Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas sulmeve me raketa në rajonin Belgorod të Rusisë, sipas guvernatorit në detyrë të rajonit, Alexander Shuvaev. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë 14-vjeçar, i cili është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Sipas Shuvaev, sulmet gjatë natës dëmtuan një ndërtesë dhe një automjet në fshatin Koloskovo, në rrethin Valuysky, pranë kufirit me Ukrainën. Sulmet e raportuara ukrainase ndodhën vetëm një natë pas asaj që zyrtarët rusë e cilësuan si sulmi më i madh i nisur nga Ukraina gjatë këtij viti. Në atë valë sulmesh, të paktën shtatë…
Author: tirana
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme, 16 gusht, në aksin Shëngjin-Lezhë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar katër persona, mes tyre dy fëmijë. Të lënduarit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të mëtejshëm, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Meta përballet me një nga sfidat më të mëdha ligjore në historinë e saj. Nëse kompania humbet gjyqin, mënyra se si funksionojnë Instagram dhe Facebook për përdoruesit e rinj mund të ndryshojë ndjeshëm. Gjyqi nis të martën dhe lidhet me një padi të ngritur në vitin 2023 nga 30 shtete amerikane, mes tyre Kalifornia dhe Nju Jorku. Shtetet akuzojnë Metën për shkelje të ligjeve federale dhe shtetërore që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve dhe privatësinë. Çështja nuk ka të bëjë vetëm me një gjobë financiare. Shtetet kërkojnë që Meta të ndryshojë disa prej funksioneve kryesore të Instagramit dhe Facebook-ut, ndërsa…
Dashi Një ndjenjë e re mund të lindë sot në jetën tuaj sentimentale, duke sjellë emocion dhe pasion të papritur. Marrëdhëniet në çift do të kërkojnë mirëkuptim dhe durim, sidomos nëse ndiheni të paqartë për ndjenjat tuaja. Në punë, një detyrë e rëndësishme do të kërkojë përqendrim maksimal; mos lejoni që problemet personale t’ju shpërqendrojnë. Mund të merrni një përgjegjësi të re që do të sjellë mundësi për të treguar aftësitë tuaja. Kujdesuni për shëndetin, veçanërisht me stresin, pasi lodhja mund të ndikojë në energjinë tuaj. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet impulsive. Përfitoni nga ky moment për të…
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme Moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Vranësira të pakta e hera-herës deri mesatare kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit në orët e mesditës e pasdite. Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në jug. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe lugina pritet tëfitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar për situatën e zjarreve në Evropë, duke përmendur edhe Shqipërinë në mesin e vendeve që po përballen me vatra zjarri. Në një postim në rrjetin social X, ajo bëri të ditur se BE-ja po monitoron situatën dhe se sistemi satelitor Copernicus po mbështet operacionet e hartëzimit. Ajo shton se Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile është në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë vendeve që kanë nevojë. “Evropa mbetet në gatishmëri të lartë për zjarret masive. Presioni po rritet në Shqipëri, Belgjikë, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë. Sistemi ynë satelitor…
Një 26-vjeçar goditi me thikë motrën e tij dhe më pas ra nga dritarja e katit të pestë të një ndërtese në Largo San Francesco da Paola, në lagjen San Teodoro, Itali, duke gjetur vdekjen. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi sot, më 15 gusht, pak para orës 14:00. Sipas raportimeve fillestare, i riu po grindej me motrën e tij 18-vjeçare, dhe më pas e goditi me thikë, duke i shkaktuar plagë, por jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes ai ka rënë nga dritarja e banesës. Ende nuk është e qartë nëse rënia ishte e qëllimshme apo aksidentale. 26-vjecari humbi jetën…
Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndryshimin e masës së sigurimit ndaj producentit Petri Bozo, duke zëvendësuar “arrestin në burg” me “arrest në shtëpi” dhe duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi. Vendimi i Apelit erdhi pas kërkesës së paraqitur nga mbrojtja e Bozos për zëvendësimin e masës së sigurisë. Kërkesa ishte shqyrtuar fillimisht nga Gjykata e Elbasanit, e cila e kishte rrëzuar duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”. Pas ankimit të mbrojtjes, çështja kaloi për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila vlerësoi ndryshe kërkesën dhe vendosi një masë më të lehtë sigurie. Petri…
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga operacionet e shuarjes së zjarreve aktive në vend. Nufi shkruan se po vijon angazhimi i Forcave të Armatosura në përballimin e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit. Sipas tij, në zonën e Dajtit janë të angazhuar 50 efektivë të Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 2 helikopterë. Ai shton se vatrat janë nën kontroll dhe nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara. Sa i përket vatrave në Bulqizë janë të angazhuar 20 efektivë dhe 3 mjete. Ministri thekson se edhe në këtë zonë nuk ka…
Mesazhet mashtruese përmes SMS-ve dhe aplikacioneve të komunikimit janë rikthyer sërish, ndërsa Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm. Bëhet fjalë për skema të njohura si “phishing”, që synojnë marrjen e të dhënave bankare dhe personale. Mashtruesit paraqiten si përfaqësues të bankave dhe u kërkojnë qytetarëve të verifikojnë apo përditësojnë llogaritë e tyre. Në mesazhe zakonisht përfshihen edhe linke të dyshimta, të cilat mund të çojnë në faqe të rreme. Përmes tyre, autorët synojnë të marrin kredencialet e e-banking, PIN-in dhe të dhënat e kartave bankare. Policia këshillon qytetarët të mos klikojnë në linke të ardhura…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara së fundmi në Tiranë, duke i dalluar ato nga protestat e qershorit dhe duke theksuar se, sipas tij, në protestat e fundit ka një përbërje më të fortë politike. Në një intervistë për UnHerd, Rama tha se protestat e fundit janë nxitur kryesisht nga forca të vogla opozitare, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta ekstreme. Në ndryshim, ai i cilësoi protestat e qershorit si më të mëdha dhe me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve që kishin votuar Partinë Socialiste. “Protestat e sotme nuk janë protestat e qershorit, kështu që njerëzit…
Pesë persona janë plagosur, një prej tyre në gjendje kritike, pas një sulmi me armë zjarri pranë një godine konvikti në Universitetin Shtetëror të Virxhinias (VSU) në Shtetet e Bashkuara. Policia mbërriti në kampus rreth orës 01:28 të së shtunës, sipas orës lokale, pas raportimeve për të shtëna me armë. Universiteti bëri të ditur se të pesë personat e plagosur u gjetën me dëmtime nga armë zjarri dhe u transportuan në spitale lokale për trajtim mjekësor. Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike, ndërsa katër të tjerët kanë marrë plagë që nuk konsiderohen kritike për jetën. Autoritetet nuk kanë…