Rreth orës 11:00 të kësaj të shtune, një situatë emergjente është krijuar pas çarjes së kanalit kryesor “Naum Panxhi”, duke shkaktuar vërshimin e ujit dhe inerteve dhe bllokimin e aksit rrugor Elbasan-Cërrik. Për menaxhimin e situatës dhe lehtësimin e qarkullimit, ekipet e Agjencisë së Shërbimeve Publike Rurale, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, kanë ndërhyrë duke devijuar automjetet në rrugë alternative. Sipas informacioneve nga terreni, prej më shumë se dy orësh strukturat e ASHPR-së janë në komunikim të vazhdueshëm me Bordin e Kullimit, në inventarin e të cilit ndodhet kanali kryesor “Naum Panxhi”. Aktualisht, Agjencia e Shërbimeve Publike Rurale ka angazhuar…
Author: tirana
Vijon procesi i rimbursimit për mijëra qytetarë në kuadër të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2025. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë të ditur se Administrata Tatimore është duke vijuar shpërndarjen e fondeve për tatimin e mbipaguar dhe zbritjet e parashikuara për fëmijët. Deri më tani njoftohet se janë gjithsej 39,940 individë ata që kanë përfituar drejtpërdrejt nga ky proces rimbursimi, i cili mbështetet mbi deklarimet e sakta dhe legjislacionin në fuqi për lehtësimin e barrës fiskale të familjeve. Ndërsa vlera e fondeve të rimbursimit deri më tani ka arritur vlerën e mbi 6.4 milionë…
Miliona banorë në Angli dhe Uells morën të premten një alarm emergjence në telefonat e tyre, pasi autoritetet paralajmëruan për rrezik serioz nga zjarret në nivel kombëtar. Alarmet u aktivizuan rreth orës 19:00 dhe u shoqëruan me një sinjal sirene, ndërsa qytetarëve iu kërkua të shmangin çdo aktivitet që mund të shkaktojë flakë. Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve të mos ndezin barbekju, zjarre kampi apo fishekzjarre dhe të tregojnë kujdes ndaj çdo veprimi tjetër që mund të shkaktojë zjarr. Në rast se konstatohet një vatër zjarri, qytetarët duhet të njoftojnë menjëherë shërbimet e emergjencës në numrin 999. Zëvendëskryeministrja Louise…
Një zjarr i madh pyjor në Hürtgenwald, në Gjermaninë perëndimore, ka detyruar më shumë se 2 mijë banorë të evakuohen të premten, pasi flakët u përhapën në drejtim të fshatit Gey, pranë kufirit me Belgjikën. Banorëve iu kërkua të largoheshin rreth orës 04:00 të 14 gushtit, duke marrë me vete vetëm sendet më të nevojshme, dokumentet dhe ilaçet. Autoritetet ngritën një qendër pritjeje në një shkollë pranë zonës së prekur. Situata mbetet kritike, pasi flakët janë afruar deri në 300 metra nga fshati. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar zjarrfikës, policia federale dhe ushtria gjermane. Operacioni është vështirësuar nga prania…
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez nënshkruan një marrëveshje paramartesore një ditë para dasmës së tyre sekrete. Çifti u martua në një ceremoni intime në rezidencën e tyre madhështore, me vlerë 30 milionë paund, në zonën ekskluzive Quinta da Marinha të Cascais. As nëna e Ronaldos, Dolores, nuk ishte e pranishme. Në ceremoni morën pjesë vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët e çiftit. Megjithëse ceremonia e tyre u mbajt sekrete, është publikuar një foto nga certifikata e martesës, ku zbulohet se më 10 gusht nënshkruan një marrëveshje paramartesore. Në certifikatë thuhet se Ronaldo dhe Georgina kanë rënë dakord për një “regjim të…
Të paktën 35 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa 8 prej tyre vijojnë të jenë aktive. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 533 forca operacionale dhe 39 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar 186 efektivë të Forcave të Armatosura, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht, në terren vijojnë të operojnë 120 efektivë të FA-së, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Në Dajt të Tiranës vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës, ku janë angazhuar 50…
