Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rimbursimi i DIVA-s, përfitojnë mbi 39 mijë qytetarë

13:49 / August 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndryshon DIVA 2023
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vijon procesi i rimbursimit për mijëra qytetarë në kuadër të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2025. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë të ditur se Administrata Tatimore është duke vijuar shpërndarjen e fondeve për tatimin e mbipaguar dhe zbritjet e parashikuara për fëmijët.

Deri më tani njoftohet se janë gjithsej 39,940 individë ata që kanë përfituar drejtpërdrejt nga ky proces rimbursimi, i cili mbështetet mbi deklarimet e sakta dhe legjislacionin në fuqi për lehtësimin e barrës fiskale të familjeve.

Ndërsa vlera e fondeve të rimbursimit deri më tani ka arritur vlerën e mbi 6.4 milionë eurove.

Ky vit shënon një risi, pasi është hera e parë që skema e rimbursimit përfshin edhe zbritjet e tatimit për fëmijët nën 18 vjeç në ngarkim.

Administrata Tatimore bën me dije se transaksionet po kryhen në mënyrë të rregullt, duke kaluar fondet direkt në llogaritë bankare të deklaruara nga vetë tatimpaguesit.

Nga skema e rimbursimit tatimor për fëmijët në ngarkim përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) pritet të përfitojnë gjithsej 77 mijë qytetarë.

Për çdo paqartësi apo për të verifikuar statusin e rimbursimit të tyre, individët mund të futen në portalin zyrtar e-Albania ose në sistemin e-Tatime, ku gjenden të gjitha të dhënat e detajuara të llogaritjeve të DIVA-s.

diva perfitojne qytetare rimbursimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks i lartë në kufi, Shqipëria dhe Greqia koordinojnë masat për të shmangur radhët

14:18 / August 15, 2026

Çahet kanali “Naum Panxhi” bllokon aksin Elbasan-Cërrik, devijohet qarkullimi

13:55 / August 15, 2026

Alarm emergjence në telefonat e miliona britanikëve, rrezik i lartë nga zjarret në Angli dhe Uells

10:50 / August 15, 2026

Zjarri përfshin 300 hektarë pyje në Gjermani, evakuohen mbi 2 mijë banorë, flakët afrohen pranë fshatit

10:45 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.