Një 85-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar, pasi pësoi një gjendje të rënduar shëndetësore teksa avioni me të cilin udhëtonte po kryente fazat e uljes në aeroportin “Marconi” të Bolonjës.
Avioni, i cili kishte nisur fluturimin nga Tirana, u ul në aeroport pak pas mesnatës.
Sipas të dhënave paraprake, i moshuari udhëtonte së bashku me disa familjarë dhe kishte probleme të rënda shëndetësore. Për këtë arsye, ai kishte kërkuar paraprakisht asistencë mjekësore në momentin e zbritjes nga avioni.
Gjatë fazës së uljes, 85-vjeçari dyshohet se pësoi arrest kardiocirkulator, duke ndërruar jetë.
Ekipet e urgjencës 118, të cilat ishin njoftuar paraprakisht për mbërritjen e pasagjerit, ndërhynë menjëherë, por pavarësisht përpjekjeve, nuk mundën ta shpëtonin.
Në aeroport mbërriti gjithashtu edhe Policia, e cila ushtronte shërbimet e saj në ambientet e aeroportit.