Një 42-vjeçar shqiptar, i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali për një sërë vjedhjesh, ka përfunduar në pranga pas gati katër vitesh arrati në zonat malore të lindjes së Shqipërisë. Burri kishte përdorur të paktën shtatë pseudonime dhe një kartë identiteti rumune të falsifikuar, në përpjekje për t’iu shmangur autoriteteve dhe për të fshehur identitetin e tij. Pas ekstradimit në Itali, ai duhet të vuajë një dënim prej 5 vitesh, 9 muajsh dhe 5 ditësh burg, si dhe të paguajë një gjobë prej 1,640 eurosh. 42-vjeçari mbërriti në aeroportin e Romës, Fiumicino, me një fluturim nga Rinasi,…
Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinit. Gjatë gjithë kohës, kalimi i kufirit për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës është kryer përmes procedurës së thjeshtuar. Megjithatë, në disa momente fluksi i madh i mjeteve ka sjellë krijimin e kolonave të gjata, të cilat janë shtrirë deri në thellësi të territorit të Kosovës. Një pjesë e qytetarëve kosovarë, pas përfundimit të pushimeve në Shqipëri, po kthehen përmes portit të Durrësit dhe pikave kufitare të Morinës dhe Hanit të Hotit, drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë. Ndërkohë, të…
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë mbrëmjen e djeshme në festivalin “Vajza Fest”, që u zhvillua në fshatin Vajzë të Selenicës, në edicionin e katërt të tij. Në aktivitet ishin të pranishëm edhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ish-Presidenti Bamir Topi, si dhe personalitete të tjera nga politika dhe jeta publike. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu batutat dhe komentet me humor për të pranishmit, ndërsa falënderoi kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për ftesën. Rama tha se këtë herë kishte vendosur ta pranonte ftesën, pasi katër vite nga krijimi i festivalit ishin të mjaftueshme…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do ta shpallë Ngushticën e Hormuzit “territor të Shteteve të Bashkuara”, në një deklaratë të bërë në një kohë kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin mbeten në ngërç. Gjatë një fjalimi në një akademi policie në Long Island, New York, Trump deklaroi se “shumë shpejt” do ta caktojë ngushticën si territor amerikan. Ai pretendoi gjithashtu se SHBA-ja ka vendosur një bllokadë dhe se asnjë anije nuk mund të kalojë nëpër këtë rrugë ujore pa miratimin e Washingtonit. “Pasi të përfundojmë mposhtjen e Iranit, i cili po mposhtet shumë keq,…
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë qytetin bregdetar kroat të Omišit, duke shkaktuar një viktimë, dhjetëra të plagosur dhe dëme të konsiderueshme në automjete, banesa dhe prona. Policia ka gjetur një trup të pajetë në një zonë të përfshirë nga flakët, ndërsa mijëra persona janë detyruar të largohen nga zona për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit. Sipas autoriteteve, dhjetëra automjete janë shkatërruar plotësisht, ndërsa flakët kanë dëmtuar edhe banesa dhe prona të shumta. Qindra zjarrfikës, me rreth 300 automjete zjarrfikëse dhe katër avionë me ujë, janë angazhuar në operacionin për vënien nën kontroll të flakëve. Përpjekjet për shuarjen…
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ka goditur mëngjesin e së shtunës ishullin Flores në Indonezi, duke shkaktuar viktima, dëme të konsiderueshme dhe evakuime masive. Autoritetet indoneziane lëshuan fillimisht një paralajmërim për cunami, i cili u hoq rreth tre orë më vonë, pasi u regjistruan vetëm dallgë të vogla në disa zona bregdetare. Megjithatë, banorëve u është kërkuar të qëndrojnë larg plazheve deri në njoftimin e mëtejshëm. Bilanci i viktimave mbetet ende i paqartë. Guvernatori i provincës Nusa Tenggara Lindore raportoi të paktën pesë viktima, ndërsa agjencia kombëtare për menaxhimin e fatkeqësive, BNPB, raportoi fillimisht një të vdekur dhe…