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut. “Bazuar në marrëdhënien time shumë të mirë me Kim Jong Un të Koresë…

Read More

Ylli Zalla, një person i shumëkërkuar nga Policia e Shtetit, është arrestuar në Krujë në kuadër të një operacioni policor. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili ka përgëzuar strukturat e Policisë së Shtetit për përfundimin me sukses të operacionit. Operacioni, i koduar “Fundi i Arratisë”, u zhvillua në Krujë dhe në të morën pjesë Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë. Sipas Lamallarit, Zalla konsiderohej person shumë i kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa i ishte shmangur drejtësisë. “Përgëzime…

Read More

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vijuar edhe të hënën aksionin para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. PDK-ja ka paralajmëruar se do t’i dërgojë sërish një letër kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, me kërkesën që të thërrasë vazhdimin e seancës. Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, tha se qëllimi i aksionit është t’i kërkohet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të rikthehet në Kuvend dhe të kontribuojë në konstituimin e tij. “Jam këtu bashkë me krejt kolegët e mi nga Partia Demokratike e Kosovës për të bërë një…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën duke ndarë me ndjekësit e tij pamje nga Liqeni i Degës në Belsh. “MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje nga Liqeni i Degës në Belsh, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Liqeni i Degës është një nga peizazhet natyrore që kryeministri ka zgjedhur të promovojë përmes postimeve të tij në rrjetet sociale, ku shpesh ndan pamje nga qytete dhe zona të ndryshme të Shqipërisë. Rama i ka përdorur në mënyrë të vazhdueshme rrjetet sociale për të sjellë për ndjekësit imazhe nga destinacione të ndryshme të vendit, duke vënë në…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 33 vatra zjarri, 8 prej të cilave vijojnë aktive dhe 5 janë nën monitorim. Në operacione janë angazhuar 535 forca dhe 51 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me trupa, helikopterë dhe avionë Air Tractor. Vatrat kryesore janë në Malin e Dajtit, Gurë-Lurë, Qafë Helmës, Bruç, Lufaj dhe Fushë-Lajë, ku puna për shuarjen dhe izolimin e flakëve vijon. Ministria e Mbrojtjes thotë sr aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara në këto vatra. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga AKMC dhe strukturat vendore e qendrore. Njoftimi…

Read More

Ka skaduar afati 60-ditor i vendosur nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani për arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë, por Uashingtoni dhe Teherani ende nuk kanë arritur një marrëveshje konkrete. Afati ishte pjesë e një Memorandumi Mirëkuptimi të nënshkruar më 17 qershor nga presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian, pas më shumë se tre muajsh konflikti të ashpër. Marrëveshja e përkohshme synonte ndalimin e armiqësive dhe krijimin e një rruge drejt një marrëveshjeje përfundimtare që do t’i jepte fund konfliktit në disa fronte. Ndër pikat kryesore të memorandumit ishin rihapja e Ngushticës së Hormuzit, lehtësimi i…

Read More

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë mbrëmjes së së dielës një zonë kodrinore në fshatin Qishbardhë të Vlorës. Flakët po favorizohen nga era e fortë, e cila po ndihmon në përhapjen e zjarrit në terren. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse paraqitet e vështirë për shkak të terrenit të thyer, ndërsa errësira e vështirëson më tej operacionin për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, situata vijon të monitorohet nga autoritetet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse zjarri do të përhapet më tej gjatë orëve në vijim.

Read More

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas sulmeve me raketa në rajonin Belgorod të Rusisë, sipas guvernatorit në detyrë të rajonit, Alexander Shuvaev. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë 14-vjeçar, i cili është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Sipas Shuvaev, sulmet gjatë natës dëmtuan një ndërtesë dhe një automjet në fshatin Koloskovo, në rrethin Valuysky, pranë kufirit me Ukrainën. Sulmet e raportuara ukrainase ndodhën vetëm një natë pas asaj që zyrtarët rusë e cilësuan si sulmi më i madh i nisur nga Ukraina gjatë këtij viti. Në atë valë sulmesh, të paktën shtatë…

Read More